| E premte, 03.06.2022, 08:00 PM |
SHTETI
“PËRBASHKËT”
VUAN
NGA KANCERI
NGA
KALOSH ?ELIKU
(BOTA ËSHTË NË RREZIK
NGA POLITIKANËT)
Jo! Bota, nuk
është në rrezik nga shqiptarët. Aqmëpak, nga soji yt i “vëllazërim-bashkimit:”
Po, është në rrezik nga soji melez si “shqiptar i ndershëm” (argat), në
Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”. Edhe, e hanë bukën e popullit shqiptar.
Po, edhe kjo nuk
zgjatë shumë me vite, Hë për hë, argat je vetëm për një përdorim partiak në
Shtetin e “përbashkët”. Një ditë, patjetër edhe soji yt i “politikanit” do të
marrë fund. Ku do të shkoni, pas ikjes të partisë juaj politike nga pushteti,
Nesër? Unë, them: e keni një dalje, në Hale. Shkaku, se: të njoh mirë ty me
poste partiake: drejtor, ministër, këshilltar i kryeminstrit. Pasuri personale,
partiake, klanore, miqësore dhe familajre, në emër të popullit shqiptar.
Gabim, historik. I
fitove postet partiake - politike. Mjetet materiale. Po, jo ende, edhe
shpërblimin e fundit: Varrin…
(XHADIKA* TYM PËR TYMI
ME DACIN E ZI NË LËMË)
Edhe, përditë:
herët, në mëngjes Xhadika pas dere me thonj ma prish gjumin. Ëndrrat. Ushqim
kërkonë, mëngjes për katër macit e vogëla, në kopështin e Shtëpisë të Babait. Rrugë. Kojshi. Vjen te dhoma e
gjumit, edhe me thonj më thërret: Zgjohu, o burrë mejdani!
Zgjohem. Dihet,
t’i mbrojë nga njerëzit pa koka në qafë. Daci
i Zi. Nuk ka problem, u dal zot
në dyluftim: Unë, Shkrimtari me Penën me dy tyta.
Xhadika, Zonja e
Shtëpisë. Edhe unë, nateditë rrimë roje në Kopështin e Shtëpisë. Dacin e Zi, e
përzëmë nga Shtëpia e Babait. Argatët, e fëmijëve Xhadisë! Që, u delë zot
fëmijëve…
Lufta vazhdon me
Penë. Kutadi, Unë: në këtë luftë të përgjakshme për Liri?! Ndoshta Nesër, edhe
bie dëshmor mes pizive, dhe fjalimeve patetike.
Nuk ka problem, do
t’u ngrisim edhe përmendore para kamerave televizive me pizi patriotike. Dhe,
fjalime patetike partiake - politike.
Jeta vazhdon me
Penë. Luftë, dhe paqe historike. Edhe: në, Liri…
1. Pagëzim i macit tim besnike. Zonjës të Shtëpisë.
(SHTETI “PËRBASHKËT”
VUAN NGA KANCERI)
Padashtas, jetoj
në Shtetin e “përbashkët” të sëmurë nga kanceri. Luftë me krajl, dhe luftë me
mbret. Mëkot, mjekët ndërkombëtar përpiqen ta shpëtojnë me vite nga sëmundja
vdekjeprurëse. Kanceri, sipas studimeve shkencore, nuk ka ende shërim shkncor
mjeksor. Ndoshta, edhe të shpëtimit nga viruset politike. E, mjekët, përpiqen
ta shërojnë këtë sëmundje të rrezikshme vdekjeprusëse të njerëzimit. Edhe, me shtetin
e përbashkët Neokomunist. Nuk, e di: a, do ia arrinë qëllimit me këtë shtet të
“përbashkët” Neokomunist, bythekrye në legen?!
Shteti i
“përbashkët”, vuan nga Kanceri…
(VRASA?I)
Im
Atë, shpeshëherë kur biente në armiqësi me pushtuesit shekullor, dhe rrufjanët
e Katundit, thoshte: Gishti tregues i dorës ende më punon ditenatë pa probleme
për armikun. Kur t’u teket dhe të duan si trima, mund të më vënë pusi pas
porte, në rrugë.
Unë,
asaj kohe si fëmij e vrisja mendjen, çka donte të thoshte im Atë me këtë porosi
të tij për armiqtë shekullor pas ferre dhe pas porte?! Ose, në fund të
Livadhit. E dija se, Babai është Vrasaç. I kishte paluar disa armiq që i kishin
vënë pusi në fund të livadhit. Ndonjërin, duke u kthyer nga Qyteti për në
shtëpi natën dhiareve të Çukës. Ose, hasmin nga hardhia e rrushit për dritare
përmes shtamës me ujë.
Herë
pas here, e përsëriste atë thënien e tij antologjike: Përderisa, të qajë Nana
ime, më mirë le të qaj nana e tij te pragu i derës. Ose, atë tjetrën porosi
historike: Besë ki, ama Besë mos i zë
askujt! E kishte edhe një thënie interesante për armikun shekullor:
Përpara, se të më dalësh në pusi në rrugë pas ndonjë ferre, ose dyluftim në
fushën e mejdanit, shko paguaje hoxhën për varrim! Shkaku, se: ndodhë, për
shkak të mungesës të lekëve atë ditë të mbetesh mbi dhe!
Baxhës,
ose oxhakut të Babait mbi çati, pak veta asaj kohe kishin guximin t’i futeshin
pasmesnate në dhomën e gjumit me mauzerrin varë mbi kokë, “nagëntin” plotë
fishekë, dhe një në gojë, nën jastëk. “Dardhat” turke (kashikarat e serbit),
dhe mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes zezë, varë pas dere.
Edhe
vonë, shumë vonë u rash në gjurmë dhiareve të Babait për në Baba Tomor. Im Atë,
armiqëve historik ua bënte me dije rrezikun, se: Vërtetë jam në moshë, ama
gishti tregues për ta tërhequr këmbëzën e “nagëntit”, dhe mauzerrit ende më
punon ditenatë për t’u paluar në tabut (arkivol), përcjell me nderime mes
varreve në Botën e luleve (Xhehnet).
Shkaku,
se: Dasmat tona politike, ende i kemi pa Nuse në Lëmë…
(DHASHTË ZOTI E HËNGËRSHI
KANDARIN E ?AJUPIT MADH)
Po, Unë jam:
Kalosh ?eliku. Autori i këtyre shkrimeve
publicistike. Dhe, Librave të “rrezikshëm”. Rrebeli historik, brez pas brezi në
luftë me shkrime publicistike, dhe libra. “Armiku”, që sipas shtetit
“përbashkët”: historikisht, bënë luftë me krajl dhe mbret me shkrime
publistike, dhe libra. Kundërshtari partiak politik: Luftë, me krajl, dhe me
mbret. Po, edhe me shqiptarë të ”ndershëm”. Fyt pr fyti me parti politike.
Ferexhe të zeza. Dhe, “vëllazërim-bashkimin”. Edhe, të im “vëllai” në pushtet
me poste partaiake. Patriotët e Sotshëm, ma hëngërshin Kandarin e ?ajupit. Kandarin, e vetëm të shqiptarëve për Luftë, në Ditën e Nesërme.
Armën e vetme Time të fundit, për Liri.
E përsëris:
Unë jam Kalosh ?eliku! Luftë me Krajl. Dhe, luftë me Mbret. Lufta, ende vazhdon: jo, me
armë! Po, me Penë. Dhe, Kandarin e ?ajupit…