| E marte, 24.05.2022, 07:37 PM |
30 vjetori i zgjedhjeve të para parlamentare dhe
presidenciale
LEGJITIMIMI DEMOKRATIK I SHTETIT TË KOSOVËS
Nga
Jusuf Buxhovi
Zgjedhjet
e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 maj 1992 përmbyllën
infrastrukturën e legjitimimit demokratik të shtetit të Kosovës. Ky proces, i
filluar me Deklaratën e Pavarësisë së 2 korriku 1990 dhe i vazhduar me Kuvendin
e Kaçanikut të 7 shtatorit të atij viti, në përputhje me Kushtetutën e
Kaçanikut, vuri në binarët e pandalshëm historik shtetin e Kosovës në përputhje
me vullnetin e shprehur në Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991.
Në
këto zgjedhje, ndonësë u mbajtën në rrethanat e okupimit policor dhe ushtarak
jugosllav, me ç'rast u veprua me të gjitha mjetet që ato të dështojnë,
qytetarët e Kosovës, më një shumicë absolute votuan për parlamentin
shumëpartiak dhe për presidentin e Kosovës. Me këtë rast, dr. Ibrahim Kosova u
zgjodh presidenti i parë i shtetit të Kosovës, që atij i dha legjitimitet të
plotë në planin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Zgjedhjet
e para parlamentare, pas konstituimit të Kuvendit, kryetar i të cilit u zgjodh
akademik Idriz Ajeti, i hapën rrugën formimit të Qeverisë së Përkohshme të
Republikës së Kosovës, që do të veprojë nga fundi i atij viti, me shumicën e
resorëve jashtë vendit (kryesisht në
Gjermani). Prej andej do të udhëhiqet i ashtuquajturi shtet paralel, që veproi
deri më 24 mars 1999, kur filloi fushata ajrore e NATO-s ndaj forcave policore
dhe ushtarake jugosllave.