| E hene, 27.06.2022, 05:11 PM |
Bashkim Saliasi
MIKU
IM VIRON KONA
Si
det i thellë, me dallgë e valë.
Si
mal i lartë me lisa dhe borë,
Me
zërin e qetë dhe të ngadaltë,
Vironi
i ëmbël dhe vllazëror.
Në
jetë rastësia është dhe fat,
Të
njohësh njerëz t’mirë, fisnikë,
Kjo
jetë e shkurtër, po aq e gjatë,
Provon
sa vlen një shok, një mik.
E
dua detin dhe shkumën e tij,
I
dua kodrat me portokaj dhe ullinj,
Atje
është vendlindja e mikut tim,
Vlora
që na zgjon krenari e gëzim.
Jemi
pranë në punë e krijimtari,
Shkëmbejmë
mendime me vlerë,
Jetën
motivojmë, i japim bukuri,
Stina
e Vironit është pranverë.
Tiranë, më 24 qershor
2022