| E merkure, 15.06.2022, 08:07 PM |
Deklarimi i pasurisë, real apo mashtrim!?
Prej
së është bërë i aplikueshëm dhe ligjërisht i obligueshëm i deklarimit të
pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, nga viti 2013 e këndej, asnjëherë
nuk kemi pasur deklarim real, por vetëm fshehje të pasurisë! Thënë ndryshe kemi
pasur ndarje dhe tjetërsim të pasurisë mes anëtarëve të familjes së
politikanëve të nivelit të lartë
Shkruan:
Florim Zeqa
Deklarime sa reale, po
aq të dyshimta!
Sipas
statistikave të Agjensionit Kundër Korrupsionit, presidentja e shtetit na del
të jetë bukur e pasur. Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me bashkëshortin e saj,
Prindon Sadriu kanë pasuri të majme brenda dhe jashtë shtetit!
Përderisa
sipas deklarimit në Agjensionin Kundër Korrupsionit, presidentja e Kosovës,
Vjosa Osmani duket të jetë më reale në të ardhurat zyrtare, e cila ka pagë
vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, plus 6 mijë e 223 euro
që i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet përgjatë gjatë vitet 2021.
Në
anën tjetër të hyrat zyrtare të kryeministrit Albin Kurti nuk duken të jenë aq
reale dhe nuk përputhen me pagën mujore, i cili ka deklaruar të hyrat e tij
vjetore prej vetëm prej 12 mijë e 903 euro. Sipas kësaj shume të deklaruar, i
bie se paga mujore e kryeministrit është vetëm 1.075, 25 euro!
Kjo
është më pak se gjysma e pagës mujore!
Në
këtë rast shtrohet pyetja logjike për pjesën tjetër të padeklaruar, e dërgon
kryeministri për bamirësi apo mbetët në thesarin e shtetit!?
Përderisa
pasuria e patundshme e presidentes Vjosa Osmani është e ndarë në dysh me
bashkëshortin e saj, zotriun e parë të shtetit, zyrtarin e lartë në të gjitha
mandatet e qeverive paraprake, e gjithfuqishmit Prindon Sadriu, pasuria e
patundshme e deklaruar e kryeministrit Albin Kurti e tëra është në emrin e
bashkëshortes së tij, përderisa ky për “gjynah” të Zotit mbijeton me një banesë
të vogël me qera në Prishtinë!
Të pasur, por në borxhe
bankare
Sikurse
presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri Albin Kurti, shkaku i
“varfërisë” janë detyruar të futen në kredi bankare në Kosovë për të paguar
borxhet për banesat dhe shtëpitë luksoze!
Sa
më të pasur, aq shumë të varfër në aspektin formal. Fundja, kjo është logjika e
të gjithë zyrtarëve paraprak, të cilët para syve të qytetarëve deklarohen
modest, por në realitet bëjnë jetë “sheikësh” në Kosovës!
Për
vërtetimin real të pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetëror, duhet
angazhim urgjent i prokurorisë së shtetit në koordinim me Agjensionin Kundër
Korrupsionit dhe jo vetëm. Duhet angazhim i të gjithë qytetarëve dhe
institucioneve relevante të vendit për të zbuluar të gjitha fshehtësitë e atyre
që nuk e kanë deklaurar tërë pasurinë, gjegjësisht për të grumbulluar të gjitha
informacionet e sakta që e vërtetojnë pasurinë e deklaruar dhe prejardhjen e
saj!
Pasi
dyshimet janë se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së zyrtarëve të lartë
është tjetërsuar duke u bartur tek familjarët ose personat e besueshëm të tyre!
Në
të gjitha rastet ku nuk ka përputhje mes pasurisë së deklaruar dhe të dhënave
nga institucionet përkatëse të shtetit, Agjensioni Kundër Korrupsionit duhet të
ngre padi ndaj deklaruesve të rrejshëm të pasurisë.
Ndryshe,
sipas ligjeve në fuqi, mos deklarimi i pasurisë apo deklarimi i rrejshëm janë
vepra të rënda penale të cilat sanksionohen me dënim me burgë dhe gjobë të
lartë, varësisht prej shumës së padeklaruar.
Edhe
pse Agjesioni Kundër Korrupsionit nga viti në vit ka ngritur kallxime penale
për fshehje të pasurisë së zyrtarëvetë lartë shtetërorë, deri më sot nuk e kemi
asnjë zyrtarë të lartë të dënuar dhe asnjë “peshk të madh” në grepin e
drejtësisë.
Pasuria
e tyre e paligjshme ka mbetur e pakonfiskuar!