| E hene, 13.06.2022, 07:55 PM |
Një retrospektivë 10 - vjeçare në 110 - vjetorin e Vatrës
Nga
Marjana Bulku
Vatra
është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe atyre që e ëndërruan
AMERIKEN në SHQIPËRINË e vetburgosur ,
them unë qysh nga dita e parë që shkela në Vater me të madhen Tinka KURTI në
krah e cila e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës njohu familjarë të saj që nuk i kishte mundur ti takonte për
së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e nënë Terezës e mori në duar me fjalët “ Lutu për ne, Lutu për ne “,nisi
të rrecitonte vargje që dikur ia kishte
kushtuar asaj.
Në
fakt unë e kisha takuar vatrën dhe
vatranet kohë më parë teksa promovohej
vepra e Mal Berishës ; “ Jeta dhe veprimtaria e jashtzakonshme” Charls Telford
Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët “një amerikan i jashtzakonshem që e
deshi SHQIPERINË jashtzakonisht , aty pashë për herë të parë vatranet fisnike
që nën prezantimin dinjitoz të autorit
të vepres MAL Berisha, anëtar nderi i VATRES, donin, çmonin dhe respektonin aq
shume njeri – tjerin, historitë e tyre sidomos ato të mundimit.
Aty
njoha Agim Rexhen , një vatran fisnik që I dhuron sistematikisht Vatrës dhe
çeshtjes kombetare: kohë , energji , para.
Aty
njoha Harry Bajraktarin , këtë shqiptaro -amerikan të pakursyer për çeshtjen
kombetare.
Aty
njoha Gjon Bucajn fisnik ( ndjesë pastë ), Dritan Mishton , konsull ynë asaj
kohë , Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar ,
etj dhe keshtu Vatra mbeti tek une sa
antike po aq edhe brilante por gjithmonë vitale sepse të tillë e mbante
energjia që këta aktiviste të quajtur vatrane shkembenin me njeri- tjetrin.
Vatra
u shnderrua në një portë që çeli dhjetra rrëfime në ciklin ‘ Nje jete
disa histori’ që e zhvilloja në studion e Albanian Culture TV që për shumë vite
qysh prej 1997 u shnderrua në Vater e vatres dhe e mbarë komunitetit shqiptaro-
amerikan, nderim edhe per televizionet e
tjera që vatres I rezervuan kohë dhe e transmetuan
veprimtarine e saj në çdo shtepi shqiptare.
Sa
e sa herë Vatra u bë streha e gjuhës shqipe ku kultivohej gjuha jonë shqipe.Po a ka gjë më historike sesa kur
fëmijë 10-vjeçarë prekin nga afër këtë institucion 110 vjeçar?! E pra qindra
fëmijë e kanë vizituar vatren në këto vite, janë ulur në ato tryeza, kanë
shkruar , lexuar dhe komunikuar shqip, aty janë zhvilluar seminare mbi metoda e
metodologji të mesimit të shqipes sepse besuan se Vatra e ka të shenjtë gjuhën
shqipe po aq sa historinë, flamurin , lirinë
e vendeve tona nga ne vijme.
Vatra
I ftonte shqiptaret bujare të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzan
Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova renkonte nga genocide,
termeti ,gjithçka bëhej transparente nga i ndjeri dhe i nderuari
Dalip Greca në gazetën mbishekullore
Dielli.
Do
të mbetet i paharruar viti i Konices në
Vater ( 2016 – ta mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e
gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati i të cileve i dha vatres së ketij shekulli
permasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojne , të promovojne
veprat e tyre, veten , miqtë .
Sepse
vatra keshtu na mesoi që tja ruajme historinë duke respektuar kontributet e cdo
njerit Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as
atij të përçarjes ndaj Misioni i Vatrës
është i përjetshëm , do të referonte sot edhe ish -kryetari i saj Asllan Bushati.
Po
po. Misioni u Vatrës do mbetet i përjetshëm përsa kohë në vendin tonë amë ende mungon liria, drejtësia, demokracia.
Marjana Bulku
Qershor 2022