| E diele, 15.05.2022, 02:07 PM |
Skandali "Veteranët"
VETERAN
PA PUSHKË NUK KA/
Përgojimi i Kurtit,
"ma mbajë kopilin, t`i them kurvë"!
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Albini ishte pjesë aktive e UÇK-së. Kurti dhe Rugova kanë qenë më
të ekspozuarit, më të rrezikkuarit nga armiku, se sa ata që ishin në uniformë dhe
armë në dorë. Por, veteran, pa pushkë, nuk ka. Rrjedhimisht, Albini mund të
futet në kategori tjetër, jo më pak të lavdishme, madje, krejt të veçantë, por,
veteran nuk është. Ai nuk e ka kërkuar një favor të tillë. Por, në bazë të
kritereve paushalle, e kanë bërë veteran.
Ish-"mashqit" e Albinit, Dardan Molliqaj, me shokë e
shoqe, me akuzat e sforcuara, si argatë të PAN-it, po? e dëmtojnë vetën dhe partinë. PSD-ja, e themeluar nga një
zonjë e nderuar, siç është Kaqusha Jashari, e cila, në përballjen me kriminelin
Millosheviç, i tha: "Zotëri, ju keni probleme psiqike", Molliqaj me
shokë e kanë degraduar partinë e saj, njësoj siç ka bërë klani i Isa Mustafës,
me LDK-në e Rugovës. Ata fshehin, qëllimshëm, arsyen e tërheqjes zyrtare nga UÇK-ja
të Albinit. Dhe, kjo flet, mjaftueshëm, për xhelozinë, smirën që kanë karshi
tij. Albini nuk mund të vazhdonte, si pjesë zyrtare e UÇK-së, ngaqë rrezikonte
shumë, sepse punonte në një zyrë me Demaçin, e cila më shumë ishte informative.
Dhe, këtë ç`regjistrim, duhet t`ia kenë sugjeruar të tjerët. Dhe, ai ka vepruar
drejt.
Realisht, ashtu si Presidenti Rugova, që ishte
trim i mençur, i cili u dëshmua me themelimin e LDK-së, m?ë 22 dhjetor 1989, me krijimin e UÇK-së,
më 28 Nëntor 1990 dhe të institucioneve paralele të Kosovës, si dhe qëndrimin
me familje, përgjatë gjithë luftës në Kosovë, edhe Albin Kurti ishte trim e
stoik. Këtë e ka dëshmuar me qëndrimin dinjitoz, përgjatë vuajtjes të një burgu
të rëndë e maltretues, nga policia kriminale serbo-sllave. "Albini është
më i guximshmi, më trimi dhe më punëtori, nga ne të tjerët", - ka
deklaruar bashkëpartiaku dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Tashmë, për këtë
ka dhënë prova.
Përgojimi i Kurtit, "ma mbajë kopilin, sa
t`i them kurvë"!
Ndër vite vazhdon përgojimi i Albin Kurtit, se
"si pati guximin, duke qenë i burgosur, ta quaj Sllobodan Millosheviçin
dhe regjimin e tij fashist"?! Përgjigja është e thjeshtë. Albini ka
guximin intelektual, me bindjen në ndërgjegjën e tij, me parimin e lartë, se
për fjalën e lirë, shprehjen e lirë, ia vlen të sakrifikohesh në çdo kohë e
rrethanë.
Qëndrimi i Albin Kurtit në burgjet e Serbisë, më
kujton heronjtë e burgjeve të Shqipërisë staliniste e fashiste të Enver Hoxhës.
Kemi parë raste kur, përgjatë gjykimit, të akuzuarit viheshin para
alternativës: Të pranojë diktaturën në këmbim të jetës apo ta refuzojnë atë.
Dhe, me vetëdije shkonin në litar, plumb, vdekje, në emër të demokracisë.
Kur po gjykohej intelektuali dhe poeti Trifon
Xhaxhika, akuza për të cilën i bëhej, parashikohej maksimumi i dënimit 10 vjetë
burg. Por, ai në një gjyq të hapur tha: "Partinë tuaj, pushtetin tuaj
kriminal, po të më jipej mundësia, do ta gjuaja me top". Dhe, intelektuali
e poeti, në shenjë të mohimit të diktaturës, në emër të lirisë, vetëdijshëm,
sakrifikoi jetën, në lulën e rinisë. Poeti ndjenjatar, liridashës e parimor,
Trifon Xhaxhika u ekzekutua dhe si masë rënduese e shtesë vuajtje për familjen,
mbeti pa varr-prehje të trupit të tij.
Pra, akuzat, me dyshimin e pabazuar, të bëra për
Albinin, lidhur me deklarimet trimoshe publike, duke qenë "në gojën e
ujkut", i mbani për vete, sepse provat e gjertanishme, u shkojnë "për
shtati". Albini nuk është cub me banda haraçiste e vrastare, si akuzuesit
e tij PAN-istë, por ka guximin intelektual, si kupolë e trimërisë.
Albin Kurti nuk e ka forcën ke bandat vrastare të
shqiptarëve të pafajshëm, për ta arritur pushtetin dhe pasurinë, me grabitje,
uzurpime, haraç, privatizime, tenderime, dhe hajni të tjera zyrtare. Ai nuk e
aprovoi "harresën" e Veriut të Mitrovicës, me qëllim të kontrabandës
shpenguese, të komandantëve, me krerët e komunitetit serb, siç e konfirmoi
Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kontrabanda nënkupton palët në bashkëpunim. E
gjithë ajo kontrabandë, edhe pse bëhej në errësirën e natës, në fakt, ishte e
tëra legale, sepse protagonistët e saj ishin komandantët mujëshorë e fuqiplotë
dhe krerët e "Listës Serbe", me seli në Veriun e Mitrovicës.
Protestat e përligjura të LVV dhe sabotimi i
reformave nga PAN-i!
Opozita u është qasur kritikave të sforcuara e
artificiale, në adresë të LVV. Në veçanti PAN-i, me politikën vrastare e
hajnore, përgjatë tej dy dekadave, nuk po arrinë të pajtohet me pozicionin
opozitar, ku i ka caktuar vendin vota e lirë e popullit të Kosovës. Ajo
kundërshton dhe bllokon çdo nismë reformatore të pozitës - LVV. Mjerisht, jo
rrallë, krah i bëhet edhe LDK-ja, në veçanti, klani brenda saj, tashmë,"i
rënë nga fiku"!
Me mendësinë diktatoriale, linçuese, edhe
akuzuesit e Albinit, në mungesë të guximit të tyre, qofshin ata çobejë apo
intelektualë, nuk arrijnë, ose më saktë, nuk duan ta pranojnë epërsinë absolute
intelektuale e guximtare të Abin Kurtit. Anatema e opozitës së tanishme, për
kundërshtitë e LVV, që nga hapi i parë në politikë, i është kthyer në bumerang
vet asaj.
Sepse që nga protestat ke Ura e Ibrit, kundër
tradhtisë të "komandantëve": 6 (gjashtë) pikëshin e Baki Munit;
Fusnotës; nënshkrimin e Asociacionit; nënshkrimin e Demarkacionit; e deri ke
"zgjedhja" banditeske e Hashimit president, rezultuan të kenë qenë të
drejta, në mbrojtje të tërësisë tokësore të Republikës së Kosovës.
Edhe granatimi i Kuvendit, nuk është asgjë, në
krahasim me humbjen e 8.226 hektarëve tokë. Sepse, fundja, godina e Kuvendit
është - tulla-llaç - dhe nuk mund të bëhet asnjë krahasim me tokën e humbur.
Madje, sikur të kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesës së Kuvendit, edhe ata që
ngulmuan në votimin e Demarkacionit, (përjashto masën e deputetëve, të cilët
votuan nën diktatin e eprorëve të tyre kriminelë, si rrjedhojë e mungesës
totale të demokracisë së brendshme partiake), nuk do të ishte ndonjë humbje e
madhe për Kosovën, (përjashto familjet e tyre), në krahasim me faljen e mijëra
hektarëve tokë të Kosovës, Malit të Zi.
Hedhja e - gazit-lotësjellës-, në Sallën
Kuvendore, ishte reaksion ekstrem, karshi provokimit enormë, që bënte pozita,
PDK-LDK, jo vetëm ndaj opozitës, por edhe për të gjithë shqiptarët e
përbotshëm. Sepse po falte tokë Malit të Zi; po e bënte Serbinë hisedare në
Kosovë; si dhe po ua katapultonte një agjent, me dyshimin e bazuar për krime
serike, në krye të shtetit! Në çdo rast, gjithë lavd e fodullëk, përsërisnin
slloganin, sa rrënçethës, aq edhe neveritës: "I kemi kokërrat, i kemi
numrat, i kemi votat, për ta kaluar Demarkacionin, Asociacionin, Hashimin
president"! Dhe, me diktaturën e numrave, mburreshin kinse, "për t`i
çuar proceset përpara"!
Dialogu, "dhuratë" e Hashimit, për t`i
bishtnuar drejtësisë!
Dhe, habitëm kur dëgjoj se ende vazhdojnë seancat
gjyqësore, kundër aktivistëve të LVV, në vend që të fillojnë proceset
gjyqësore, kundër atyre, të cilët nënshkruan marrëveshjet fatale, me elemente
të bollshme të tradhtisë Kombëtare. Se sa është përmasa e kësaj tradhtie, po
sjellim një konstatim, mburrës, të kryeministrit serb, të atëhershëm, Ivica
Daçiq:
"Po të mos kishin qenë bisedimet në Bruksel,
shumë procese do të ishin kryer në favor të Kosovës, dhe se integrimi i saj në
organizata ndërkombëtare, do të mund të kishte përfunduar.
Po të mos kishim marrëveshjet e Brukselit, me
siguri Kosova moti do e kishte rrumbullaksuar shtetin e saj dhe do ishte shtet
i njohur ndërkombëtarisht".
Më çart nuk ka si të thuhet. Lëvizja Vetëvendosje
ishte e vetme në mbrojtje të Republikës, kundër bisedimeve fatale, krejt të
panevojshme. Hashimi dhe shelegia e tij, Edita, kryenegociatore, "bënin be
e rrëfe", se "po bisedojmë vetëm për çështje teknike", ndërkohë
që bisedonin për çështje rrast politike, konspirative!
Me protestat e saj, LVV, qoftë edhe të dhunshme,
mbrohej integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, i cili u vu në ankand nga Hashim
Thaçi, me disa vartës të tij, i shantazhuar nga Serbia dhe Gjykata e Hagës, për
krimet monstrume, gjatë dhe pas luftës, kundër shqiptarëve të pafajshëm, si dhe
Isa Mustafa, i shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-u i tij kriminal.
Realisht, në veprimet e saj, LVV, bëri, të
paktën, 6 (gjashtë) faje:
1) Sulmi i egër para Selisë të Qeverisë, ku
u goditën për vdekje dy aktivistë, ngaqë policia ndërkombëtare ka -vija të
kuqe-, në
mbrojtje të institucioneve;
2) Sulmi banditesk ndaj vilës së kryeministrit
Mustafa, në Prapashticë;
3) Lëndimi i lehtë i ambasadorës
amerikane Xhekebson, në një protestë të LVV;
4) Nxjerrja e dhunshme e rrugaçërore, nga vetura e tij, e Shasivar
Haxhiaj, i cili, po të mos ishte pjesë e një partie të krimit, do të ishte
qytetar i parë i komunës të Istogut;
5) Hezitimi, për ta nënshkruar kontratën, për gazin amerikan, me
arsyetimin se "na duhet kohë, për studimin e kësaj oferte";
6) Mohimi, deri në injorim, të Marrëveshjës së Vashingtonit, është
faji i radhës. Pjesa politike, siç është klauzola për Liqenin e
Ujmanit apo edhe ndonjë tjetër, që
mund ta dëmtonte Kosovën, duhen parë ndaras dhe në koordinim me SHBA, të
zgjidhën. Ndërsa ana ekonomike, sidomos Hekurudha dhe Autostrada, janë
jetësisht të nevojshme, kur dihet se 57 % e popullësisë të Kosovës, jeton në
Evropë dhe gjetkë në botë. Hekurudha, sidomos, do të kursente miliarda euro të
mërgimtarëve; do ta lehtësonte udhëtimin; si dhe do të kursente shumë jetë
njerëzish, të humbura në aksidente komunikacioni.
Dy fajet e fundit, përkatësisht, në renditjen numër 5 dhe 6, nëse
ka vullnet të mirë dhe mençuri të nevojshme, ka mundësi të korrigjohen, duke e
shoqëruar me një kërkim-falje, gjë që kjo vlen më shumë për gabimet, se sa për
fajet. Sidoqoftë, më mirë të nismohet korrigjimi, se sa të tejkalohen në
heshtje e refuzim, me kryeneçësi dhe fodullëk idiotesk!
Megjithatë, Albin Kurti dhe Vetëvendosja e tij, kanë reflektuar
dukshëm. Thirrja për bashkim me shtetin-amë, Shqipërinë, në rrethanat aktuale,
ishte thirrje për ndarjen e Kosovës. Pavarësisht se Albini nuk paguante për
lobimin e kësaj ndarje, siç vepronte, madje ethshëm, Hashimi, me një grup
horrakësh rreth tij. Kujtoni firmën lobuese parisiene, ku u u dhanë 168.000
euro, për lobim! Qëllimi ishte bindja e Francës, amortizimi i kundërshtisë së
Gjermanisë dhe ndarja ishte punë e kryer.
Këtë e kuptuan Albini dhe VV-ja e tij dhe e hoqën nga agjenda
programore. Dhe, mirë bënë. Edhe reflektimi në marrëdhëniet me SHBA dhe BE-në,
po japë rezultatet e para. Dhe, kjo kthesë pozitive e Albinit, rrjedhimisht,
edhe e LVV, po i bënë xhelozë kuqaloshët PAN-istë, të cilët vetëm
deklarativisht janë properëndimorë, ndërkohë që frymojnë majtas, në Lindje.
ADN-ja e PAN-it është LPK-ja, e cila protestonte në Evropë, kundër
rrënimit të Murit të Berlinit! Sepse "bashkimi i dy Gjermanive, dobëson
Bashkimin Sovjetik, rrjedhimisht, komunizmin", i justifikonte protestat e
saj LPK-ja! Paradoks i trishtë, por, mjerisht, ndodhira të vërteta!