| E shtune, 14.05.2022, 03:30 PM |
Mihal Gjergji
BALIL-O,
BALIL NURI!
(Balil
Neshës)
Kujen
hap Janina
e
ka mbytur gjaku
Kal’
i zi i vdekjes
roje
bën te pragu
Ja
dhe Kserovalta
më
përtej Guveri
Qafë
e Peshkëpisë
ndizet
si ylberi
Soset
Balil nuri
zbret
nga Kurveleshi
Trimat
pas e ndjekin
derdhen
si rrebeshi
Udhën
hap me supe
ngjeshur
jataganin
Fustanin
hajduçe
krahëve-xhamadanin!
Një
pasha me tuje
e
fut tek tabuti
Një
tabor nizamësh
e
zhurit baruti...
Ke
një plagë te sisa
t’a
ka puthur plumbi
Bën
sikur do shtrihesh
po
s’të qaset gjumi
T’u
ndez fustanella
brezin
t’a këputi
Me
gjyle të rënda
të
qëllon harbuti
S’të
malakset këmba
gjuri
s’të gremiset
Burri
vdes në këmbë
shembet,
po s’vithiset
Një
mjegull e bardhë
zbret
nga Këndrevica
Të
ta lidhë një plagë
dorën
zgjat Nivica
Sa
mbyll’ sytë, del nëna
Vjen
të shuaj mallin
Qënka
yll’ i fatit
zbret
e të puth ballin
Të
të marrë tek gjiri
Krahët
hap Xhixhiá
Po
ti, feks si drita
Balil
- bukuria!
Rrobat
palë-palë
treten
në sepete
Asnjë
lot rubini
s’e
mbajte për vete!
Krah
me Tafil Buzin
edhe
Hodo Beun
Si
foshnjën në djepe
ngarkuat
atdheun!
Rri
në ballë të kohës
roje
istikami
Të
na bëjë rrëmujë
prapë
na ndjek Junani.
Ndaj
të pret Janina
pak
më tej Preveza
Qyqe-Çamëria
veshur
me të zeza!
Qershor 2020