| E marte, 21.06.2022, 06:29 PM |
Shtëpia botuese “STREHA”, ka botuar librin "Të mbrojmë shëndetin nga sëmundjet që shkakton tymi i duhanit". Ndodhet në librarinë në Rruga Siri Kodra Nr. 59/1 (përballë market Xhangolli)
PSE NUK DUHET TË TYMOSIM
DUHANIN?
Tymosja
e duhanit mbetet problem shqet?sues për shoq?rin? dhe shëndetësinë në nivele
botërore, është faktor madhor i dëmtimit të shëndetit të popullatës, është
drogë e lehtë e lejuar nga të gjitha shtetet, është një e keqe e globalizuar.
Tymosja e duhanit shkakton tabagismin, sëmundje që fillon me dipendencën ndaj
nikotinës dhe vazhdon me dëmtimet në organe, të shkaktuara nga 4700 lëndët
toksike, irituese, inflamatore dhe 75 substanca kancerogene të çliruara nga
djegia e duhanit dhe kur përdoret me përtypje. Deri në vitet ’90, efektet
dëmtuese të tymit të duhanit injoroheshin, më saktë industria e duhanit i
mbante fshehur, por në vitet më pas, studimet shkencore vertetuan
rrezikshmërinë për shëndetin dhe jetën e duhanxhive, madje lëndon shëndetin dhe
të atyre që thithin tymin pasiv të duhanit në mjediset shtëpiake, të punës dhe
në mjediset e mbyllura publike.
Tymosja
e duhanit shkurton 10 - 12 vite jetët ë duhanxhive, pra ata vdesin para kohe,
humbin një pjesë të konsiderueshme jete, vetëm për të shijuar kënaqësinë e
përkohëshme të drogës nikotinë.
Mbi
50 % e duhanxhive vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga substancat në tymin e
çliruara nga djegia e duhanit, nga të cilët 20 % janë vdekje në grup moshat 35
– 65 vjeç dhe 30 % vdekje në moshat mbi 65 vjeç.
Ju
rikujtojme se 70 – 98, 9 % e kancereve të mushkërive zhvillohen në duhanxhitë
Një
ndër tre duhanxhi vdes nga sëmundje kardiovaskulare, ndër të cilët 60 % vdesin
nga infarkti i miokardit.
Në
duhanxhitë, ateroskleroza është e herëshme, më intensive dhe ndërlikohet me
iskemi të trurit, me infarkt miokardi dhe nefrosklerozë. Iskemitë dhe
hemoragjitë e trurit janë 10 herë më të shpeshta në duhanxhitë, se sa në ata që
nuk tymosin duhanin.
Sëmundjet
e aparatit të frymëmërrjes jzhvillohen në 100 % të duhanxhive, të shprehura me
rihinite, laringite, bronkite kronike, emfizemë, bronkopneumoni, bronkopati
kronike obstruktive, një sëmundje e shprehur me invaliditet të lartë dhe që po
bëhet shkaku i tretë i vdekjeve të përgjithëshme.
Nga
kjo situatë dramatike shtrohet domozdoshmëria e forcimit të luftës kundër
tymosjes të duhanit, e zhvilluar në parandalimin e tabagismit, çlirimin e
duhanxhinjëve nga dipendenca e nikotinës, trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara
nga substancat në tymin e duhanit, për t’iu garantuar atyre mirëqenie
shëndetësore, cilësi jetese më të mirë dhe jetëgjatësi të pritëshme më të
gjatë.
Duhani
tymoset, apo pihet?
Ne
shqiptarët përdorim një shprehje të papërshtatëshme: “do të pi një cigare”, por
tymi i duhanit nuk është lëng që pihet, përkundrazi cigarja tymoset, ose si
thonë malësorët “po djeg një cigare”, ose “po ndez një cigare”, andaj duhet të
korigjohet kjo pasaktësi gjuhësore dhe të përdoret termi i saktë - tymosja e
duhanit. Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga
produktet e duhanit”, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
çuditërisht janë përdorur termat e gabuara: “pirja e duhanit” dhe
“duhanpirësit”.
Në
shumicën e gjuhëve të botës përdoret shprehja tymos duhanin. Prodhimet e
duhanit si cigare, puro, duhani në llullë, duhani i dredhur në cigare, duhani
në nargjile, prodhojnë tym që thithet dhe nxirret nga duhanxhiu, por duhani
përdoret dhe me përtypje e në këto raste nuk mund të thuhet se janë duhanpirës,
as duhan-ngrënës. Edhe për cigaret elektronike, që prodhojnë avull, nuk mund të
thuhet “po pi avull”. Krahas pasaktësive gjuhësore, ligji nr. 9636/2006,
ndonëse i plotësuar dhe i përmirësuar me ndryshimet e viteve 2013, 2014 dhe
2019, ka disa pasaktësi teknike, interpretime të gabuara të aspekteve shkencore
të dëmeve nga tymi i duhanit, si dhe përdorimin pa kriter të shumë fjalëve të
huaja, që arbitrarisht kanë zevendësuar fjalët e bukura shqipe.