| E diele, 08.05.2022, 01:15 PM |
"DEPOJA" e
Nostalgjisë
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.PETOVA- vendlindja ime
*
PETOVA
është vendlindja ime
Është
si,të thuash,"përsheshi i parë"
PETOVA-
është dhimbja ime
Shijen
e"përsheshi të parë"
E
di veç kush është si unë,fshatar.
Në
PETOVË kalova fëmijërinë
Dhe
brodha gjithë fshatin azat
Të
veçantë për PETOVËN kam dashurinë
Për
mua,PETOVA është e mjaltë.
Si
mësues, në PETOVË, punova 30-vjet
Çdo
shtëpi,në PETOVË,më priste me derëhapur
Sa
kujtoj PETOVËN,zë një lemëz më nget
Kam
shumë mall,sado që jam flokëzbardhur.
2. Tek
"Frashëri i SULIT"
Tek"Frashëri
i SULIT" në PETOVË,
Kam
hipur,siç hipja fëmijërisë dikur,
Biçakun
kam në dorë
Dhe
nxjerr nga frashëri lëkurë.
ZHvishet
lëkura kollaj
Më
duhet që ta bëj culë
Se
tani është muaj maj
Culës
t'i bie si dikur,
E
ormisa dhe nisa culës t'i bie
I
bie një avazi të vjetër myzeqar
O
mall i fëmijërisë ku më shpie?
Në
vise që kam kohë pa i parë.
Erdhi
fëmijëria e më mori prej dore
-Hajde,çfarë
bën në TIRANË?
U
turra tutje në kohën fëminore
Nga
malli sa nuk po bëj "bam".
3. U bëra i
"gjezdisur"
U
bëra i"gjezdisur" dhe botë kam parë
Por
më të bukur se ty,nuk gjeta MBROSTAR *
E
di që kush lexon,do thotë:- Je në terezi?
I
them çdo lexuesi:- Shiko me sytë e mi!
Flas
për MBROSTAR-Urën ku jetova 50-vjet
Sado
jam larguar dhe kam plot 22-vjet
Kam
mall të madh një copë herë të vete
Se
mallin për Mbrostarin unë e mbaj me vete.
Ka
fusha pjellore,kodrat plot ullinj
Atje
nën ullinj shtëpi apo vila
Malli
për Mbrostarin mua burrin me thinjë
Më
bën që në shpirt t'më këndojnë bilbila.
4.Mbi"Plepin e xha
FEHRATIT" *
Mbi
plepin e lartë të Xha FEHRATIT,
Atje,
në fshatin"MBROSTAR-URË"
Tani,
në të hyrë të majit,
Më
bëhet sikur jam atje, sikur...
Pse
m'u kujtua vallë ky plep
Ç'është
ky trill që më kapi?
E
di që do kenë ardhur dy lejlekë
SE
çerdhen ua ruan xha FEHRATI!
XHa
FEHRATI qe burrë aq punëtor
Sa
shok s'i gjendej kund
Por
qe aq i dashur dhe aq njerëzor
Sa
nuk mund ta harroj,nuk mund.
Dhe
vinin lejlekët mbi plep
Askush
lejlekët s'i trazonte
Xha
FEHRATI gati bënte festë
Kur
miqtë shtegtarë i shikonte.
* FEHRAT GRËMI nga
MBROSTAR-URA rrojti gati 90-vjeç dhe kish dashuri të madhe për shpezët.
5. Dua
Dua
ta bëj vapën nën hijen e ullinjëve
Kur
degët e ullinjëve t'i tund era
Me
ajër të freskët të mbush balonën e mushkërive
Se
ka ardhur pranvera.
Me
ajër të freskët si tek ullinjtë e MBrostarit
Unë
për çdo mbasdite e kaloja atje
Vjen
ajër nga fusha,por vjen dhe ajëri i malit
Tek
shkruaj,përjetoj dhe ky ajër më"deh".
Larg
e larg nga TIRANA ku zhurma s'të ndahet
Çdo
cm katror dhe ngrhen pallate
I
kujtoj ato mbasdite dhe zemra copë më çahet
Po
kthehuni dhe për pak, o ju çaste!!!
Tiranë, 8 maj 2022