| E diele, 19.06.2022, 07:26 PM |
NJË DITË E BUKUR NË
PRESHEVE, VENDTAKIMI NË ZHUNICË. U MBAJT
MANIFESTIMI KULTUROR ME FIS E
PLIS NË RUAJTJE TË ETNIKUMIT BURIMOR SHQIPTAR*
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Të
shtunën, më 4 qershor 2022, në restorantin “Romansa” në Zhunicë të Preshevës u
mbajt realizimi i projektit: “Jehona e poezisë dhe e recitimit shqiptar,
trashëgimi kulturore shpirtërore në Luginë të Preshevës”, në organizim të
Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, ndërsa realizimin
e projektit e financoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së
Kosovës, me këtë rast e faliminderojmë.
Në
këtë manifestim kulturor morën pjesë: poetë, recitues, studiues dhe pjesëmarrës
të viseve shqiptare.
Këshilli
organizativ, në përbërje të: Xhemaledin Salihut, kryetar, Jonuz Fetahaj dhe
Hysen Këqiku hartoi një program të pasur për manifestimin në fjalë.
Moderimin
dhe fjalën e rastit e pati Z.Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për
Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë,
i cili së pari përshëndeti Kryesinë e punës, në përbërje të: Xhemaledin
Salihu,kryetar, bartës i projektit, Jonuz Fetahaj, shkrimtar, Afeida Boriçi,
regjisore, Mexhid Mehmeti, shkrimtar dhe Hysen Këqiku, shkrimtar dhe asistent i
bartësit të projektit.
Pastaj
përshëndeti Prof.Dr. Agron Xhagollin, Prof.Dr. Shefki Kadri Selamin, avokatin
Agron Isa Gjedinë, të gjitha delegacionet nga Tetova, nga Kumanova: Fatos
Rushitin, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, delegacionet
nga Prishtina, Gjilani, Dardana, Bujanoci e Presheva.
Manifestimi
kulturor, sipas fjalës së rastit duhej të organizohej më 23 prill 2022, Ditën
Botërore të Librit, mirëpo për shkak të Muajit të Ramazanit u shtye më 4
qershor.
Mbajtja,
organizimi dhe realizimi i këtij projekti pati disa qëllime:
1.Promovimin
dhe prezantimin e aktiviteteve letrare dhe recituese,nëpërmjet Ekspozitës së
organizuar me fotografi nga e kaluara e aktiviteteve dhe recitimit në lokalin e
restorantit “Romansa”, të cilën e shikuan të gjithë pjesëmarrësit e
manifestimit dhe u kënaqën me fotografitë e prezantuara.
2.Promovimin
dhe prezantimin e parë, në realitet fillimin e mbajtjes dhe organizimit të
Festës së Plisit të Bardhë.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, Shoqata e Bytyçasve
Tiranë, Shoqata për shkencë dhe kulturë “Pellazgët” Tetovë e patën nënshkruar
një Memorandum në Preshevë, për mbajtjen e Festës së Plisit të Bardhë.
Shoqata
për Trashëgimi u siguroi të gjithë pjesëmarrësve plisa të bardhë, me të cilët
poetët lexuan poezinë e tyre, recituesit i recituan poezitë e tyre.
3.Promovimin
dhe prezantimin e ushqimeve tradicionale preshevare në këtë manifestim, duke
shtruar drekë me këto ushqime tradicionale, duke filluar nga çorba, paqja,
mishorizi, pite, fli, bakllavë, tëmbëloriz dhe sarëm, të gjithë pjesëmarrësve
në Manifestim.
Në
Manifestim u lexuan tri ligjërata:
1.Jonuz
Fetahaj:”Fillet dhe historiku i shkrimeve shqiptare në Luginë të Preshevës”
2.Hysen
Këqiku: “Aktiviteti, zhvillimet dhe veprimtaria letrare në Luginë të Preshevës”
3.Xhemaledin
Salihu: “ Fillet, historiku dhe veprimtaria e recitimit në Luginë të Preshevës”
Ligjëratat
nxitën interesim të posaçëm nga pjesëmarrësit.
Pastaj
Programi vazhdoi me poezi e recitim, të cilët përcilleshin me një muzikë
adekuate, të lehtë, të përgatitur enkas nga Skender Halimi.
Grupa
I
1.Albina
Idrizi, poete
2.Fatos
Rushiti, poet
3.Krenare
Ismaili, poete
4.Arsim
Halili, poet
5.Bleron
Hevziu, recitues dhe interpretues/student i Akademisë së Arteve/
6.Nikollë
/Nikë/ Prendi, recitues dhe surprizë nga Tirana
Grupa
II
1.Bilall
Maliqi, poet
2.Sunaj
Raimi, poet
3.Lirona
Bejtullahu, poete
4.Hidajete
Haliti, recituese
5.Afeida
Boriçi, recituese
Grupa
III
1.Jalldëze
Kasumi, poete
2.Xhahit
Ramadani, poet
3.Nexhat
Rexha, poet
4.Sevdail
Demiri, poet
5.Elton
Mehmeti, recitues
6.Nikollë
Prendi, recitues
Grupa
IV
1.Rumejsa
Jakupi, poete
2.Avni
Shaqiri, poet
3.Nehat
Ramizi, poet
Juria
profesionale: Jonuz Fetahaj, kryetar, Mexhid dhe Hysen Këqiku pasi ndëgjoi
poezitë u tërhoq për të punuar në vlerësimin e poezive.
Në
vazhdim u organizua bisedë lidhur me tri ligjëratat, poezitë e lexuara,
recitimet dhe rrëfim të ndonjë evokimi nga pjesëmarrësit nga aktivitetet e
kaluara letrare dhe recituese.
Në
këtë pjesë lexoi një poezi Xhahit \ramadani, Agron Isa Gjedia foli për librin e
botuar mbi Plisin e Bardhë, Xhemaledin Salihu dhe Xhemaludin Rexhepi.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, të gjithë pjesëmarrësve u
dha Certifikata.
Mirënjohje
morën:
1.Nexhati
Rexhepi-për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore recituese
2.Xhemaludin
Rexhepi- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore recituese, të cilën
ia dorëzoi Avokat Agron Isa Gjedia
3.Agron
Boriçi-për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore teatrale, pas vdekjes,
të cilën e pranoi Afeida Boriçi, ndërsa ia dorëzoi Prof.Dr. Agron Xhagolli
4.Sahadete
Emërllahu-Presheva- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare,
pas vdekjes
5.Feime
Selimi- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas vdekjes
6.Demir
Behluli- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas
vdekjes, të cilën e pranoi Jonuz Fetahaj
7.Qerim
Arifi- për kontributin e dhënë në trashëgiminë kulturore letrare, pas vdekjes,
të cilën e pranoi Arbëresha Arifi, ndërsa ia dorëzoi Prof.Dr. Shefki Kadri
Selami.
Në
fund të manifestimit kulturor, Juria profesionale i shpalli rezultatet:
Vendi
i Parë i takoi Albina Idrizit, poete, Certifikatën ia dorëzoi Jonuz fetahaj
Vendi
i Dytë i takoi Sevdail Demirit, poet, Certifikatën ia dorëzoi Mexhid Mehmeti
dhe
Vendi
i Tretë i takoi Jalldëze Kasumit, poete, Certifikatën ia dorëzoi Hysen Këqiku.
Të
gjithë pjesëmarrësit u shprehën në superlativ lidhur me organizimin e
manifestimit kulturor dhe referenca e të gjithëve ishte që ky manifestim
kulturor me këtë program të pasur të shpallet tradicional.
*Titullin e huazova nga shkrimi i Nexhat Rexhës, pjesëmarrës.