| E hene, 23.05.2022, 06:40 PM |
Dikur
në Iliri
(Vëzhgim
kritik nga romani historik "Mallkim
i Përjetshëm" i Shkrimtarit të njohur Pajtim Xhelo)
Nga
Fran Gjoka
Të sjellësh historinë e lashtë më të lavdishme të kombit tënd me një vërtetësi dhe besnikëri të pakundërshtueshme në një roman artistik, nuk është e lehtë as për shkrimtarët më të suksesshëm në botë. Autorë të tillë duhen vlerësuar dhe respektuar njëherësh për punën e madhe studimore mbi Historinë e Kombit dhe për nivelin e lartë artistik me të cilin e kanë trajtuar këtë histori. Nuk dua të bëj krahasime me ndonjë roman tjetër historik, po për hir të së vërtetës së pastër e të thjeshtë, më duhet të pranoj që
shkrimtari
Pajtim Xhelo na i ka sjellë kohën e largët e të Lavdishme 2400 vite më parë (
229 - 228 para Krishtit) me një vërtetësi të habitëshme, me një thjeshtësi dhe
rrjedhshmëri, si të na jepte një sinfoni nga ato që të ngrenë shpirtin peshë
dhe të mbeten shoqëruese të çasteve më të lumtura të jetës. Libri nuk të lejon
ta mbyllësh, për të vijuar leximin në një kohë tjetër. Libri nuk të lë për asnjë çast shijen e
hidhur të " të rëndomtës" dhe të një " rrëfenje narrative, të
zakonëshme, të një historie që ka ndodhur dhe ti ke marrë përsipër ta
paraqesësh me vërtetësi. Libri të bën të
krenohesh dhe të ndihesh i plotësuar me Lavdinë e paraardhësve të tu Ilirë ,
Epirotë, Maqedonë ( Pellazgë). Libri të
mëson Historinë e Vërtetë të Lashtë të paraardhësve të tu, shumë herë më mirë
sesa na i mësojnë librat e shkollës në të gjitha nivelet. Romani " Mallkim i Përjetshëm" të
bën të dashurohesh me disa nga personazhet krysorë të tij. Pasi e ke mbaruar së lexuari romanin, ti
jeton me ata personazhe për një kohë të gjatë, ti i krahason jetën dhe bëmat e
tyre me heronj të tjerë që ke hasur në librat e ndryshëm që ke lexuar. Sigurisht, ke arritur në përfundimin që këta
personazhe të janë sjellë nga shkrimtari përmes pleksjes së ngjarjeve me një
mjeshtëri të shkallës sipërore, me një art të kërkimit e të gjetjes së "
më të mirës", " më të bukurës", " më të dashurës",
" më njerëzores", " më shoqërores", " më
shpirtërores" dhe " më të përshtatëshmes për të gjitha bashkësitë
shoqërore, të gjithë shtresimeve intelektuale dhe atyre të
zakonëshme". Natyrish, e veçanta e
stilit të shkrimtarit është paraqitja e personazheve jo në rrugën e zakonëshme
të përshkrimit të tyre fizik dhe psikologjik vetëm një herë( pavarësisht çastit
të veprimit të këtij personazhi).
Personazhet e romanit përshkruhen disa herë, atje ku del e nevojëshme
dhe e domosdoshme të ligjërohen veprimet e tyre në ndërthurje me personazhet e
tjerë, atje ku duhet të mbështeten me argument sjelljet jashtë natyrës së tyre,
atje ku duhet të jepet mesazhi i " të duhurës", "
edukueses" dhe " ardhmërisë". Thyerja e pasqyrimit të
karaktereve të veçanta të personazheve, duke na i dhënë ato në lidhje logjike
me çastet e veprimeve rastësore dhe rrjedhimore, logjike ose kundërveprim i
menjëhershëm ndaj një padrejtësie, nxitur nga këshilltari i keq, nxitimi,
përbën atë që i jep bukurinë dhe hijeshinë, tërheqjen shpirtërore dhe
psikologjike të lexuesit, ndryshe nga shumë vepra të tjera të kësaj gjinie
letrare. Shkrimtari gjen vend dhe
hapsira tërheqëse edhe për tragjeditë vetjake të personazheve, që pleksen me
tragjedinë e madhe të Ilirisë dhe këto tragjedi i japin romanit horizonte të
përfytyruara dhe ndodhi të pritëshme, po asnjëherë të parathëna. Tragjedia e
Etlevës dhe Eugenit, bëhet natyrshëm pjesë e dhëmbjes së tragjedisë së Ilirisë.
Në roman thurret bukur, fare lirshëm, e veçanta me tërësoren. Nuk mund të mos
përmend edhe një mjeshtëri të rrallë të autorit, për të mos krijuar një
ngarkesë psikologjike të ndryshme për personazhet e dorës së parë, nga ata të
jetës së thjeshtë, të përditëshme. . . Ai I trajton me të njëjtën vëmendje dhe
kujdes. Nuk është e lehtë të pasqyrosh një pjesë të jetës së qyteteve të
lashta,
shumica e të cilave sot nuk janë më, pjesa më e mirë e tëcilave njihen vetëm
nga të dhënat e historiografëve të lashtësisë, apo e gjeografëve dhe
shkrimtarëve të asaj kohe. Veç, duke kaluar nga një ngjarje në tjetrën, nga një
kapitull në tjetrin, shpesh futesh në ato ambiente dhe jeton edhe ti aty,
bëhesh personazh mes njerëzve të asaj kohe. . . Të duket se gjithçka po ndodh
rreth teje. Ti përjeton Orikun, Skodrën,
Dyrrahun, Lisin, Basaninë,Draudakun, Olcinin, Rizonin, Apoloninë, Bylysin,
Aulonën, Amantien,
Korkyrën,
Foiniken, Ambrakinë , Kampanien, Taranton, Brindisin dhe shumë qytete të tjera
ku zhvillohen ngjarjet në roman. Ti përjeton betejat e vërteta, të përshkruara
me një mjeshtëri të rrallë të një njohësi të artit ushtarak të kohës. Ti ndjen
luftën, dhëmbjet dhe pasojat e saj, ndjen thellë të vërtetën e madhe që "
Në asnjë luftë nuk ka as fitimtarë, as humbës. Duke i shtuar kësaj vlere të
veçantë edhe thyerjen e mendimit( sidomos në monologjet), por jo vetëm, kjo i
jep një vend edhe më të respektuar shkrimtarit, i cili ka ditur të ndërthurë
Prozën Poetike të disa shkrimtarëve të mëdhenj klasikë, me një raport të
mrekullueshëm mes bashkëbisedimit( dialogut), bisedës me veten( monologut),
pjesëve pëshkruese dhe atyre analitike.
Në fund të fundit, çfarë e dallon një shkrimtar të paisur me një kulturë
të gjithanëshme( jo vetëm letrare) nga një shkrimtar I zakonshëm( me një
kulturë të paplotësuar edhe në letërsi) ? Stili plot ngjyra ylberi i Pajtim
Xhelos shpërthen papritur aty ku je duke lexuar një ngjarje të zakontë dhe të
mbërthen e të dytyron ta lexosh dy e tri herë një përshkrim gati gati të
papërsëritshëm, një figurë stilistike të pa hasur më parë në librat e tjerë,
një paralelizëf figurativ të përkryer ose një kundërvënie mes dy fenomeneve të
natyrës apo të dy personazheve, madje edhe brendapërbrenda një personazhi të
vetëm. Tjetër vlerë e shkrimtarit në këtë
roman është edhe mospërsëritha e fjalëve, mospërsëritja e gjendjeve
psikologjike e shpirtërore në të njëjtën mënyrë. E thënë me fjalë më të
thjeshta, shkrimtari nuk përsërit veten thuajse asgjëkund, tregohet i
vëmendëshëm për të na i dhënë gjithçka në dukje të barabartë me ngjyrime të
ndryshme, një herë të barghë, pastaj blu, të gjelbër, lejla. . . Të gjitha ngjyryt e ylberit do t'i bëjnë
" të njëjtat" të larguara nga njera-tjetra.
Gjuha
e zgjedhur, e përshtatur edhe me kohën, me ambientet e ndryshme, me nivelin
shoqëror dhe intelektual të personazheve dhe grupimeve që prodhojnë ngjarje dhe
vijimësi e bën edhe më bindës kohën historike në të cilën po zhvillohen
situatat vetjake dhe shoqërore. Autori u
ka qëndruar përjashtues shumicës së fjalëve ardhacake dhe është përpjekur që
t'i zëvendësojë ato me fjalët e mirëfillta të Gjuhës Shqipe. E thjeshta, e bukura lakuriq, e madhërishmja
e pakundërshtueshme, si atëhere kur shprehen duke i parë nga kënvështrimi
historik, edhe kur vishen me ngjyrat e stinëve, me lulëzimin e pranverës, me
flladin mbrëmësor e hënor të anëdetit në korrik, me vesën mëngjesore të
vjeshtës, me pelerinën e bardhë e gri, pelerinën e trishtë të dimreit. ,
krijojnë një arie mbreslënëse , që të bën për vete dhe të qetëson edhe pas një dhurate
pikëlluese të jetës së përditëshme. Unë
e kam pak të vështirë të shpreh atë që duhet për vlerat e këtij romani, edhe
pse ato flasin vet, veç flasin me zë të ulët, të qeta, pa egoizëm dhe pa
kërkuar kurorë apo piedestal. Gjatë
bisedës që pata me të, më kanë mbetur në mendje dy thnie të vyera :E para :
"Ne duhet të njohim rrënjët tona dhe t'i ushqejm ato shëndetshëm, që t'i
shoqërojmë me historinë tonë të re në një Përjetësi. "
E
dyta : " Një komb që nuk di nga ka ardhur, i ngjan një notar që stuhia e
nxjerr në një breg të panjohur, ku mbetet një i huaj, pa identitet, shpërfillur
dhe nën mëshirën e të tjerëve. Kjo ishte
shtysa që studjova për dhjetra vite për të njohur rrënjët e mia, në mënyrë që
të ndihem degë e trungut që ushqejnë këto rrënjë". Sa mirë do të ishte, sikur të gjithë
shqiptarët të mendonin e të vepronin kështu! Sa mbarësi do të ishte që Historia
e Kombit të mos mësohej si një detyrim shkollor, po si një dëshirë e lindur
bashkë me çdo qytetar për të qenë krenar për origjinën e tij. Le të themi pak
fjalë për atë që paraqet Romani " Mallkim i Përjetshëm". Figura
qëndrore e subjektit është Mbretëresha Teuta e Ardianëve. Edhe pse nuk del shpesh në bëmat e saj, ajao
plotësohet përmes ngjarjeve, luftrave
që ajo drejton për bashkimin e gjithë Mretërive Ilire, të Epirit dhe të
Maqedonisë në një Mbretëri të Madhe, qëllimi i vetëm i së cilës do të ishte
përballja me fuqinë më të madhe të kohës,Perandorinë Romake që po forcohej dhe
po bëhej një kërcënim real për Ballkanin.
Natyrisht, edhe pse këtë luftë e nisi Mbreti Agron, suksesi që u arrit
në këtë përpjekje ishte meritë e saj.
Figura e Teutës jepet pak e largët, jo shumë vepruese, por mençuria dhe
aftësitë e saj si Mbretëreshë me ide të qarta për ardhmërinë, me cilësi të
spikatura të një origjine Mbretërish dhe fisi hyjnor që kish lënë gjurmë të
pashlyeshme
në Historinë e Ballkanit Pellazg, dalin në çdo veprim të udhëhequr nga idea e
Bashkimit të popullit pasardhës të Pellazgëve për të qenë i sigurt në
vijushmërinë e tij në trojet e veta.
Mençuria, urtësia, këmbëngulja dhe aftësia e saj për të bindur ata që
kish vënë në krye të punëve, i dhanë Teutës, Mbretëreshës dhe Gruas së
Pathyeshme suksesin e merituar. Ajo
arrin të Bashkojë Dardaninë, Taulantët, Parthinët, Bylynët, Dalmatët, Pirrejtë.
. . Gati të gjitha Mbretëritë Ilire. Më
në fund, pushton edhe Epirin e dobësuar nga luftrat e brendëshme. Po tradhëtia
e Demetër Farit, e cila ështrë dhënë aq bindëse, me nota tërësisht realiste,
arrin të ndalojë rrugën e shenjtë të nisur nga Mbreti Agron dhe të vijuar me
besnikëri, trimëri dhe guxim nga gruaja e tij, Teuta, e cila, duke shpërfillur
gjithë rreziqet dhe vështirësitë që kishte një mision kaq i pamundur në dukje,
bëri atë që mbase nuk do ta bënte asnjë Mbret tjetër. Aq mjeshtërisht është paraqitur nga
shkrimtari në këtë roman tradhëtia e Demetër Farit, lidhjet e tij me Romën,
organizimi i kryengritjes së Bylynëve dhe Sesaretëva kundër Mbretëreshës Teuta,
e ndihmuar kjo edhe nga Apolonia dhe Dyrrahu, të cilët ishin lidhur edhe ata me
Romën, sa të jep përshtypjen se romani ka qëllim kryesor këtë tradhëti, e cila
jepet si një Apokalips që ndryshoi fatet e kombit tonë që atëhere, për të patur
pasojat e hidhura dhe të pamerituara gjatë gjithë historisë. Për të qenë brenda të vërtetës, në roman
jepet puna madhështore e Teutës, po ktrahas saj përshkruhet edhe puna e
nëndheshme e tradhëtarit Demetër Fari, jepen përpjekjet e pandalura të Romës me
lidhjet e spiunazhit të saj, sidomos në qytetet që ishin nën ndikimin e
Mesdheut që po fuqizohej, kryesisht të Romës, Dyrrah, Apoloni Basani, Korkyrë
dhe Far. Po, nëse do ta shohim nga
rëndësia për fatet e Ballkanit pellazg,figura e Demetër Farit mbetet qëndrore
në Roman. Zakonisht, në veprat letrare (
thuajse të të gjitha rrymave) e mira lufton me të keqen dhe pas një rruge të
mundimëshme, ajo fiton mbi të. Kjo është
e thjeshtë dhe nuk të jep shumë
emocion. Në këtë roman ndodh e kundërta.
. . E keqja , e ushqyer për fat të keq
nga
njeriu të cilit i qe besuar udhëheqja e Ushtrisë Ilire, Kryekomandantit të saj,Demetër
Farit, i cili, për hir të së vërtetës,duhet pranuar si ndër më të zotët e
kohës, e nxitur me të gjitha rrugët e format nga Roma, që po e shihte Teutën si
pengesë serioze në realizimin e qëllimeve të saj, për të dalë si superfuqi në
Mesdhe, triumfon, duke shkaktuar një tragjedi të përjetëshme për Ballkanin, pra
për Ilirinë e Madhe, ëndrën e Agronit dhe Teutës. Vetvetiu lind pyetja : "
Sikur Demetër Fari të mos ishte bërë udhërrëfyes i Romës, të mos kish
tradhëtuar, cili do të qe fati i Ballkanit? Sigurisht, i ndryshëm nga ai që
është sot. Një fuqie të nadhe, siç do të
qe Iliria e Bashkuar, as Roma dhe asnjë fuqi tjetër nuk do t'I dilte dot.
Edhe
Aleksandri, edhe Pirroja ishin të fuqishëm, por ata ishin pushtues, nuk e vunë
madhështinë dhe shkëlqimin e tyre në shërbim të një Bashkimi të pasardhësve të
Pellazgëve. . Teuta ishte e vetmja që luftoi për këtë bashkim. Ajo ( edhe Agroni para saj) as që ëndëronin
të pushtonin popujt e tjerë. Kësisoj, në
roman del edhe një herë Madhështia e Mbretëreshës Teuta, e cila donte Bashkimin
për të qenë e mbrojtur dhe e sigurt në trojet që i kishin lënë të parët. Edhe një vlerë e shtuar, e panjohur nga
historiografia shqiptare. . . Në vitin 229 ( para Krishtit) në qytetin port të
Thronit ( Zvërnecii i sotëm në Vlorë) u ndërtua Kantieri gjigand i anijeve, nga
i cili u përgatitën 200 anije dysërërremëshe, ndër më të shpejtat dhe më të
sigurtat në Mesdhe e më gjerë: Dy ditë para sulmit të Flotës Detare të Romës,
Demetër Fari, i vuri zjarrin Kantierit, ku u dogjën e u bënë shkrumb të dyqind
aniet. Kësisoj, duke marrë parasysh edhe
faktin që Demetër Fari i bashkoi Fllotës Romake edhe shumicën e anijeve ilire
që ktheheshin nga inkursioni i pushtimit të Korkyrës dhe ishujve të Jonit, Fllota
Romake e drejtuar nga Konsujt Gnej Fulvi dhe Aul Postumi, shpartalluan
rezistencën e mbeturinave të Fllotës Ilire dhe hynë në Apoloni, ku mposhtën
rezistencën e këmbësorisë së ushtrisë Ilire të udhëhequr nga Komandanti
legjendar, Skerdelaid Adri, persomazhi tjetër i rëndësishëm i romanit, veç
personazh pozitiv, mishërimi i çdo vyrtyti dhe vlere,si njerëzore, ashtu edhe
ushtarake. Më duhet të theksoj fuqishëm
që mjeshtëria e përshkrimit të kapitujve të fundit, ku ndihet shpirti, dhëmbja,
përjetimi tragjik i fatit të pamerituar të Ilirisë, rrallë mund të haset në
ndonjë vepër tjetër letrare. Shkrimtari Pajtim Xhelo, me penën e tij hyjnore,
duke përjetuar edhe vet thellësisht atë që ka ndodhur 2400 vite më parë, na e
përcjell me hidhërim krenar tragjedinë e tmerrshme, pasojat e së cilës i vuajtën
dhe po i vuajnë brezat që erdhën më pas.
Një roman që u vlerësua në vitin 1988 nga Shtëpia Botuese " Naim
Frashëri" ( më prestigjozja e asaj kohe) me nota të larta. Sipas Arben Xoxes ( që ishte recensent
artistik) " Ishte ndër romante e pakta ku është realizuar heroi
epik). Sipas Myzafer Korkutit,
romani" Ishte një vërtetësi e pakundërshtueshme historike, që shërbeu edhe
për përcaktimit të qytetit Thron, i cili ishte akoma i pavendosur. "
Madje,Z Korkuti ( si recensent për anën historike), kërkoi leje për të dhënë
edhe mendim si lexues i kualifiukuar dhe u shpreh edhe ai me nota të larta
vlerësuese. Drejtori i Romanit të asaj
kohe, Z. Pirro Misha ( Sot Drejtor i
Bibliotekës Kombëtare), e aprovoi për botim, por bëri një sugjerim të vogël. .
. Të ndryshonte një kapitull ku flitej për një sulm të Dardanisë ndaj Teutës (
sulm që nuk u krye, sepse Teuta dërgoi një delegacion për bashkim paqësor me
Mbretërinë Ardiane) Autori nuk pranoi ta bënte këtë ndryshim për arësyen e
thjeshtë që donte të qëndronte besnik i Historisë së Vërtetë. E botoi më pas, veç në një kohë shumë të
turbullt e të ngat[ërruar, në mars të vitit 1997. Në Shtëpinë Botuese "
Onufri" Kuptohet, romani nuk pati vlerësimin e duhur, autori nuk mund ta
shpërndante nëpër plumba, edhe pse pjesërisht e bëri këtë. Përfundimisht,
arësyeja që vendosa të bëj këtë vlerësim kritik për një nga romanet më të
arrirë në Letërsinë Shqiptare, është fare e thjeshtë. . . Në këtë kohë të mjegullt që po jetojmë,
intelektualët, sidomos ata krijues, duhet të japin ndihmesën e tyre, të
zhveshur nga xhelozia,egoizmi, cmira, për qëllimin e vetëm që shoqëria
shqiptare të marrë vlerat e vërteta intelektuale, atmëmëdhetare, artistike,
shpirtërore. . . Të njohi rrënjët e saj dhe të tregohet falënderuese dhe
mirënjohëse e njerëzve që ushqejnë këto rrënjë. Letërsia e çoroditur e këtyre
30 viteve ka nevojë për vepra të tilla si romani " Mallkim i
Përjetshëm" i shkrimtarit Pajtim Xhelo.