| E diele, 05.06.2022, 06:50 PM |
MEMORIALI I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT NË PRAGË & DREJTËSIA DHE MEMORIALI I MUNGUAR I TE PERSEKUTUARVE TË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI
Nga
Eda Agaj Zhiti
Shkak
i këtyre pak rreshtave u bë pamja e Memorialit prej bronzi i viktimave te
komunizmit në Pragë, i cili si një dramë e fortë përshfaq gjashtë gjëndje të
një individi (njeriut) të vetëm në shkallë të ndryshme, të cilat s’janë gjë
tjetër veçse faza të shkatërrimit njerëzor në burg. Statujat duken më të
"kalbura" sa më larg që janë prej syrit tonë - humbin gjymtyrët dhe
trupat e tyre hapen si me shpella dhëmbjesh të mëdha. Simbolizohet me art se si
të burgosurit politikë u prekën si nga një sëmundje nga komunizmi dhe u goditën
mizorisht.
Kafkiane
vërtet! Ndërkaq një shirit bronzi kalon përgjatë qendrës së memorialit në Pragë
duke treguar numrin e atyre që gllabëruan kthetrat e komunizmi:
*
205.486 të arrestuar
*
170.938 të internuar
*
4500 të vdekur burgjeve
*
327 të vrarë për arratisje
*
248 të ekzekutuar
Në
pllakën e bronzit aty pranë shkruhet:
“Memoriali
për viktimat e komunizmit i kushtohet të gjitha viktimave, jo vetëm atyre që u
burgosën apo u ekzekutuan, por edhe atyre që iu shkatërruan jetët nga
totalitarët.”
Pamja
më trishtoi e më nëpërmendi se ne jemi ende të pashkëputur siç duhet si shoqëri
nga e kaluara barbare komuniste.
Ish
të burgosurit politikë, ata që mundën të mbeten, e kanë bërë detyrën e tyre,
edhe për ata që s’janë, me dhëmbje, tronditshëm, me madhështi. Ata jo vetëm i
qendruan dhunës së shumëfishtë fizike, mendore e shpirtërore, copërlimit dhe
“shpëlarjes së truve”, por dhe e kanë rrëfyer tmerrin, me kujtime, me poezi,
romane e drama, me piktura, madje edhe me muzikë, por shpesh të margjinuara dhe
të lëna në harresë të qëllimtë.
Ne
çfarë bëjmë si shoq?ri? Institucionet e saj, akademitë, katedrat, tekstet
shkollore, qeveria, parlamenti, presidenca, gjithë makineria e kujtesës
kolektive?
Natyrisht
dhe është bërë, por më e shumta dhe më e vyera ende nuk është bërë. Ashtu si në
një familje ku perpiqemi te mësojmë fëmijët tanë me prioritete duke iu treguar
të ken? nje “To do list” individuale, kështu duhet të funksionojë dhe shoqëria
në lidhje me dekomunistizimin në Shqipëri. Kjo kêrkon ndjesën dhe kujdesin,
drejtësi, dhëmbje, etj dhe aftësinë që vuajtjen ta shndërrojmë në përvojë, në
vlerë, në kujtesë dhe kulturë.
Më
konkretisht:
p.sh,
kur kerkohet heqja e emrave apo e simboleve të diktatures, duhet kerkuar dhe
shkaku. Diktatura komuniste në Shqipëri bëhej me emra personash konkretë, që
nga enveri e deri te spiunët e vegjël nëpër lagje, etj, janë dënuar të gjallë e
të vdekur.
Bota
njeh shembuj konkretë sesi kriminelë nazistë janë gjetur në një anë te globit
ku qenë fshehur dhe i kanë çuar në anën tjet?r te globit të përballen me
drejtësinë qofshin dhe në moshen 90-vjeçare, se krimi s’ka moshë, as e keqja.
Persekutimin
e kam ndjerë në vetë të parë. Jam rritur në një familje të përndjekur, pa ato
që quhen triska fronti e jo më tesera rinie e çfarë ishin. Xhaxhallaret e mi
kishin ikur si kundërshtarë të komunizmit. Nga ana e nënës jam dhe mbesa e një
të burgosuri politik të ndërgjegjes, Dane Zdravës. Gjyshi im kishte studiuar në
Akademine Navale në Napoli, ishte biznesmen i suksesshëm, deputet i kuvendit te
Shqipërise e bamirës I madh. Tironsit e vjeter e mbajnë mend të vetmin dyqan mode
luksi në Tiranë, ishte i tij, ashtu sikurse beratasit kujtojnë se Ai solli te
parën kinema në qytetin e Beratit, kombajnat dhe centralet elektrike, etj.
Kujtoj
rrëfimet në shtëpi me zë të ulët sesi Moma, stërgjyshja ime heroinë bënte një
javë rrugë me kalë për t’i çuar ushqime të birit (gjyshit tim) të burgosur në
kampin e punës në Maliq të Korçës me Profesor Arshi Pipën e shkrimtarin Mitrush
Kuteli e intekektualë te tjerë e nga kleri katolik.
Isha
vetëm 11 vjeçe e rrija në shtëpinë e gjyshit në Berat, kur në vjeshtën e 1979-s
ia mbrriti policia sërish. Pashë me sytë e mi sesi gjyshin e arrestuan, më
përqafoi me pranga në dorë dhe u ndame për të mos u parë më kurrë.
Pas
dy muajsh, nje fillim dhjetori, u njoftuam se ai nuk ishte më.
Dhimbje
e nepërkëmbje nga 1979 deri në 2002, e kërkuam kudo, nëper regjistra e varreza
duke paguar ku të mundnin. Pasi u ndjemë të pa shpresë e vendosëm të
tërhiqeshim të lodhur, nje ditë në Tufine, njeri nga grupi ynë, Çimi, nipi i
tij, prisni, tha, le të kërkojmë dhe tek ai pirg dheu atje tej, ku është ulur
ai pëllumbi. E kishte dërguar Hyu të na ndihmonte, se me qeverinë s’po behej
dot gjë. Hoqëm këmbët e zemrat zvarrë e shkuam atje ku pëllumbi i bardhë po na
thërriste...
U
gjend. E njohëm nga diçka e paprishur e tij, në veshje dhe korp. E përcollëm me
dinjitetin që i takonte atij burri te lartë, te respektuar e te dashur nga të
gjithê…
Im
At rrëfen se nuk e harron, ishte rreth 12 vjeç, kur i çonte bukën nënës se tij
Pashakos, ku hapeshin themelet e fabrikës së Çimentos ne Vlorë. Atehere nuk
kishte makineri e Nënoja e tij, jona, hapte kanal me lopata. Nuk kishin fuqi që
baltën e nxjerrë ta hidhnin mbi pirgun e madh, te krijuar dhe mbushnin duart me
baltën e nxjerrë dhe e hidhnin përtej. Ajo ishte bijë dhe nuse familjesh të
pasura e që kishin dhënë per vendin. Si gjyshja ime janë plot nuse te reja
dikur nga fisi im e familje te tjera, kudo, internineve sidomos, të detyruara
të punonin kanaleve me baltë e gjak. Po nëpërmend gjyshen e tim biri, Atjonit,
dhe asaj i është dashur të ecë zbathur për të mbrritur tek i biri, Visari, në
burgun e Spaçit, para se të perëndonte dielli se më pas nuk lejoheshin takimet.
Visari e ktheu në poezi ndodhinë, nënat që ia kalojnë diellit. Ai na e tregoi
burgun me romanet e tij te fuqishëm. Të kërkosh thjesht heqjen e emrave, nga
trashëgimtarët e atyre emrave, më duket sikur thjesht thuhet e perseritet
mekanikisht: “I’m sorry for your loss”, në anglisht tani per t’u pëlqyer
perëndimorëve. Keqardhja shtohet kur shoh se keto nisma përkrahen dhe nga
intelektuale që jam e bindur se nuk e dinë kujt i sherbejnë punët gjysmake,
sepse ato qe e iniciojnë e dinë mjaft mirë se ku do të mbrrinë me gjysmën
tjetër te iniciativave si fondotintë në lëkurën e rrudhosur të së tashmes.
E
në fakt e humbura mbetet gjithmonë ajo- Shqipëria. Por jo pergjithmonë, nëse ka
ende shqiptarë. Me dije, me kulturë, me drejtësi e mëshirë dhe me bekimin e
Zotit. Të mos vuajë më njeriu, por statujat e tij si në memorialin e Pragës.
Gazeta Dielli