| E premte, 01.07.2022, 09:00 PM |
Xhemal Ahmeti:
TRAUMAT E SKLLAVIT
Duhen
më së paku edhe nja 50 vite deri sa të shuhen gjithë ata të gjeneratave
postjugosllave që ende u vuan zemra për atë kohë. Kemi fjalën për ata që UÇK-në
nuk e konsiderojnë lavdi por si gropa fatkeqe e fatit të tyre. Edhe kaq gjatë
sepse, siç pretendojnë ca etnopsikologë; edhe gjenerata e parë pas tyre bart
dhe kultivon mëtej habitusin postraumatik të prindërve të tyre. Duhet pra kohë
gjersa të cofë krejt ose ndodhë edhe më
keqeja e të ringjallet me radikalitet - çka ndodhë rrallë, mirëpo kur
kemi parasysh rishfaqjen e neosmanizmit dhe jeniçerizmit vullnetar tek
shqiptarët e sotëm gjithçka është e mundshme dhe trauma mund të jetë e
përhershme.
__________
Sabotimi
i shtetit sekular në Kosovë nuk vjen en masse nga kleri; nga hoxhallarët apo
priftërinjt. Ai vjen nga pseudosociologë dhe kuaziintelektualë të kategorive
tjera, të cilët në 'emêr të një rëndësie primare të religjionit' duan tu marrin
xhematin nga kontrolli klerikëve për të siguruar pushtet për vete. Me këtë ata
bëhen gypat e depërtimit të feve në institucionet ku militojnë dhe nga të cilat
paguhen. Prandaj këta difamojnë klerin, i cili është përgjegjës për menaxhimin
e fetarëve të tyre. Jo universitetet dhe mediat. Këtyre kategorive u janë
shtuar edhe divizionet fanatike që konsiderojnë klerin më pak 'në udhë të
Zotit' se sa vetë. Fatkeqësisht prijnë mediat në këtë drejtim që u japin zë.
Kleri duhet ti nënshtrohet kushtetutës, por më shumë këto kategoritë injorante
që i keni bërë profesorë dhe mediat perverse që i konsumoni. Was ist mit euch los, verdammte sch. .".
__________
FILOZOFIA E ABU K.
Filozofi
donë të thotë 'dashuri ndaj urtisë'. Në kontekstin e vokabularit antik kuptohej
si 'dashuri ndaj dijeve, njohjes'. Dija sabotohet apriori nëse metoda e
gjenerimit të saj në vete nuk përmban
lirinë e pakufishme të njohjes, kërkimit. Pa diktatin e Demiurgut që gjithçka e
gjithësisë është burim i tij. Konkretisht: termi përjashton rrëfimet monike mbi
botën, ato që thonê ta kenë të vertetën absolute në sirtar. Të kësaj kategorie
janë religjionet abrahamite. Sidomos për faktin se difamojnë dijet tjera (pema
e ndaluar, diversiteti i gjuhëve dhe kulturave - babilonia). Prandaj edhe vetë
tentuesit dhe instrumentalizuesit më të mëdhenj të filozofisë në favor të
religjioneve në fjalë [komentatorët postpersik dhe skolastikët] ndanin këto dy
domene: Filozofinë nga Teologjia. Sot flitet edhe për Theosophie. Në agorat e
popullit ngatrrohet kjo punë. Njerëzit flasin për filozofinë e krishterê,
islame... Mirëpo kur këto terminologji përzien njeriu me përgatitje akademike,
e dimë se kemi të bëjmë me dibidusë që diplomat i kanë marrë në kioskun e
Mahmutit. Nuk ka filozofi islame as të krishtere. Ka Teologji, prototeologji
dhe shkolla tjera të llojit. Apo mos u fanatizuan ndërkohê edhe Nietzsche e
Feuerbahu në teopatë?
__________
E
paskan kërcënuar avokatin Koci, pse u shpreh kundër masivizimit të uniformave
radikale fetare në sheshet publike? Personalisht shpresoj qê muxhat t'i fusin
me dhunë nën ferrexhe gjithë: kryeredaktorët tuca, redaktorët e ilahijeve,
iftareve dhe reklamave të rrasta, ministrat, parlamentarët, publicistët retardë
e zuzarë, qentë, macet, ish komandantët, policët; me trutë që ka ai milet asgjë
nuk i shkon më mirë se mbulesa, ferrexhja e tipit si është në afganistan.
__________
Definicioni i Demagogjisë
në vepër DDV
1.
Nuk ka progres kur Serbia ta përcakton tregun elektrik për një pjesë brenda
sovranitetit tënd. Është precedent që nuk ndodh askund në botë, ngase
përcaktohet nga politika e jo tregu i lirë 2. Këto marrëveshje datojnë nga
periudhat e mëhershme qeverisëse, pushteti aktual mund të marr vetëm meritën e
vulës 3. Klasa aktuale nê pushtet këto
marrëveshje dikur i quante "tradhti" kombëtare, sot i quan
"progres".
Implikim:
Refuzimi i OpenBallkan, pas kësaj - dhe faktit se tregu serb ka depërtuar
10fish më shumë se gjatë qeverisjeve të mëhershme - do të dal po kaq demagogji
si e para. Fatkeqësisht, ngase OpenBallkan është mekanizëm serb për ta
"kushtëzuar" BE [siç ndodhi sot: nuk marrim pjesë!] që mos
diskriminojë Serbinë pavarësisht politikës së saj joevropiane.
__________
BETEJA LLAFORE APO
SIMBOLIKE E HIÇIT
Ka
figura e ngjarje historike me të cilat çdo mentalitet mode e epoke sillet sipas
problemeve e personelit që ka shesheve publike: polemika, mohime, pohime,
sakralizime e demonizime. Janë lloje të ndryshme interpretimi që as si
protokoll nuk regjistrohen. Sidomos kur autorët e tyre harrohen 5 minuta pasi
të kenë thënë diçka. Prandaj të urtit s'marrin pjesë në dasma retorike të
llojit. Ata sigurojnë kontinuitetin e monumenteve që pêrbëjnë kujtesën e
kulturë së tyre - me shkencë e sende tjera. E figurat e ngjarjet? Nuk fshihen
ato, ngase kanë gërvishtur deri në asht identitetin e kulturës që i mban [për
të mbijetuar].
__________
PERSPEKTIVA IME
E
vërej se shpesh ndodhin polemika si rrjedhojë e perspektivave të ndryshme
brenda kritikës politike agorave shqiptare. Shembull:
Unë
nuk analizoj politikën (shqip) nga perspektiva lokale e Prishtinës se nuk jam
kosovar. Nuk analizoj nga perspektiva e Tiranës ngase nuk jam shtetas i
Shqipërisë e as jetoj aty. Nuk analizoj nga koteci i Pollogut të Maqedonisë se
nuk jetoj aty tash e mbi 30 vjet. Unë analizoj pa këto topo- e
politoperspektiva. Perspektiva ime është puro shqiptare dhe humane, vetëm e
tillë, ngase motivi i vetëm për të ekzistuar si zë edhe në këtë sferë është
gjuha, kultura, origjina, dashuria ndaj njerzve atje dhe asgjë tjetër.
Perspektiva ime s'ka interesa ditore e të llojit. Këtë e forcon edhe fakti se
unë nuk jam "përlyer" deri sot nga ASNJË tabor politik e nga ASNJË
politikan sado me pushtet.
Vetëm
desha qê ta dini se disa në çdo mendim ta kërkojnë librezën e partisë,
shefit...
__________
KONSTRUKTI QË DUHET TË
COFË
"Ballkani
i Hapur" pa Malin e Zi dhe Kosovën s'ka asnjë vlerë për Serbinë. Dhe nëse
këto dyja ashpërsojnë regjimin ndaj saj [kalimi i mallrave drejt Shqipërisë
ndermjet tyre] projekti cofë. Shpresoj që të cofë sa më herët që mos të
vazhdojë përçarja ndërshqiptare, për shkak të një primati fodull e arrogant, i
cili ka vendosur të shpëtoj me çdo kusht
një shtet që as krimet ndaj popullit të tij nuk i pranon e lere më shumë. Jo si
shqiptar patriot, por si njeri me respekt ndaj viktimave dhe ithtar i
drejtësisë si parandaluese krimesh masive shpresoj që ky konstrukt cof dhe atë
dje.