| E hene, 20.06.2022, 06:55 PM |
Blerim Latifi:
Është
e dukshme se "Ballkani i Hapur" i ka përça ndjeshëm shqiptarët,
Prishtinën dhe Tiranën. Dita e parë e qëndrimit të Ramës në Kosovë ishte vizitë
miqve të Ballkanit të Hapur. Sot ka takim me armiqtë e Ballkanit të Hapur, të
cilët janë vetë qeveria e Kosovës.
Urojmë
që mbledhja e përbashkët e dy qeverive të mos jetë vetëm formalitet i
mikromarrëveshjeve, por të shërbejë edhe për të mbyllur hendekun politik midis
dy shteteve shqiptare!
Por
që kjo të ndodh duhet bërë dy gjëra, të cilat shqiptarët rëndom kanë vështirësi
t'i bëjnë: t'i frenojnë inatet e tyre personale me njëri-tjetrin dhe dallimet
politike të mos i kuptojnë si dallime midis patriotëve e tradhëtarëve.
Shqipëria
nuk mund të ecë tutje përpara duke injoruar problemin e madh të Kosovës me
Serbinë, por as Kosova nuk mund të fuqizohet duke pasur raporte të ftohta me
Shqipërinë.
__________
Kthimi
i "Sunny Hill" në Prishtinë është meritë e mediave, e gazetarëve, e
opinionistëve, e artistëve, të cilët me kritikat e tyre të fuqishme publike
shpërfaqën budallakinë administrative që çoi në largimin e tij në Tiranë.
Gjithmonë
duhet t'u gëzohemi lajmeve që na tregojnë ndikimin e opinionit publik mbi
vendimmarrësit, sepse shëndeti i demokracisë varet shumë nga forca e publikut
aktiv dhe e kritikës publike të politikave.
__________
Dekori
i mbledhjes së sotme të dy qeverive dukshëm dominohet nga e kuqja dhe e zeza.
Tepihu para hotelit krejt i kuq. Logoja e mbledhjes, një figurë gjeometrike kuq
e zi, që asocon qartë me shqiponjën e flamurit kombëtar. Vetë sllogani i
mbledhjes "Të përbashkuar" është i marrë nga vargu i parë i himnit të
Shqipërisë.Prite tash mllefin këtyre hajgarexhive të kombit kosovar.
__________
Të
gjithëve u kujtohet ajo përralla me çobanin gënjeshtar. Doli një ditë sipër
katundit dhe u thirri njerëzve: Vraponi burra se m'ka ra ujku n'dele! Njerëzit
vrapuan në drejtim të kodrës, por kur shkuan atje e kuptuan se çobani ishte
tallur me ta. Historia u përsërit edhe njëherë tjetër. Pas disa ditësh ujku
përnjëmend ia sulmoi kopenë. Çobani sërish i thirri njerëzit, por askush nuk i
shkoi në ndihmë.
Kështu
disi po duket edhe kjo puna e vizave.
Bashkimi
Europian nga viti në vit po na gënjen se tash do të liberalizohen vizat, por
kur po vjen çasti i vendimit, e tëra po del një gënjeshtër. Kështu dita kur
vërtet ky vendimi do të merret, mbase do të jetë ditë e mosbesimit, si ajo e
bashkëkatundarëve të çobanit të përrallës.
__________
N'Prekaz.
Nganjëherë mendoj se mbase Ciceroni kishte të drejtë kur tha se "nëse keni
një kopsht dhe një bibliotekë, keni gjithçka që ju nevojitet".