| E premte, 24.06.2022, 07:17 PM |
Sa do të donte Edi Rama të cilësohej "kristal, argumentues, i përsosur" si Vjosa Osmani!
Nga
Enver Bytyçi
Markus
Preiß, drejtues i studios ARD Europë në Bruksel, e ka shkruar në Tviter këtë
status pas fjalës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në
samitin e krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Bruksel.
“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni
paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal,
argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur".
Sikur
ky vlerësim nga një gazetar prominent e me peshë në gazetarinë europiane të
ishte adresuar për Edi Ramën ose Aleksandër Vuçiq do të kishin ushtuar malet e
grykat e tyre, deti dhe fushat në mbarë Ballkanin për t'u bërë lapidar këtyre
dy autokratëve kleptokratë që sjellin çdo ditë fatkeqësi për rajonin! Por nuk
ndodhi kjo me Vjosa Osmanin. Përveç atyre që e përhapën lajmin në rrjetet
sociale, pak medie të mëdha u morën me performancën e sotme të presidentes së
Republikës së Kosovës.
Për
ta fsheh lajmin për paraqitjen e kreut të shtetit kosovar në Bruksel, si Rama
edhe Vuçiq bënë shoun e radhës me akuza, trillime dhe insinuata anti-europiane.
As Vladimir Putin gjatë vizitave të tij në kryeqytetet europiane kurrë nuk
është shfaqur me fjalorin anti-europian të Edi Ramës! Rama e tejkaloi atë në
stilin e diktatorit komunist të Shqipërisë, stalinistit të fundit në Europë!
Dhe si i tillë ka vënë gramafonët e transmetimit të sharjeve kundër BE-së, në
vend që t'i jepej hapësirë fjalës elokuente, prekëse, argumentuese, pozitive e
të përsosur të Vjosa Osmanit.
Megjithatë
krerët e shteteve dhe të qeverive të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian u
bindën se lidershipi rajonal i takon vendit më demokratik të Ballkanit
Perëndimor, Republikës së Kosovës. Në fund të fundit konkurrenca e kombeve
bazohet sot te aplikimi e zbatimi i parimeve të demokracisë! Këtë sinjal e dha
kancelari I RF të Gjermanisë, Olaf Scholz, kur në samitin e Selanikut mori në
krah të tij Vjosa Osmanin. Dikur, para 8 vitesh, në krah të kancelares
gjermane, zonjës Merkel, ishte Edi Rama! Dhe fansat e tij, pa e ditur se si do
të shkojnë rrjedhat, u lumturuan që kryeministri ynë ishte i preferuari I
Berlinit. Edhe unë personalisht isha i kënaqur me këtë.
Thoja
se është mirë që kryeministri i vendit tim të jetë violinë e liderëve të rajonit tonë.
Por
e dija se Edi Rama e zuri bashin e oxhakut për shkak të batutave. Ishte herët
dhe punët nuk mund t'ia shihnin europianët. Premtimet ai di t'i bëjë mirë, si
askush tjetër! Por tjetër thotë dhe tjetër bën! Disa nga ne e njihnim këtë
karakteristikë të kryeministrit tonë, ndaj ishim skeptikë. Të fitosh vendin e
parë në krye për shkak të batutave nuk bën gjë tjetër, veçse zhgënjen dhe çdo
gjë më vonë të kthehet si bumerang. Revolta anti-europiane e sotme e tipit
stalinist e Edi Ramës buron pikërisht nga paaftësia e tij për ta mbajtur bashin
e oxhakut në rajon.
Kësisoj
duket qartë se ky vend nderi, pa e theksuar dhe pa e proklamuar siç bënte Edi
Rama, e kanë zënë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti! Kjo po ndodh për shkak të
angazhimit të këtyre dy liderëve në reforma të gjithanshme e sidomos në luftën
kundër korrupsionit. Nëse krahasojmë Shqipërinë me Kosovën, në të gjitha fushat
na shfaqet një diferencë e jashtëzakonshme. Prishtina bën zgjedhje, Tirana
zyrtare grabit zgjedhje! Kosova e nxjerr rezultatin e zgjedhjeve brenda 24
orëve, Shqipëria e zvarrit me javë e me muaj, sepse përmes zvarritjes tjetërson
rrugës rezultatin zgjedhor! Kosova ka borxhin më të ulët në rajon, Shqipëria më
të lartin! Prishtina nuk ka përjetuar prej më shumë se një viti asnjë skandal
korrupsioni, në Tiranë qeveria e Edi Ramës mezi pret tri ditë, sepse pas tri
ditësh një skandal tjetër më i madh le në hije atë më të voglin! Kosovës i
shkojnë ministrat në gjykatë për një akt ordiner të shkeljes së ligjit e pa
procedurë parlamentare, Shqipërisë i shkojnë ata në burg për korrupsion madhor,
lidhje me organizatat kriminale dhe bashkëpunim me trafikantët e drogës! Nëse
do t'i numëronim prapësitë e qeverisë së Edi Ramës, do të bëheshin miliona!
Por
prapësia më e madhe lidhet me faktin se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq duan të
implementojnë politika gjeopolitike në rajon, të cilat e destabilizojnë atë. Si
iniciativa për ndryshimin e kufijve edhe Open Balkan janë dy aktet shkatërruese
për paqen në Ballkanin Perëndimor! Vladimir Putin nuk ka projektuar ndonjë diversion
tjetër më të dobishëm për destabilizimin e Europës në favor të Kremlinit! Edhe
Sorosi po e kërkon me ngulm destabilizimin europian! Vjosa Osmani dhe Albin
Kurti u janë kundërvënë fuqishëm këtyre projekteve anti-europiane! Ata janë
liderët më të vendosur të rajonit për ta shpëtuar paqen dhe sigurinë e
Ballkanit! Prandaj dhe janë më të preferuarit e Europës!
Diskursi
i presidentes së Kosovës e konkurroi edhe nga stilistika, edhe nga mesazhet,
edhe nga performanca fjalimin programatik të tipit hoxhist e stalinist të Edi
Ramës! Kjo do të thotë se Kosova duhet të pushojë së menduari e së pohuari
"Po, po! Por Edi Rama është i zgjuar"! Tashmë ju në Kosovë keni
liderët tuaj më të zgjuar e ndërkohë më të aftë e më të përkushtuar se sa
kryeministri i prapështive i Shqipërisë! Mbahuni pas lidershipit që keni dhe
inkurajoni ata të bëjnë më të mirën për Kosovën, sepse kësisoj do ta garantoni
ardhmërinë e vendit e të shtetit! Po u bëtë vasalë të batutave dhe djallëzive
të Edi Ramës keni për ta humbur jo vetëm pavarësinë, por edhe lirinë!
____________
Ministria
e Puneve te Jashtme te Bullgarise:
“…Ofendime
me një gjuhë kaq të ulët nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e
aftësive Europiane të komunikimit. Presim që Kryeministri shqiptar të
rregullojë mënyrën e të shprehurit drejt një gjuhe që i përshtatet një
politikani të një vendi kandidat për anëtarësi në Bashkimin Europian….”
____________
Bullgaria
e hoqi veton kundrejt Maqedonise se Veriut dhe pritet qe ky vend te hape
negociatat per t'u pranuar ne Bashkimin Europian! Eshte nje zhvillim pozitiv i
padiskutueshem!
Po
pse Edi Rama u be personazhi me antipatik ne kete histori grindjesh midis
Bullgarise dhe Maqedonise se Veriut? Sepse donte te justifikonte nismen e Open
Balkan permes venies se shenjes se barazimit midis Vladimir Putin dhe BE-se, me
sakte Bullgarise!
Megjithate
tani do te nise beteja e vertete midis Edi Rames dhe vendeve te Bashkimit
Europian! Do te shohim nese pas heqjes se vetos bullgare do te hape ose jo
Shqiperia negociatat per pranim!
Kam
bindjen e plote se nje vend i perfshire ne nje konflikt te tille politik per
shkak te arrogances se kryeministrit! Se nje vend i perfshire ne korrupsion
qeveritar si qeveria dhe administrata e Rames! Se nje vend i perfshire ne
organizata kriminale te rrezikshme, si zyrtaret e larte te shtetit shqiptar! Ky
vend nuk mund te hape negociata me Bashkimin Europian! Aq me pak kur ky vend
udhehiqet nga nje autokrat i shkalles se pare!