Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Zoti u ka dhënë një fytyrë

| E enjte, 26.05.2022, 05:30 PM |


Zoti u ka dhënë një fytyrë

Nga Vladimir Shyti

I di mjaftë mirë faqelyrjet tuaja,

Luani, talleni me kreaturat shtetrore,

Karafila të shpresës, shëmbuj të kulturës,

Paraqitni harvalërinë tuaj si me pa dije,

Zoti u ka dhënë një fytyrë,

Dhe ju krijoni një tjetër për vete,

Si zile të ëmbëla mbi mjerimin e rënë,

Me mendje të ndritura e gjuhë shpate,

Eh, çfar avantesh të presim nga ju,

Lajka u bëni të varfërit e kurrizi krruset,

Ti, pasha i dashur, ti je burrë,

Që vuan për gjithçka ose s'vuan hiç,

Që pret nga fati dackat dhe dhuratat,

Bukur shumë bukur aq mirë e ujdisur,

Për kurrizthyerit i mbetet vetëm fyelli,

Që lozë gishtat e fatit, pa gjetur vrimë,

Sillmë njeriun, që s'është skllav i pasionit,

Që vë në thelb të zemrës, po, zemrën e zemrës,

Ti zuzar trupllom'që turullos të paditurit,

Shastise veshë dhe verbove sy,

Si teveqel, që jam s'kuptoj dot çështjen time,

S'hap dot gojën;jo, as për një pasha,

Që më rrëmbyen nder e mall e jetë,

Me të pabesë.Mos jam frikacakë vallë?

Zagar më quan kush, më thyejnë kokën,

Më shkulin mustaqet, ma heqin turinjëve,

Më kapin prej hunde e më kallin trupin,

Për dreq durova, jam një zemërlepur,

E kush ma bën?s'paskam pikë gjaku,

Oh, ç'gomar qënkam!Oh, sa gjë e turpshme,

Që unë, djali që më vranë babanë,

Që qiell e ferr më shtyjnë të hakmerrem,

Po rri si shtrigan e shqis me fjalë zemrën,

Përpiqem si lavire, Turp për mua!

Dhe për ju që qëndroni jashtë skene,

Mjeshtrit, politika janë turbulluar thellë,

Ata fshihen në një maskë marrëzie,

Bërtasin e ngjiren tërë ditën, bukur sundojnë,

Ne na përqeshin, e na shtyjnë në ferrin e vërtetë,

Zgjohu kokë, ne nuk jemi fajtorë,

Djalli ka marrë çdo formë të pëlqyer,

Nga dobësia jonë, duke përfituar,

Zgjohuni!Luftoni ligësitë e tyre, kjo nuk do gjuhë,

Flet me zë të ngjirur, të vrarë dhe të habitur.