| E marte, 31.05.2022, 07:33 PM |
Sfidat e miqësisë virtuale!
Shkruan:
Florim Zeqa
Po jetojmë në një kohë të pakohë, kur njerëzve u ka
humbur ndjenja e atdhedashurisë, u ka humbur besimi në njëri-tjetrin por jo
edhe krejt pa arsye. Ne mërgimtarët, të nxitur nga ndjenja e atdhedashurisë, sa
herë që shkojmë në vendlindje mundohemi të takojmë sa më shumë njerëz të mirë
për t’u mbushur me energji pozitive, në mënyrë që kur të kthehemi në vendet ku
jetojmë t’i përballojmë më lehtë sfidat e jetës në dhe të huaj.
Fillimisht paraqiten si njerëz të mirë, por më vonë
bëhen djajë të këqinjë
Shfrytëzimi i keq rrjeteteve socialeve (Facebook,
Twiter, etj) nga një pjesë e njërëzve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm
në vendlindje për përfitime personale ka shkaktuar thyerje të mëdha shpirtërore
tek një pjesë e mërgatës tonë.
Më shumë se një herë edhe vet kam rënë pre e
mashtruesve ordinerë, por sa e sa mërgimtarë të tjerë janë viktima të
mashtrimit nga shoqëria virtuale!
Për ta kuptuar më mirë këtë që po e themë, po e
ilustroj me një shembull personal.
Deri para një viti e kam pasur një mik virtual i
cili më ndiqte në çdo shkrim që postoja duke më komentuar në vijimësi mbi
skrimet e mia, duke më dhënë komplimentet më të lartat të mundshme.
Vitin e kaluar gjatë pushimeve në vendlindje
vendosa ta takoj “adhuruesin” tim të flaktë. Përmes telefonit u dakorduam për
vendin e takimit. Para se të nisem në takim i ndava 5 librat e mi autorial për
t’ia dhuruar mikut virtual.
Pasi e pimë nga një pije freskuese në lokalin e
parë ku u takuam, miku virtual kërkojë që të ndërrojmë vend, me arsyetimin se
ky nuk është vendi më adekuat për takim me një njeri me vlera siq jeni ju! Për
të mos i prishur qefin mikut, shkuam edhe në lokalin tjetër, ku edhe aty
vazhduam edhe me nga një pije tjetër. Gjatë gjithë kohës sa qëndruam së bashku,
miku virtual nuk më lente rend për të folur. Të gjitha aftësitë intelektuale i
shfrytëzonte për të më komplimentuar, siq thoshte ai, për kontributin tim
madhorë në shërbim të çështjes kombëtare.
Siq dihet, në të shumtën e rasteve gjatë takimeve
me miq në vendlindje pagesat i kryejmë ne mërgimtarët, jo për të treguar që
kemi para, por me qëllim të kursimit të bashkvendasve tonë, prandaj në të dy
lokalet pagesat i kreva unë.
U ndamë nga njëri-tjetri me përshtypjet më të mira,
me dëshirën që të takohemi përseri gjatë ditëve të pushimit. Pa mbërritur në
shtëpi, miku im virtual, e kishte bërë një postim të gjatë në Facebook me fotot
nga takimi, me ç’rast i kishte vlerësuar lartë librat 5 e dhuruar nga ana ime.
Shoqëria e interesit zgjat pak dhe iken si vesa e
mengjesit
Mirëpo, çfarë ndodhi të nesërmën!
Herët në mëngjes më erdhi një mesazh në inbox: “Përshendetje
miku im, uroj dhe shpresoj të ini mirë familjarisht! Miku im më fal se po të
ngushtojë shumë unë! Jam shumë ngushtë unë! Po më nevojitet një shumë prej…!
Pasha besën deshta me marrë kredi, por nuk m’i lëshuan! Si mund e si keni
mundësi m’i huanzon këtë shumë të hollave! Pasha besën jam shumë ngusht e po më
nevojiten!”
Meqë shuma e të hollave
që kërkoi ishte e lartë dhe e papërballueshme për xhepin tim, u detyrova t’i
kthejë përgjigjen e padëshiruar.
Mirëpo, çfarë ndodhi nga ai moment, miku dhe
adhuruesi im i deridjeshëm virtual filloj të largohet dalëngadalë nga unë, duke
mos më ndjekur më në shkrime si më parë (asnjë pëlqim dhe asnjë koment i tij
mbi shkrimet e mia)!
E kuptova hidhërimin e tij, mirëpo shpresoja, se me
kalimin e kohës një ditë do t’i kalojë hidhërimi i pa arsyeshëm ndaj meje, për
të vazhduar miqësinë aty ku na mbeti, por ai iku nga unë pa u përshendetur, me
largim dhe bllokim nga shoqëria virtuale (Facebooku)!
Përmes rrëfimit të mësipërm autentik, dëshirojë të
përcjellë mesazhin tek të gjithë mërgimtarët në prag të pushimeve verore, që të
jenë të kujdesshëm nga shoqëria virtuale në vendlindje, se jo të gjithë miqt
virtual janë engjuj ashtu siq paraqiten në rrjetet sociale!
P.S. Më vonë, përmes disa miqëve e mësova se gjendja ekonomike e mikut
virtual, jo që nuk ishte e keqe, ishte më e mirë sesa e imja!
28.05.2022