| E enjte, 09.06.2022, 07:55 PM |
Pranimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës ishin produkt i vizitës së presidentit George W. Bush në Tiranë!
Nga
Enver Bytyçi
Nesër
mbushen 15 vjet nga dita kur presidenti i 43-të i SHBA-ve, George Walker Bush,
vizitoi Shqipërinë. Ishte presidenti i parë amerikan që shkeli në tokën
shqiptare. Atë 10 qershor të vitit 2007 shqiptarët e përjetojnë edhe sot me
emocion si një ngjarje të jashtëzakonshme. Madje u duket sikur një meteor prej
diamanti, i cili u shkëput nga galaktika dhe ra mbi tokën e shqiptarëve, për
t'i lumturuar ata!
Dinastia
Bush është e njohur në SHBA. I pari politikan i kësaj dinastie i përket fundit
të shekulli XIX, kur katragjyshi i George W. Bush, i cili quhej Samuel P. Bush
(1463-1948) u bë këshilltar i presidentit të 31-të të SHBA-ve, Hoover. Më pas
tradita ka vazhduar me ngjitjen në detyrën e senatorëve, derisa George H.W.
Bush, fillimisht u bë senator dhe drejtor i CIA-s e më pas edhe presidenti i
41-të i SHBA-ve. Ky president amerikan ishte i pari nga të gjithë presidentët
amerikanë që priti në zyrën ovale të tij një kryetar shteti të Shqipërisë,
presidentin Sali Berisha. (1992) Dhe më pas erdhi presidenti i parë në
historinë e SHBA-ve që do të vizitonte Shqipërinë.
Atë
ditë të 7 qershorit 2007 shumë televizione prestigjioze të botës si CNN, BBC
Euronews e të tjera e transmetuan drejtpërdrejt vizitën e zotit Bush në vendin
tonë. Ishte një ditë e jashtëzakonshme. Qindra-miliona njerëz në botë po
shihnin live takimet dhe fjalimet e George W. Bush në Tiranë dhe në
Fushë-Krujë. Shqipëria kapi kuotën më të lartë në histori në arritjen e imazhit
dhe prestigjit të saj. Askush nuk mund ta kontestonte këtë fakt.
Gjigandët
mediatikë të Europës, Amerikës e më gjerë transmetuan drejtpërdrejtë deklaratën
surprizuese të presidentit Bush, kur ai i thoshte kryeministrit shqiptar, Sali
Berisha, se "Unë e di se çfarë prisni ju për Kosovën. Po! Kosova duhet të
jetë dhe është e pavarur"!
Kjo
deklaratë vinte vetëm dy ditë pasi presidenti amerikan kishte kundërshtuar, në
samitin e G-7-ës plus Rusia, zhvilluar në Gjermani, propozimin që të shtyheshin
dhe për gjashtë muaj të tjerë bisedimet për statusin e Kosovës. Ai e vulosi
këtë status ende pa nis punën grupi i negociatorëve, tashmë pa Martti
Ahtisaarin në krye të tij. U bë kjo në atë samit, sepse kështu donin Rusia dhe
Franca.
Por
vizita e George W. Bush në Tiranë nuk certifikoi vetëm pavarësinë e Kosovës.
Ajo u bë pikënisja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Armiqtë e
Shqipërisë dhe kundërshtarët e pranimit të saj në NATO u përpoqën që ta
sabotojnë marrjen e ftesës 10 muaj më vonë për t'u bërë pjesë e aleancës, kur
inskenuan shpërthimin në Gërdec. Jo rastësisht u zgjodh demontimi i armëve për
të bllokuar integrimin e Shqipërisë në NATO. Sepse ky proces do të prishte
imazhin e ushtrisë dhe të sigurisë së Shqipërisë! Pas kësaj pati zëra kundër
ftesës për pranim në Aleancën Atlantike. Por presidenti amerikan, i mrekulluar
nga vizita dhe pritja që iu bë në Shqipëri, sigurisht dhe i informuar
hollësisht për rrethanat e atij akti terrorist, vendosi veton. Tha "Po!
Shqipëria do të bëhet pjesë e NATO-s"!
Këtë
vendosmëri të tij ata që ngrohën duart në zjarrin e Gërdecit sot e interpretojnë
si të vetmen arsye pse vendi ynë u bë anëtare e NATO-s. Në fakt e vërteta ishte
dhe mbetet ndryshe. Përkushtimi i institucioneve të shtetit shqiptar për të kap
trenin e NATO-s në kohë e pa u vonuar ishte maksimalisht i vlerësuar gjatë
vizitës së presidentit George W. Bush. Madje ai bëri edhe një takim me stafin e
ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e drejtonte Gazmend Oketa. Dhe aty u informua
hollësisht për përgatitjet e vendit në pjesën fundore të rrugës së tij për t'u
bërë anëtare e NATO-s. Dhe aty zoti Bush pa se sa e përkushtuar ishte qeveria
shqiptare në këtë rrugëtim. Ndërkohë që ai ishte informuar hollësisht nga
kryeministri Berisha dhe presidenti Moisiu në pritjen e tij në Pallatin e
Brigadave.
Megjithatë
intrigat e sojit mafioz të sigurimit të shtetit shqiptar do të vazhdonin. Kur
vizita po merrte një kahje të jashtëzakonshme për imazhin e Shqipërisë, një
medie shqiptare sajoi lajmin se "Në Fushë Krujë presidentit Bush iu vodh
ora gjatë takimit me banorët e kësaj qyteze të vogël"! Ky lajm u përhap me
regji në mediet ndëerkombëtare. Pati efektin e lajmit të gënjeshtërt mafioz të
Griselës "shtatzëne" e "të dhunuar nga njerëzit e Sali
Berishës"! Por Grisela e kryebashkiakut mafioz të Kavajës, mikut të
kryeministrit Rama, rezultoi me jastëk, njësoj si Marigoja në komedinë "14
vjeç dhëndër"!
Kësisoj
mafiozët që sot i kemi në pushtet, ia arritën ta eklipsojnë deri diku suksesin
e vizitës së presidentit George W. Bush me lajmin për vjedhjen e orës së tij.
Përveç kësaj i dhanë një nam të keq emrit dhe integritetit të shqiptarëve, duke
i paraqit si hajdutë, deri dhe të orës së presidentit amerikan. Duke i shpallë
ata si njerëz që "vjedhin mikun në shtëpinë e tyre"! Kaq shumë ligësi
e poshtërsi kishte në atë lajm të rremë e të falsifikuar qëllimisht për të denigruar
aktorët e kësaj vizite dhe shqiptarët në përgjithësi. Dhe mos e harrojmë kurrë
faktin se autorë e regjisorë të kësaj vepre makabre ishin këta që sot e
qeverisin me të njëjtat intriga Shqipërinë. Ata që errësuan lajmin e shpalljes
së pavarësisë së Kosovës nga presidenti Bush në Shqipëri më 10 qershor 2007, po
këta sot duan ta zhbëjnë këtë pavarësi me lidhjet mafioze me regjimin e
Beogradit!
Megjithatë
vizita e presidentit të 43-të të SHBA-ve në Shqipëri e 10 qershorit 2007 është
dhe do të mbetet histori. Në atë akt historik të papërsëritshëm deri më sot
aktor kryesor ishte dhe do të mbetet gjithashtu kryeministri i kohës i
Shqipërisë, miku i familjes Bush, Sali Berisha. Falsifikatorët e deformatorët e
asaj vizite mund të lënë leshtë duke paguar miliona për ta denigruar figurën e
ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shqiptar, zotit Berisha, por ata nuk mund
ta ndryshojnë historinë. Historia dhe e shkuara as nuk ndryshohen, as nuk
blihen me para!