| E enjte, 16.06.2022, 06:17 PM |
Margarita Xhepa: Drita Agolli ishte një regjisore e rrallë
Veçoj
regjisoret femra Drita Agolli, Zina
Andri, Xhanfise Keko, Driada Dervishi,
Alma Doresi
Nga
Albert Z. ZHOLI
“I
paemri” libri i aktores, regjisoresh dhe pedagoges së njohur shqiptare Drita
Agolli u prezantua para disa ditësh në ribotimin e tij në hollin e
Universitetit të Arteve, mes familjarësh, kolegësh, pedagogëve, ish-studentëve
të saj dhe njerëzve të skenës. Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne
Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, për skenografi dhe kostume teatri.
Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në
Institutin e Artit Dramatik të Moskës për regji teatri. Pasi diplomohet në 1960
emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, tashmë regjisore
në Teatrin Kombëtar. Ka vënë në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë
botërore dhe kombëtare. Për herë të parë u prezantua dhe bursa “Drita Agolli”,
akorduar nga familja për studentin më të mirë të regjisë. Por në këtë bisedë
Xhepa sjell për lexuesin disa nga gratë regjisore dhe punën e tyre të
përkushtuar.
Ju keni punuar me
regjisoren Drita Agollin, çfarë impresionesh ruani nga puna e saj?
Këto
ditë u përkujtua e madhja Drita Agolli! Unë kam pasur fatin të punoj me atë
grua. Më ka ngelur në mendje pasioni i saj për artin. Ishte një grua me
personalitet. Krijonte marrëdhënie të mira me shoqet. Punonte me dashuri, me
përkushtim, ka vënë disa pjesë në skenë me shumë sukses. Në pjesën Luiza Miler,
ishte vendi ku bëri një përshtatje dhe një formë tjetër me fantazinë e saj dhe
bëri një shfaqje ku edhe rolet i ndau shumë bukur. Nuk harroj marrëdhëniet se
si kemi punuar me atë grua ku gjithsecila thonte mendimet e veta dhe së bashku
i rrihnim këto mendime me regjizoren dhe ajo me dashuri dhe mirësi pranonte.
Nuk harroj “Lumin e Vdekur”, atë pjesë, nga romani i Jakov Xoxes ku kishte disa
karaktere. Një punë madhështore është bërë me atë vepër. Urealizua me një dekor
të mrekullueshëm dhe në sajë të një pune të madhe ku çdo aktor solli të
veçantën e vet deri tek Reshat Arbana, që kishte rolin kryesor por dhe të
gjithë rolet e vogla. Rolet e karakterit ishin me nivel të lartë siç ishin
prifti dhe priftëresha ku luajti Marika
Kallamata që ishin dy role karakteresh të spikatura shumë të bukura. Unë në
këtë pjesë kisha rolin e Dafinës. Një grua, një nënë e re që i mbytet në lumin
e vdekur djali 8 vjeç. Atëherë ishim dhe me dublante ku një rol e bënin dy
aktorë. Unë isha me Pavlina Manin. Në xhirime bëhej një punë masive ku
gjithsecila nxirrte rolin me këndvështrimin e saj të veçantë. “Lumin e vdekur”
e kemi dhënë në disa qytete dhe e
kemi ende të inçizuar dhe na ka mbetur
si një kujtim i bukur jo vetëm për Jakov Xoxën, por edhe për ne. Ka qenë dhe
puna e bukur e regjisores Drita Agolli. Ajo ka qenë dhe petagoge në akademinë e
Arteve. Kam dëgjuar nga shumë studentë se ajo punonte me shumë dashuri dhe
shumë kujdes dhe ka mbetur në memorien tonë shumë e respektuar.
-Por dihet tashmë se ka
shumë gra të tjera regjisore sin ë atë system edhe sot që kanë lënë gjurmë.
Madje mund të krahasohen me regjisorët meshkuj?
Po,
e vërtetë. Ka pasur regjisore femra të talentuara përvecc Dritës. Po kujtoj dhe
Zina Hadrin që kaq qenë në teatër. Zina Andri ishte aktore në Bashkimin Sovjetik
dhe kur erdhi këtu ajo kishte fantazi
dhe vuri disa pjesë në teatër. Unë kam punuar në 3-4 pjesë si në Majlinda e
Xhemal Brojës, ku tregonte se si ishte prishur personaliteti i kësaj gruaje dhe
se si luftonte ajo për këtë personalitet.
E
dyta ka qenë Mashenga. Tregohet se si kjo vajzë jetime që e kishte braktis e
ëma dhe më vonë vjen e takon ta afrojë. Por vetë ajo ka punuar dhe luftuar me
shumë sinqeritet. Dëshira e saj për dije ka qenë shumë e madhe.
Zina
Andri ishte një regjizore me një fantazi të madhe, e shkathët e dashur dhe u
bënte një me aktoret. Ishte një grua e këndëshme. E them këtë sepse ne kemi
pasur regjisore gra (femra), jo vetëm Drita Agollin por edhe Zinën por edhe
Xhanfise Kekon një regjizore në Kinostudio, që ka punuar dhe ka lënë disa filma
shumë të bukur për fëmijë. Ishte e lindur për këtë regji përt fëmijtë. Ajo
punonte me shumë kujdes jo vetëm si regjisore, por me një durim nëne. Xhanfise
Keko është vlerësuar edhe jashtë shtetit për këto fima dhe jo vetëm këtu te ne.
Të gëzon fakti se ka edhe regjizore të reja.
-Mund të na përmendësh
ndonjë nga regjisoret e reja?
Unë
jam e emocionuar shumë dhe kam punuar
këto kohët e fundit me një regjizore të re grua siç është Driada Dervishi. Ajo
kishte marrë një pjesë me monologje të dramaturgëve të huaj, me temë për dhunën
ndaj vajzave të reja dhe unë kisha një rol në atë pjesë si kryetare e azilit,
por që m’u kujtuan mbresat e regjizoreve gra më përpara.
.
I kujtoj me respektë këto regjisore. Po lënë gjurmë. Nuk është e lehtë të lesh
gjurmë në regji. Pra kanë dalë dhe regjizore të reja si Driada Dervishi që e
mori pjesën me 8 aktore të reja dhe për një kohë shumë të shkurtër me rastin e
8 marsit e vuri në skenë. Këtë pjesë kaq interesante dhe bashkëkohore e kemi
dhënë dhe në qytete të tjera, ku shikohet se si dhuna dominon dhe respekti dhe
dashuria mungon ndaj grave. Më bën përshtypje që kjo vajzë e re ka dhënë disa
shfaqje me shumë sukses dhe ka marrë edhe çmime. Dhe ka filluar dhe një projekt
tjetër. Shfaqjet që ka dhënë Driana Dervishi në Durrës dhe në vende të tjera kanë lënë gjurmë te spektatori. Ajo
kalon nga shfaqja në shfaqe.
Edhe
Alma Doresi është regjisore shumë e mirë në zbërthimin e karaktereve dhe të
skenës. Dhe jam e kënaqur që kontribuon në regji nga gjinia femërore. Regjia ka
përgjegjësi të madhe se do të merret me dekoret, me zbërthimin e pjesës dhe të
karaktereve, me muzikën. Regjia është i zoti i shfaqjes. Duhet ta unifikojë
shfaqjen me të gjitha elementët. Ka shumë seksione një shfaqje. Na vjen mirë që
këto femra me diapazon të gjërë japin shfaqje shumë dinjitoze. Unë i përgëzoj
dhe jam e emocionuar dhe flas me kënaqësi dhe me shumë dashuri për këto vajza
të reja që po i japin regjizurës shqiptare një fytyrë të re. Dimensionet e tyre
në formim poi shpalosin më së miri në shfaqje
me nivel.