| E enjte, 12.05.2022, 07:23 PM |
Ktu te gjithe bajne show mediatik…
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ziejne
ekranet e tv-ve! Ne sinkron traumatizues qindra fq portalesh, qe
copy-past(e)ojne zhurmen e frikshme qe del nga zgavrat e kamerave te instalueme
live kudo ku ka njerez qe prodhojne show dhe shperlane trunin e shqiptareve!
Politikanet
tane shahen me liste shpie me shoshojne, ngrene akuza e sterakuza publike te
pashoqe ne rruzull tokesor, me thane mendja se do te vriten me njani tjetrin
deri ne 7 breza! Shqiptaret qe i shohin, pertej xhamit manipulues te tv-ve ua
msojne permendesh, simas simpatise dhe urrejtjes krejt te palamet dhe manej
nisin luften me robte e shpise, ndonese rroga, pensionet, asistenca nuk iu
dalin as per 10 ditshin e pare te muajit!
Politikanet,
nuk i mbajne meri shoshojte, drekojne, darkojne, bajne udhetime bashke, punojne
pune private po bashke, e per pasoje ndajne krejt fitimet e te ardhunat bashke!
Njerzit, pra shqiptaret myten per nji fjale goje, per nje pasqyre mjeti, per
nji te pame shtremte, edhe pse skane ndoshta buken te shpia… por kane te
sigurte se persa kohe te kene drita do ta kene ushqimin e tyne ne ekranin e zi
qe iu sjell vec te zeza ne shpi…
Sod
ne radhen e luftes se bujshme te parlamentit, hyni nder shej edhe lufta false e
prokuroreve, gjasme ajke te vendit! KLP e pyet shefin e SPAK se a ndjehet i
lumtur e ky ua kthen se lumturia e tij vjen nga puna e madhe dhe e lavdishme e
struktures qe ne mendte tona ka me na shpetue nga politikajt-peshkaqene te
korrupsionit!
Kshtu
edhe ata e lane shenjen e vet ne te bamin sikur po i kerkojne llogari shoshojt,
nderkohe nji prokuror akuzon se dy kolege jane ba pjese e SPAK me pa te drejte!
Sus, per ate nuk fol kerkush! Denoncuesi do te quhet smirush se ska fitue vete
e myllet historia e na kqyrim nga ekranet se kur do ia bajne bame kta dy
prokurorat qe kane mrrie ne SPAK-un e mire paguem!
Po
kta prokuroret e SPAK a i kqyr kush si dhe sa punojne? Psh ku ka perfundue dosja ndaj Ilir Beqjas
tash sa kohe? Se kampioni i shendetesise se Rames ka nja 4 vjet qe denoncohet
pafund nga qytetare hallxhinj e ndonje garues tenderash…
Po
mire se Lili e ban gjamen e madhe ne qeverine kancerogjene qe kena perftue
vete, po trafiku i droges sa u hetue nga SPAK qe na i denoi njerzit vec per
shperdorim detyre, nderkohe qe tane Europa e pa se ca ndodhi e po ndodh tash 8
vjet…?
Kraja
i SPAK tha se skam nis asnje hetim per shperdorim detyre, po gjyjata ia denoi
vetem per kte veper e vone u kujtuen dy prokuroret e dosjes se tek-tuk kane fut
neper rreshta edhe ndonje implikim te kapove te policise per trafikun qe ne
fakt nuk qe asnje dite trafik, po nje pune e qete dhe e legjitimueme…
Njerzit,
pra na shqiptaret, vijojme te presim SPAKun e lavdishem te na cliroje nga
mafia, politikanet te rrezojne njani-tjetrin, hajdutet te vjedhin shoshojne, e
vrasesit te vrasin mrena lloji, e nderkohe i falemi ekranit qe na sjell show-n,
qe s’na le me pa asnje grime nga rrenimi i qenies ne kte vend!