| E hene, 06.06.2022, 08:55 PM |
Rudolf Marku:
Është
e pamundur që në vetëdijen e një shkrimtari shqiptar (dhe jo vetëm shqiptar),
sapo të ndodhesh në Tiranë, të mos ndjesh, brenda kurreshtjes dhe gëzimit,
mendimin se je në një qytet ku jeton shkrimtari Ismail Kadare. Kjo përbën dhe
zakonin e pandryshueshëm gjatë shekujsh të peligrinazhit të mëvonshëm të
lexuesve dhe admiruesve për të parë shtëpinë ku lindi, jetoi a krijoi
shkrimtari a artisti i pelqyer prej tyre. Praga është qyteti që lidhet me Franz
Kafkën, Vienna qyteti i August Klimt, Sen Petersburgu qyteti i Dostojevskit,
Londra- qyteti i Teatrit Globus dhe i mjeshtrit të këtij Teatri.
Disa
orë me Kadarenë te kafé Juvenilja. Biseda e paharrueshme me shkrimtarin e
mençur, përpjekja për të mos harruar asnjë fjalë nga biseda jonë. Tek flasim
për të kaluarën, tek sjellim ndërmend shumë gjëra të së kaluarës, papritur, me
tonin e një profeti të lashtë, më thotë : Sa të vështirë duket se e ka patur
njerëzimi të krijojë balancën e duhur mes asaj që duhet të kujtojmë dhe asaj që
duhet të harrojmë, aq sa dhe sot e kësaj dite kjo balancë të mos jetë gjetur…
Biseda
vazhdon me kujtimet e shumë viteve më parë. I përmend se si, në vitin 1974,ka
qënë i vetmi shkrimtar që më pat dal zot kundër një shkrimi decibao-ist botuar
kundër librit tim të parë poetik, botuar aso kohe! Edhe pse vetë shkrimtari qe
nën trysninë e tmerrshme të sulmeve agresive të vigjilentëve të partishëm . E
kujton dhe ai vetë. Por nuk impresionohet. Thjesht më thotë : dëgjo, Rudolf,
ajo kohë kanë qënë vitet kur njeriu mund të bënte lehtësisht një te keqe kundër
tjetrit. Sepse e keqja lavdërohej, stimulohej, dhe madje shpërblehej. Po mos
harro dhe anën tjetër: edhe të bëje një të mirë nuk ishte tmerrësisht e
vështirë! Natyrisht, po të doje ta bëje këtë të mirë!.Sepse e keqja, ligësia
njerëzore çdo kohë kërkon të justifikojë vetëveten, me diçka a me një tjetër…
Po
sjell një poezi të Poetit tonë të madh. Është poezia e Odisesë tragjik dhe
modern, që kërkon jo të mbërrijë në Itakë, por ta filloj udhëtimin duke u
larguar prej saj! Duke bërë një shenj (të pakuptueshëm?) për të gjithë! Një
poezi aq e afërm me biseden e bërë në kafè Juvenilja të Tiranës, në ditët e
para të Prillit 2022.
KOHË E PAMJAFTUESHME
S'kam
kohë të harroj shumë gjëra
Që
nga mendja t’i nxjerr përjetë.
Për
tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do
t'më duhen së paku dy vjet.
Dhe
ndoshta po aq për Danten,
Për
frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta
gratë do të jem duke fshirë
Kur
muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si
udhëtari me peshë të tepërt
Para
avionit që niset pas pak,
I
ngarkuar rëndshëm ende
Do
t'afrohem tek varri humbak.
Nga
supet si ta heq këtë barrë?
Ku
ta hedh këte peshë, si?
Me
të s'mund të zbres atje poshtë
Por
as lart dot s'e lë kurrsesi.
I
menduar gjer në çast të fundit
Nga
mosthënia, nga pengu tragjik,
Një
shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do
t'ju bëj të gjithëve e do ik.
https://www.facebook.com/rudolf.marku.585