| E hene, 27.06.2022, 09:23 PM |
PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor 1963:
“ICH BIN EIN BERLINER”
“Unë jam qytetar i
Berlinit”
Nga
Frank Shkreli
Në
Qershor të vitit 1963, Presidenti John F. Kennedy filloi një turne në Evropen
Perendimore, e cilësuar si një vizitë e vullnetit të mirë dhe si një vizitë me
qëllim për të forcuar unitetin në radhët e aleateve të Amerikës në Evropë.
Presidenti Kennedy e filloi turneun e tij evropian në Gjermani, një vend ky që
20 vjete më heret, nën diktaturën hitleriane, donte të pushtonte botën, por pas
humbjes së Gjermanisë në Luften e Dyte Botërore, vendi u nda ne dy pjese:
Gjermania Lindore mbeti nën kontrollin sovjetik dhe Gjermania Perendimore u bë
shtet demokratik. Rrjedhimisht, edhe Berlini, megjithse gjeografikisht ndodhej
në Gjermanine Lindore, u nda gjithashtu në Berlinin Perendimor të kontrolluar
nga aleatët perëndimorë: amerikanët, britanikët dhe francezët -- dhe në
Berlinin Lindor të kontrolluar nga sovjetikët dhe aleatët e tyre të regjimeve
komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore.
Me
1948, komunistet sovjetike filluan një blokadë të trenave dhe të rrugëve
kryesore automobilistike të Berlinit Perëndimor dhe me 1961 autoritetet
komuniste të Gjermanisë Lindore, me ndihmën sovjetike, filluan ndërtimin e një
muri me një lartësi më se dy metrash dhe me një gjatësi prej më shume se 100
kilometrash, rreth e përqark Berlinit Perëndimor, me qëllim për të ndaluar arratisjen
e njerëzëve nga vendet komuniste në perëndim.
Presidenti
amerikan John Kennedy mbahet mend për shumë gjëra dhe ciclësi të mira dhe
zotësie, por njihet më së miri si orator i spikatur. Në fjalimin e tij --
tanimë të fameshëm nga pikëpamja historike -- në Berlin me 26 Qershor, 1963,
Presidenti Kennedy, ashtu siç bëri më vonë edhe Presidenti Ronald Reagan me
1987, theksoi, dallimet rrënjësore ose kontrastet e mëdha midis sistemeve të
lira demokratike perëndimore dhe shoqërive, seriozisht -- shoqërisht dhe
politikisht të dëmtuara të botës së atëherëshme
komuniste. Presidenti Kennedy, ka theksuar shpresën për liri e
demokraci që u ofronte Berlini Perëndimor, atyre qe vuanin nën komunizëm, për
mungesën e të dyja këtyreve.
Në
kulmin e luftës së ftohtë, Presidenti John Kennedy, në fjalimin e tij historik
me 26 qershor, 1963 në Berlin, ish-presidenti amerikan ka shprehur
solidarizimin e Amerikës me banorët e Berlinit Perëndimor, ndërsa ka lavdëruar
karakterin, këmbënguljen dhe durimin e tyre në përpjekjet dhe shpresat e tyre
për liri dhe demokraci.
Për
qëllime të kujtesës historike, ja disa pjesë nga fjalimi i famëshëm i
Presidentit Kennedy në Berlin, më 26 Qershor të vitit 1963:
"Dy
mijë vjet më parë ishte mburrje dhe krenari të deklarojë se je qytetar romak (civis
Romanus sum). Sot, në boten e lirë, mburrja më kryenare është te thuash: Unë
jam qytetar i Berlinit, (Ich Bin Ein Berliner)."
"Ka
shume njerez në bote qe me të vertetë nuk e kuptojnë ose -- të paktën thonë se
nuk e kuptojnë -- se cili është ndryshimi midis botës së lirë dhe botës
komuniste. Le të vijnë ata e të shohin se ç’po ndodhë ktëu
në Berlin."
"Ka
disa të tjerë që thonë se 'komunizmi eshte e ardhmja e njerëzimit. Le të vijnë
ata e të shohin këtu në Berlin. Dhe ka edhe të tjerë në Evropë dhe gjetiu
që thonë se eshtë e mundur të bashkpunosh me komunistët. Le te vijnë e të
shohin vet se ç’po ngjan këtu në Berlin."
"Dhe
bile ka të tjerë që thonë se, po, eshtë e vërtetë se komunizmi ështe një sistem
shumë i keq, por mundëson perparimin ekonomik.' (Lass sie
nach Berlin commen). Le të vijnë edhe ata e të shohin vet me sytë e
tyre këtu në Berlin", se çfarë po ndodhë!
"Liria
përballet me shume veshtiresi dhe demokracia nuk eshte një sistem i përsosur.
Por, ne nuk jemi detyruar kurrë qe te ndërtojme mure per të mbajtur popullin
tonë të rrethuar, për t'i penguar njerëzit tanë që të lëvizin, lirisht."
"Megjithse
muri eshte prova me e qartë qe ve ne dukje deshtimet dhe të metat e sistemit
komunist, te cilat i sheh e gjithe bota, ne nuk kenaqemi nga kjo situate sepse
ky mur eshtë një ofendim kundër njerëzimit, sepse ka ndarë familjet. Ka ndarë
burrat nga bashkshortet dhe vellëzërit nga motërat, si edhe duke ndarë një
popull që dëshiron të jetojë i bashkuar."
"E
vërteta e këtij qyteti eshtë e vërteta e Gjermanisë, në fakt: se paqeja e
vertetë në Evropë nuk mund të sigurohet kurrë për derisa njerit prej katër
gjermanëve i mohohet e drejta elementare e njeriut të lirë, e që ështe të ketë
mundësi të vendosë vetë fatin e tij."
"Liria
eshte e pandashme. Nuk mund të ketë disa njerëz të lirë e disa jo të lirë. Kur
një person skllavërohet, asnjë njeri nuk eshtë i lirë. Kur të gjithë të jenë të
lirë, shpresojme qe te vije dita qe ky qytet te bashkohet si një, ashtu siç
shpresojmë që të vijë dita kur edhe Gjermania dhe e gjithë Evropa të bashkohen
në një botë në paqë...Kur të vijë kjo ditë dhe kjo ditë do të vijë pa tjetër
dhe pa asnjë dyshim, banorët e Berlinit Perendimor mund të shpalosin kenaqesine
e permbajtur deri tani per faktin se ata ishin në vijat e frontit...", të
luftës për liri e demeokraci.
"Te
gjithë njerëzit e lirë, kudo që jetojne, jane qytetare te Berlinit.
Prandaj, si njeri i lirë, unë jam krenar të them se: Ich Bin Ein Berliner. Unë
jam qytetar i Berlinit."
Fatkeqësisht,
u deshën 25 vjet pas parashikimit të Presidentit John F. Kennedy, që më në fund
të bashkohej Gjermania dhe Berlini, kur u shemb Muri i Berlinit. Ai mur -- i
cili për 28 vjet, ishte simboli më i keq i ndasisë midis lindjes komuniste dhe
perëndimit demokratik anti-komunist, si edhe simboli i shtypjeve komuniste i të
drejtave themelore të njeriut -- u shemb në Nentor të vitit 1989, ndërkohë që
komunizmi dhe perdja e hekurt ranë anë e mbanë Evropës Lindore, duke shënuar
kështu mbarimin e luftës së ftohtë prej pothuaj gjysëm shekulli në Evropë dhe në
botë.
Fjalimi
i Presidentit John F. Kennedy më 26 Qershor, 1963 në Berlin, duke e shpallur
veten qytetar të Berlinit të ndarë -- në kulmin e luftës së ftohtë -- përputhej
me zotimin që u kishte premtuar amerikanëve si dhe me paralajmërimin që i
kishte bërë botës në fjalimin e inaugurimit të tij president, dy vjet më
heret. Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
nën udhëheqjen e tij si president: “Le ta dijë çdo komb, nëse na e do të mirën
ose të keqën, se ne do paguajmë çdo çmim, do bartim çdo mundim e sakrificë do të mbështesim çdo mik
dhe do të kundërshtojmë çdo armik, me qëllim për të siguruar mbijetesën edhe
suksesin e lirisë.”
(Ribotim nga 26, qershor, 2010, me disa përditësime)
Presidenti John F. Kennedy, Berlin 26 Qershor, 1963 –“Unë jam qytetar i Berlinit”