| E hene, 20.06.2022, 07:13 PM |
Fjalë Imzot, fjalë…
Nga
Sonila Meço
As
mos prisni të kuptoni a qartësoni situatat përtej dyerve të mbyllura nga
mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.
E
para, gjithçka e deklaruar nuk arrin dot thelbin e së vërtetës. Sepse sot të dy
kryeministrat lanë të kuptohet se “asgjë nuk është siç duket”.
Optimizmi
në entuziazëm që kërkoi Albin Kurti qe i bazuar në pohimin se mbledhjet e
qeverive janë më efektive se kurrë më parë.
Lajmi
i madh i Edi Ramës për ata që aludojnë mbi përpjekjet e tij për rrëzimin e
Albin Kurtit dhe mosmarrëveshjeve të forta mes të dyve u bazua në deklaratën
se: “me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të
marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të
kaluarën”.
Pra
“produkti” real i raporteve Shqipëri-Kosovë matet me këtë kut, sepse për të
tjerat në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri Rama do të
garantonte:
“Ne
jemi të qetë dhe po të shikoni kur jemi bashkë volumin e qeshjeve dhe
autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk
qenka vëllau i Vuçiçit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju
duhem në të ardhmen.” dhe se ““Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një
protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër Qeverisë së
vet, s’ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo”.
Kur
të mbarojë e gjithë kjo “ngjarje” ditore do kemi rast të bëjmë bilance, por tre
gjëra janë të qarta pa hapur gojë të dy kryeministrat:
1.
Ndërsa flasin për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në Serbi mbaruan të gjitha
rrugët e autostradat e lidhjes me kufijtë të Beogradit.
2.
Ndërsa Rama pritet me duartrokitje nga punëtorët vënë rresht të një biznesi të
madh në Kosovë, fermerë, bujq, prodhues nuk i kanë gjetur vend në tregjet
respektive produkteve të tyre.
3.
Në intervistën e fundit për Politico-n e Brukselit, Kryeministri Rama loboi për
një qasje konstruktive dhe mirkuptuese të Brukselit ndaj Serbisë, por nuk e pa
të arsyeshme të lobojë për Kosovën.
Gjithsesi,
fatet e vendeve të vogla e të varfra vendosen shumë larg tyre, ndaj fjalët e
konspiracionet do jenë lajmi i ditës. Ndaj edhe unë po e ilustroj statusin me këtë
foto*
*Fotoja
ilustron mbledhjen e qeverive, që punojnë fort për shkëlqimin e raporteve
Shqipëri-Kosovë.
https://www.facebook.com/sonilamecoA