| E enjte, 09.06.2022, 05:03 PM |
Bardhyl Maliqi
Eh,
DASHURIA!
Aromë
dafine është kjo,
Që
mbërrin nga duart në shpirt
Dhe
më kujton padashur novelën “Shafrani”, l
lexuar
në adoleshencë.
Gjatë
fluturimit fluturat flatrojnë ajër të florinjtë,
Ndaj
në mbrëmje ndizet zjarri në bujtinën time,
Ç’
është dashuria?
Askush
s’e di përgjigjen,
Të
paktën jo për notën dhjetë.
Ajo
të tërheq si një magnet,
Thjesht
simpatia për tiparet e fytyrës,
sytë,
vetullat, flokët apo s’di as vetë.
Apo
ndoshta është thirrja e gjakut,
ADN-ja,
Hormonet, gjëndrat endokrine,
Fjala
e thënë me mençuri dhe bukur,
Sa
pedagogun, drejtorin apo shefin e shok-on.
Guximin
mashkullore mori në duart e saj,
Dhe
e përplasi haptas në hekur-beton!
Ajo,
Dashuria, veç një herë vjen seriozisht,
Kështu
na thoshte gjyshja, psikologja jonë e madhe
Vajtje
ardhjet e tjera janë rrena me bisht,
Tek
nderte rrobat aty nën dritare.
U
bëmë burra e gra dhe ende s’e mësuam
se
respekti i tjetrit është çelësi magjik,
që
i hap portat e mbyllura me dryna të trefishtë.
Grindemi
me gratë, me burrat sigurisht
Dhe
inatet tona i vuajnë fëmijët,
Që
sjelljen tonë imitojnë në lojën e jetës.
E
pra, ç’ është dashuria ju pyes unë sërish,
Se
u plakëm pa përgjigje në pyetjet themelore,
Dhe
jeta na qorton si mësuesja në fillore...
DHE DRERI I BARDHË
Kafshëz
e rrallë, e bukur, e veçantë,
në
këtë botë egërsie, ti linde rastësisht;
je
aq e pambrojtur prej qeniesh vandale,
sa
dhe nëna të refuzon, por jo gabimisht.
E
di ajo prej përvojash të hershme
se
s’mund të të mbrojë gjer në mbijetesë;
por
jeta tënde merr një kthesë tëçuditshme,
në
prehrin njerëzor u gjende një mëngjes.
UNË
Dhe
njeriu për njeriun, qëështë mizor,
dhe
s’ka për tjetrin pikë përkujdesje,
vetëm
prenë teje ndihet mirësor,
s’ta
kursen ushqimin dhe buzëqeshjen.
Të
kam zili, drenushë lozonjare,
grindem me veten, pse u gatova kështu,
dje
kam refuzuar dorën e një një jevge,
po
ç’faj kishte ajo, që lindi ashtu?!
Faleminderit
drenushë, se ti më ndihmove,
të
hulumtoj thellësive të qenies sime mizore,
që
nesër të bëhem më i bukur në sjellje,
në
këtë botë konfliktesh, aspak miqësore!