| E hene, 06.06.2022, 07:06 PM |
Ta duam dhe ta mbrojmë shtetin si shtëpinë tonë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
një njeri të ndershëm paraja nuk është gjëja më e rëndësishme në këtë botë, por
është morali, besnikëria, sinqeriteti, humanizmi dhe atdhedashuria që i jepin
vlerë njeriut me shpirtë të pastër dhe fisnik. Njeriu pa karakter nuk është
njeri, është objekt, ndërsa e mira e falsifikuar e sjellë të keqën e vërtetuar.
Të vërtetës nuk i
besojmë, gënjeshtrën e gëlltitim lehtë
Nuk
e di, se a ka popull në botë që i beson gënjeshtrës më shumë sesa ne
shqiptarët! Nëse ia thue një të vërtetë shqiptarit e ke të vështirë ta bindesh
pa pasur shumë fakte dhe argumente, mirëpo në momentin që e gënjen pa i ofruar
asnjë fakt ai të beson dhe bëhesh mik me të!
Nuk
e di çfarë është duke ndodhur me ne shqiptarët. Në të kaluarën e afërt,
përgjatë viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar ishim më unik, më të
organizuar dhe më të vendosur, ishim më të bashkuar dhe më solidarë me
njëri-tjetrin!
E
gjitha ishte ideal, besë dhe shpresë, me vetorganizim mbi baza vullnetare, por
me njëqind rreziqe që na ndiqnin hap pas hapi nga pushtuesit serb.
Ndërsa
sot kur jemi të lirë, jemi më të përqarë dhe më të ndarë, pa ideal dhe pa besë,
më të pasur në xhepa, por më të varfer në shpirtë.
Në
vitet e ’90-ta kemi qenë njerëz më të mirë, më human e më solidar, të mirën dhe
të keqën bashkë e kemi nda. Edhe pse kemi jetue në kohë më të vështirë e kemi
pasur shpirtin më të mirë. Nuk kemi pasur por nuk kemi lakmu, me gjëra të
bukura jemi plotësu.
Por,
sot çka u ba?!
Kemi
humbur besë e dashuri, respekt e ndershmëri!
Po
i përjetojmë devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe, ku vlerat u
zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa
më tradhëti!
Neve
që sot ballafaqohemi më sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e
pastër e atdhedashurisë që jetuam dhe vepruam në vitet e krenarisë kombëtare.
Populli dhe ideologjia,
dallimi dhe ngjashmëritë
Në
kohën e pushtimit të mbretërisë malazeze, Mbreti i Malit të Zi gjatë një
fjalimi në qytetin e Pejës, ndër të tjera i kishte edhe thënë këto fjalë në
gjuhën e tij; “Popull forca ime, popull kafsha ime”!
Zbërthimi
i kësaj thënje është fare i thjeshtë. Nëse një popull e udhëheq një lider i
përgjegjshëm, populli bëhet forcë e pathyeshme në mbrojtjen e shtetit, por nëse
popullin e udhëheq një lider mashtrues dhe i papërgjegjshëm, populli kthehet në
të kundërtën që e kishte thënë mbreti malazias, pra kthehet në tufë të deleve.
Ideologjia
mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një
Jo-njeri, ajo ideologji shndërrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas-nëse
një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me humanizëm e
dashuri, ajo ideologji shndërrohet në ideologji hyjnore.
Mungesa e ligjit,
degradon shoqërinë
Në
një vend ku nuk funksionon ligji dhe drejtësia, pushtetarët dhe populli kthehen
në formë të bagëtisë, kurse shteti dhe shoqëria njerëzore katandisen, drejtësia
kthehet në anarki.
Me
(pa) të drejtë e kemi krijuar bindjen se në shtetet e zhvilluara dhe me
demokraci të avancuar njerëzit janë më të kulturuar dhe më të avancuar se ne
shqiptarët!
Jo
assesi!
Sikur
të mos funksiononte ligji, edhe në Angli, Austri, Itali, Gjermani, Zvicër e
kudo tjetër pushtetarët dhe populli do të abuzonin me gjithçka dhe më shumë
sesa ne.
Bazuar
në faktin se tek ne, për 23 vjet nuk kemi pasur funksionim të mirëfilltë të
ligjit, raportet shoqërore dhe çasja e popullit ndaj shtetit megjithatë janë në
nivel të kënaqshëm. Por politikanët dhe drejtuesit shtetërorë janë ata që nuk
ishin dhe ende nuk janë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore.
Si
pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, kemi shtim të rritjes së
abuzimeve me pushtetin dhe rënje të besimit të popullatës në drejtuesit
shtetërorë.
Udhëheqësi
shtetërorë duhet të jetë njeri që e don vendin e vet më shumë se vetën, duhet
të jetë udhëheqës i mirë dhe i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, i dëshmuar për
ndershmëri dhe atdhedashuri, i drejtë e jo lakmitarë për pasurim të paligjshëm.
Nëse
duam ta shpëtojmë shtetin nga degradimi i mëtutjeshëm, secili njeri i ndershëm
duhet të luftoj matrapazët dhe karieristët, servilët dhe shpirtëshiturit e të
gjitha pushteteve.
Për
këtë nuk mjaftojnë vetëm fjalët, duhet të kemi guxim në thënjën e së vërtetës
dhe mbrojtjen e saj pavarësisht konseguencave.
Ta
duam dhe ta mbrojmë shtetin si shtëpinë tonë.