| E enjte, 30.06.2022, 06:33 PM |

Husein Bato Dukaj, la
pas një vepër që kapërcen shumë jetë
Në
7 -vjetorin e ndarjes nga jeta
Nga
Gjekë Gjonaj
U
bënë shtatë vjet  nga vdekja e
parakohshme,   në moshën 56 vjeçare,  të Husein Bato Dukaj, regjisorit të parë të
shkolluar  në Mal të Zi, me të cilin kam
punuar disa vite  në TVMZ.  Dhe këtë përvjetor të shtatë  mu kujtua ky koleg e mik  i dashur 
me vlera të larta njerëzore e profesionale i cili i donte shumë
njerëzit, por edhe jetën,  për ta nderuar
të paktën pas vdekjes, për kontributin e tij të madh  si regjisor 
në realizimin e shumë filmave dokumentarë , festivaleve  për fëmijë 
e shumë  emisioneve  televizive 
që ka themeluar dhe drejtuar, por mbi të gjitha për serialet  që janë dëshmi prekëse për botën e fëmijëve
dhe qindra arritje të tjera, përmes të cilave ai shprehu entuziazmin   dhe aftësinë e tij artistike.
“Per
mortuis aus ben aus nihil” (për të vdekurin ose fol mirë ose mos fol hiç)
thoshin latinët. Por rasti i 
ndarjes  së papritur nga  kjo jetë 
e  një njeriu të virtytshëm, që
sot  tek ne janë “specie të rralla” që
kanë mbetur   në këtë vend  më  “
lehtëson” mundësinë për të folur dhe shkruar mirë pa fund . Gjithsecili  nga ne që e njihnim   ndjen dhimbje  për këtë humbje të madhe , e cila na la më të
varfër nga ç ’ jemi, duke na hequr shpresën  
e një takimi të mundshëm  nën
qiellin e kësaj bote. Vdekja e kësaj figure të dalluar  të artit ishte humbje  e madhe për shoqërinë tonë në përgjithësi,
veçmas për Televizionin e Malit të Zi, ku 
për tridhjetë vite dha aq shumë 
nga shpirti, mençuria dhe arti i tij i papërsëritshëm. Na la pas  vepra e leksione  të mëdha mbi mjeshtërinë  artistike.
Husein
Bato Dukaj  la gjurmë të pashlyeshme dhe
të forta tek  të gjithë shqiptarët, por
edhe tek komunitetet tjera  që jetojnë në
Mal të Zi, duke ndërtuar ura bashkëpunimi , komunikimi e afrimi  midis tyre përmes  emisioneve të shumta  të Redaksisë për Minoritetet.   Këtë personalitet  e vlerësojnë jo vetëm bashkëkombësit e tij (
malësorët-shqiptarët), por të gjithë njerëzit që e njihnin së paku  përmes ekranit. Vlerësimet më të larta vijnë
nga përfaqësuesit e komunitetit të artistëve dhe njerëzve që kanë punuar në
grup me të. Ata e cilësojnë regjisorin e ndjerë si figurë të papërsëritshme dhe
të pazakontë. Vdekja e regjisorit  Husein
Bato Dukaj është përjetuar  si humbje e
rëndë, shumë e rëndë,  e  një njeriu 
me zemër të madhe që  të
bënte  të ndjehesh krenar. Ishte një
humbje tejet e madhe  për të gjithë. Nga
sa e kam njohur  unë ai ishte një figurë
e pazakontë, e veçantë, një figurë 
artistike , i papërsëritshëm. Kishte shumë energji , shumë vullnet dhe
shumë fuqi artistike  dhe ja  na la 
pa  e menduar fare vdekjen e tij.
Kolegët
që kemi punuar  dhe jemi shoqëruar me
Bato Dukaj,    edhe sot pas shtatë
vitesh,  e kemi të vështirë  të pajtohemi 
me largimin e tij. Nuk e besojmë se është larguar, sepse ka rrezatuar
energji. Ai  në  fillimet e sëmurjes së tij na thoshte se
asgjë nuk mund t’i ndodhte. Ai nuk mund të flinte gjithë natën dhe të nesërmen
në orën shtatë ishte në vendin e tij të punës dhe të bënte gjithçka pa asnjë
problem.  Prandaj, na duhet ende  kohë për t'u mësuar e për t'u pajtuar me
vdekjen e tij.
E
mbajmë mend si njeri që i donte pa masë njerëzit dhe e donte jetën, por e donte
gjithçka që bënte deri në frymën e fundit. Gjithmonë ishte i gëzuar, i
buzëqeshur, i sinqertë, plot humor. Ishte shumë e thjeshtë. Të gjitha këto  veti 
i  mbajti deri në ditën e fundit.
Bato Dukaj  ishte një madhështi e madhe
njerëzore, një njeri i madh. Një njeri që nuk shikonte kush ishte  dhe 
çfarë besimi kishte.  Ky
intelektual ishte ajo që e solli nga shtëpia e njohur  në Malësi e më gjerë e Selman Jukut, dhe nga
edukata e babait Ramo Dukaj, njëri prej intelektualëve më të shquar shqiptarë
të kohës në Mal të Zi,   nga fshati
Dinoshë (Grudë - Malësi).
Husein
Bato Dukaj objektivisht na ka bërë të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë,
dhe,  jo rrallë,  ka qenë edhe frymëzim  për 
shumë artistë shqiptarë, kudo që kanë jetuar. Po ashtu  ishte një baba i dashur, një bashkëshort i mrekullueshëm
i një djali të mrekullueshëm dhe një vajze të mrekullueshme. Ai la pas një
vepër që kapërcen shumë jetë. Këtë njeri fisnik do ta kujtojmë me nderim. Aq më
tepër ata që kishin privilegjin të punonin dhe të rrinin me të.