| E shtune, 04.06.2022, 05:19 PM |
Krijimi i imazhit të
Prishtinës si një qendër e rëndësishme në dritën e burimeve të shkruara
mesjetare!
Nga
Jahja Drançolli
Territori
dhe qyteti i Prishtinës ruajnë një vertikale të gjatë historike, e cila daton
të paktën në periudhën neolitike. Në zonën e qytetit dhe në rrethe janë zbuluar
gjetje të shumta arkeologjike, të cilat për nga vlera e tyre kulturore
denjësisht prezantojnë jo vetëm Prishtinën dhe Kosovën, por edhe më gjerë. Kjo
histori e bujshme e qytetit ndikoi në zhvillimin e tij përgjatë shekujve të
antikitetit, mesjetës dhe më tej deri në ditët e sotme. Në këto shekuj, të
cilat falë pasurive minerale të shfrytëzuara të Kosovës, veçanërisht në
minierat e Artanës, Janjevës dhe Trepçës, bënë të mundur që Prishtina të
shpallet qendër konsullore e rëndësishme e Republikës së Raguzës (në vitin
1396).
Në
fakt, pothuajse asgjë nuk është ruajtur nga trashëgimia materiale kulturore nga
periudha kur Prishtina përmendet me emrin e sotëm. Megjithatë, burimet e shumta
të shkruara, të cilat ruhen në arkiva të njohura të rajonit dhe botës,
mundësojnë një rindërtim të afërt me kohën për të cilën po flasim. Në këtë
kontekst, një përshkrim të hershëm jep Jan Kantakuzeni (??????? ?????????????,
1295/6-1383), perandor dhe historian i madh, i cili e kishte vizituar
Prishtinën në vitin 1342. Me kalimin e kohës (në gjysmën e parë të shekullit të
15-të), qyteti do të fitonte statusin e një qyteti autonom të kryesuar nga një
kefali ose princ. Nga kjo kohë janë të njohura gjykata, administrata, si dhe
burgu i qytetit.
Prej
kësaj kohe, sipas burimeve historike të ruajtura, Prishtina kishte marrë pamjen
e një qyteti tipik mesjetar evropian, i cili zotëronte disa lagje dhe sheshe;
tregu i shoqëruar nga shumë dyqane artizanale dhe tregtare ("Piaza di
Prishtina", më 1436), dhe në këtë kuadër shquhet sidomos fusha e lojërave
të kalorësisë (1436) dhe taverna apo mejhana e famshme e Prishtinës (e para e këtij
lloji te ne), e cila e përmendët në vitin 1438!
Burimi:
Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (Državni Arhiv u Dubrovniku, DAD)!