| E shtune, 14.05.2022, 07:04 PM |
Diktatura në demokraci, produkt i autokracisë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Autokratët
erdhën në pushtet me parulla populliste dhe premtime megalomane, duke i
shfrytëzuar pakënaqësitë e qytetarëve dhe dështimet e pushtetarëve paraprakë,
duke mohuar të gjitha të arriturat e qeverive paraprake, duke mohuar
themeltarët e shtetit, bashkë me ketë edhe ngjarjet historike ku u vunë
themelet e Republikës së Kosovës.
Rruga e ardhjes në
pushtet, pengesë e mbajtjes së pushtetit
Sikurse
në të gjitha rastet kur autoktratët vijnë në pushtet, edhe në Kosovë erdhen me
premtime joshëse, kinse duke promovuar vlerat demokratike, ndërsa menjëherë pas
ardhjes në pushtet filluan nga brenda minimin e sistemit të demokracisë. Me
gojën plotë demokraci e instaluan një diktaturë të re dhe të paparë deri më
tani!
Kohëve
të fundit është bërë sfiduese publikimi i ndonjë shkrimi në rrjetet sociale
kundër pushtetarëve aktualë. Menjëherë të vërsulen si çakejt militantët e
partisë (ve) në pushtet, me sharje e fyrje, akuza dhe kërcënime nga më të
ndryshmet!
Autokratët
përmes “ç’kapjes” së institucioneve të pavarura fillimisht e kapen sistemin e
drejtësisë, pastaj të gjitha hallkat e sistemit qeverisës në vend.
Autokratët
e ngritur në karrierë politike përmes protestave dhe trazirave, pas ardhjes në
pushtet, janë duke e përdorur sistemin e drejtësisë dhe policinë e shtetit për
të shtypur rivalët politik.
Pra,
rruga e ardhjes në pushtet e autokratëve (përmes protestave dhe trazirave)
bëhet pengesa kryesore e qeverisjes së tyre. Këtë e vërteton më së miri
shpërblimi i policëve të sakatosur me dorën e tyre në protestat e dhunshme si
opozitarë.
Prandaj
me të gjitha mjetet mundohen të pengojnë dhe shtypin me forcë kërkesat e drejta
të qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe veprimtaritë afariste të atyre që
mendojnë ndryshe nga pushtetarët.
Hipnoza dhe
dezinformimi, mjeti kryesor i sundimtarëve autokrat
Hipnoza
e mrekullisë së premtuar dhe dezinformimi janë bërë mjeti kryesor i vënies në
gjumë të qytetarëve nga ana e autokratëve, të cilët drejtojnë shtetin bashkë me
oligarkët ekonomik, bashkë me njerëzit me të kaluar kriminale dhe militantët
partiak të cilët i vënë në vijën e parë të frontit kundër rivalëve politik.
Autokratët
janë njerëz të zgjuar, nuk e kapin “zjarrin me dorë”, por i përdorin veglat
(hajdutët) me përvojë në zhvatjen e buxhetit të shtetit për mbushjen e
llogarive të tyre në “Parajsat Fiskale”!
Mashtrimi
dhe propaganda e autokratëve është e tejët e sofistikuar, ajo e ka për qëllim
mbajtjen sa më largë të qytetarëve nga e vërteta dhe realiteti i krijuar.
Për
këtë shkak në autokraci (diktaturë) mediat futen nën “grilat e pushtetit”,
kurse gazetarët përndjeken dhe kërcënohen për mos publikimin e së vërtetës dhe
mos zbardhjen e aferave korruptive.
Dekorimi
me “medalje” i “herojnëve” inekzistent dhe shpallja e “armiqëve të brendshëm
janë manipulimi më i madh që ju bëhet qytetarëve të ndershëm!
Me
shkatërrimin e familjes po bëhet shkatërrimi në embrion i shtetit. Futja e
përçarjes mes anëtarëve të së njëjtës familje është një ugur i keq për të
ardhmen e shtetit dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Nuk ka si të jetë
ndryshe, kur në një familje katër anëtarëshe janë futur pesë parti!
Përgjatë
qeverisjes autokrate, kundërshtarët politik konsiderohen si armiq, kurse lideri
autokrat si “babai dhe shpëtimtar” i kombit! Të gjithë ata që nuk e përkrahin,
në veçanti ata që e marrin guximin ta kundërshtojnë “babain e kombit”, përveqse
shpallen armiq të shtetit, anatemohen edhe në shoqëri!
Për
themeltarët e shtetit e mundimshme ishte periudha e rezistences paqësore kundër
okupimit klasik të Serbisë, e vështirë lufta, zhgënjyese paslufta, por akoma më
e rëndë po del të jetë periudha e autokracisë në të cilën po injorohet çdo e
arritur dhe çdo vlerë e luftës dhe e paqes. Të lumtur do të jenë ata që e
kapërcejnë edhe këtë sfidë!
11.05.2022