| E diele, 03.07.2022, 07:29 PM |
Përkujtesë historike: 2 korrik 1990
DEKLARATA E PAVARËSISË -
GURËTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
Nga
Jusuf Buxhovi
Deklarata
e Paravësisë e 2 korrikut 1990 paraqet ngjarjen më të rënëdsishme në historinë
e shtetndërtimit të Kosovës. Delegatët e
Kuvendit të Kosovës, me shpalljen e kësaj Deklarate, Kosovën e shkëputën nga
pushtimi serb. Kjo legjitimoi Kosovën njësi të barabartë të federatës
jugosllave me të drejtën e shkëputjes. Deklerata Kushtetuese si e tillë, i hapi rrugën
Republikës së Kosovës, e cila u shpall në Kuvendin e Kaçanikut më 7
shtator të atij viti. Këto dy vendime madhore të përcjella nga Referendumi për
Pavarësi i mbajtur më 26 shtatorit 1991,
zgjedhjet Presidenciale dhe
Parlamentare të 24 maj 1992 si dhe
krijimim e qeverisë së Kosovës në fund të atij viti, që mori përsipër
rezistencën institucionale, Kosovën e vunë në binarët e pandalshëm historik të
shtetndërtimit, që do të konfirmohet ndërkombëtarisht, më 17 shkurt 2008.
TEKSTI I PLOTË I
DEKLARATËS KUSHTETUESE, I BOTUAR NË "FLETORËN ZYRTARE" TË KSAK, nr
21, MË 3 KORRIK 1990
1.
Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i
popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në
kuadër të Jugosllavisë.
2.
Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të
barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi
respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe
kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e
Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe
të opinionit ndërkombëtar.
3.
Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi
politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të
qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si
shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi,
si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi
(pakicë kombëtare).
4.
Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate
Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në
rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të
Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit
1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23
mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.
5.
Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje
do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht
bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.
Prishtinë,
më 2 korrik 1990. Delegatët nënshkrues të Deklaratës:”
(Pasojnë
nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë, boshnjakë e turq. Të nesërmen, më 3
korrik, Deklaratën e ka nënshkruar edhe një delegat).