| E diele, 26.06.2022, 06:55 PM |
NJË KRIMINEL KOMUNIST ME MBI 100 VIKTIMA NË BULLGARI DHE RUMANI
Nga Toma Roman Jr.
Një nga xhelatët më të mëdhenj në Ballkan, nuk ishte bullgar
por shqiptar. Kur them ekzekutor, unë do të thoja dikush që vret me dorën e
tij. Në mesin e profesionistëve komunistë të cilët ishin vrasës njerëzish të
pafajshëm, janë emra të njohur si Gheorghe Pintilie Pantiusa, Alexander Nicolschi
ose në vitet e fundit, dhe Ion Alexandru Vi?inescu që ka marrë dënimin tepër
vonë. Vë bast, megjithatë, se vështirë që dikush ka dëgjuar për Jusuf Amzanë
(George Ivanov dhe George Iv?nescu). Në fakt, është i njëjti person… Nga
dokumentet kam mësuar se Jusufi u bë Gheorghe Amza Iv?nescu. Në janar të vitit
1952 ishte dekoruar si Kapiten nga Republika Popullore e Rumanisë. Profesioni
bazë i tij ishte "Punëtor i pakualifikuar".
Jusuf Hamzai u lind më 15 shkurt, 1896 në komunën Siniçan të
Tetovës (Republika aktuale e Maqedonisë Veriore), me kombësi shqiptare. Ai
kaloi 20 vjet (1924-1944) në burg në Bullgari për një "akt
revolucionar", të cilën ai e përshkruan veten e tij, pa presje: "Unë
u dënova me vdekje, sepse kam vrarë një bandit armik të madh, kapitalist të
popullit". Faktikisht unë mendoj se ai e ka vrarë "kapitalistin e
madh" për ta grabitur. Pastaj dënimi me vrasje iu ndryshua me burgim të
përjetshëm. Në burg ai erdhi në kontakt me komunistët bullgarë, kurse në
vjeshtën e vitit 1944, pasi bolshevikët bënë grusht shteti në Sofje, që u mbajt
më 9 shtator, 1944, na u bë fashist në Rusçiuc (Ruse). Faktet flasin se ai e
bëri numrin më të madh të viktimave.
Partizanët komunistë bullgarë filluan ekzekutimet kur morën
pushtetin. Iusuf Amza, Gheorghe Ivanov apo Gheorghe Ivanescu, në fakt është një
dhe i njëjti person. Rastësisht e gjeta regjistrimin e tij autobiografik nga
çeqet e anëtarëve të partisë midis viteve 1951 dhe 1952. Mund ta gjeni këtu, duke
kërkuar me emër: http://andco.ro/aplicatie/),
dhe fillova të bëj disa deduksione logjike. Nga dosja mësova se Iusuf Amza, i
cili u bë Gheorghe Iv?nescu, ishte kapiten i Ministrisë së Brendshme të
Rumanisë në janar 1952, dhe kishte marrë "dekorata" (sic!) „Steaua
Republicii” („Ylli i Republikës”) Klasa e 5-të. Po e përsëris se ai kishte
kaluar 20 vjet (1924-1944) në burgun e Bullgarisë për një “vepër revolucionare”
që vetë e përshkruan pa fjalë: “Më dënuan me vdekje për vrasjen e një banditi,
një armik të madh kapitalist të popullit”. Kjo më bëri të mendoj se ai në fakt
po vriste "kapitalistin e madh" për ta grabitur. Dënimi i tij u
ndryshua në burgim të përjetshëm.
Në burg ra në kontakt edhe me komunistët bullgarë të
burgosur dhe u shërbeu, sepse në vjeshtën e vitit 1944, pas grushtit të shtetit
bolshevik në Sofje, që ndodhi më 9 shtator 1944, u bë “udhëheqës i kampit
fashist" nga qyteti Rusciuc (Ruse). Këtu besoj se ka bërë më së shumti
viktima. Ndryshe nga Rumania, ku agjentët e Moskës morën gradualisht pushtetin,
ata kryen gjenocid në vendin fqinj. Për shkak se janë “fashistë”, ekzekutuan
nga 20 deri në 40 mijë njerëz në tre muajt e parë të pushtetit, pa gjyq,
shumica prej tyre politikanë demokratë, pronarë biznesi, fermerë të pasur,
priftërinj, intelektualë.
Ata eliminuan shpejt të gjithë kundërshtarët e tyre. Kur
ekzekutimet nuk bëheshin në mes të rrugës, ato bëheshin në kampe të
improvizuara. Amza ishte kreu i një institucioni të tillë në Ruse. Ishte aq
sadiste sa në vitin 1945, kur u vendos pushteti komunist në vendin fqinj, nuk
dukej mirë. Kishte një lloj marrëveshjeje mes komunistëve rumunë dhe bullgarë
për mbrojtjen dhe fshehjen e disa “personazheve delikate” (procedurën e kam
gjetur këtu: https://istoriiincalcite.wordpress.com/2019/08/25/un-posibil
-motiv- de-santaj-fratele-ss-ist-al-lui-emil-bodnaras /)
Kështu mbërriti Iusuf Amza në Bukuresht ku filloi karrierën
si kriminel partie, me një emër tjetër. Ai u punësua si "nëpunës
administrativ" në selinë qendrore të PCR CC në Aleea Alexandru. Në fakt,
kjo ishte një mbulim. Disa rrëfime të krimeve komuniste të kryera në Rumani
midis viteve 1944 dhe 1946 kanë një farë "Bulgaru" si karakter
qendror. Pikërisht në ekipin e Pantiushës e likuidoi ?tefan Fori?-in dhe
ilegalistët e akuzuar si informatorë të sigurimit, Petre Melinte dhe Ion
Pârgaru, me gradën në selinë aktuale të ambasadës polake.
Ai gjithashtu dyshohet se ekzekutoi Marcu Schon-in, një
avokat ilegal gjerman i akuzuar për tradhti. I njëjti "Bulgaru"
provokoi një masakër duke hapur zjarr me automatik ndaj një grupi studentësh
dhe të rinjsh që po protestonin kundër komunistëve më 8 nëntor 1945, ditën e
mbretit Mihai. Pati mbi 10 viktima. Andrei ?iperco, i cili deri më tani ka
botuar në tre vëllime ("Rrëfimet e Elitës Komuniste 1944-1965: Rivaliteti.
Represioni i krimit… Arkivi Alexandru ?iperco" - Akademia Rumune,
Instituti Kombëtar për Studimin e Totalitarizmit) në dy vëllimet e para në
"Bulgaru" si njëfarë Ivanov.
Nga dëshmia e ilegalistit Valeriu Bucicov mësojmë se: “Marcu
Schon-i ishte matanë rrugës. Gheorghe (Ivanov) e likuidoi atë. Harnoza është
Gheorghe “Bulgaru”, i cili likuidoi pronarët e tokave që iu dhanë në mbrojtje.
Në vitin 1944 likuidoi një grup pronarësh tokash. Ai në fakt ishte një shqiptar
muhamedan. Ai erdhi tek ne. Në vjeshtën e vitit 1945 Neciu dhe Gheorghe e
likuiduan Melinte-n. Shënimet e Shiperco seniorit i përktheva si vijon:
“Gheorghe Ivanov (Iv?nescu) ishte në fakt një shqiptar, i cili në vitin 1944
vrau një grup pronarësh tokash në Bullgari. Ai errdhi këtu dhe i vrau Schon-in
dhe Melinte-n. I njëjti Bucicov rrëfen një episod nga 8 nëntori 1945:
"Gheorghe" Bulgaru doli në rrugë dhe qëlloi në
Sheshin e Pallatit. Po tërhiqnin të gjithë nga Schmeisseri. Një histori të
ngjashme e gjejmë te Mircea Ioanid, në vëllimin e tretë: “Plaku (“Bulgaru-nn)
kishte një “balalaic?”… Ishin rreth 2.000 në rrugë. Ne ishim me dhjetëra. Kam
gjuajtur vertikalisht, pjesa tjetër në ajër dy-tre të shtëna. Plaku, i
çmenduri, qëlloi mbi ta.” Po kthehem me një thënie të fundit nga Bucicovi:
"Mitca Neciu dhe Gheorghe" Bulgaru" që vranë të arrestuarit në
Bullgari ishin ndihmësit e Pantiushës. (…) "Bulgaru" nuk është njeriu
që nuk merr përgjegjësi. Ai që vrau kaq shumë.
Ai u tha bullgarëve: “E bëra dhe çka!? Ata nuk meritonin
asgjë tjetër!” Jam i bindur se Iusuf Amza, "Bulgaru", Gheorghe Ivanov
dhe Gheorghe Ivanescu janë një dhe i njëjti person. Në fakt, Andrei ?iperco
erdhi në këtë përfundim në parathënien e vëllimit të tretë të shënimeve të
babait të tij. Një atentator psikopat shqiptar, i cili ka kaluar 20 vjet në një
burg bullgar (nga këtu edhe pseudonimi „Bulgaru”), arratiset dhe kryen një sërë
krimesh të tmerrshme në Bullgari dhe Rumani në emër të komunizmit. Me një
vlerësim të thjeshtë, ai ka rreth 100 viktima të drejtpërdrejta. Çfarë të keqe
ka kjo!?
Në vitin 1951 emërohet kapiten në MPB-në rumune. Informacioni i fundit që gjeta për të më la pa fjalë. Bëhet fjalë për Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1415 datë 14.10.1958. Ai parashikon përpunimin e një dekreti në lidhje me dhënien e një pensioni të veçantë majorit rezervist Iv?nescu Gheorghe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Si do të ishte llogaritur pensioni i tij? 50 lei për çdo viktimë? Mund ta imagjinoj gjithashtu plakun e butë (në vitin 1958 ai ishte 64 vjeç), Iusuf-Gheorghe duke ngrënë pensionin e tij shumë të madh në banjat, në një shtëpi pleqsh të Ministrisë së Brendshme, ndërsa ai u tregon atyre për një birrë të rinjve me një ton të qetë, teknika e atentatit me levë. (Origjinali rumanisht i botuar në „Evenimentul istoric”, Nr. 31, Bukuresht 2020. E përktheu: B. Y. Redaksia posedon të drejtën për të qenë e rezervuar lidhur me të vërtetën se Jusufi paska vrarë kaq shumë njerëz të pafajshëm!)