| E enjte, 05.05.2022, 06:10 PM |
SKËNDER R. HOXHA
HAIKU
IM NUK HARRON
Në
Dushkajën time të lashtë
Shumë
kujtime i lidh
Me
lulet e Shëngjergjit...
Udha
e Kuqe e Gërgocit
Më
ruan një kujtim gati të harruar!
Për
atë nate n'rrugëmali.
Disa
këmbësorë të vonuar.
Tek
ktheheshim nga Gjakova
Një
grua ishte me ne...
Më
ndali në terrinë
Më
kapi përdore rastisi!
U
shmanëm në buzëmali!
Udhëtarët
e rraskapitur
As
që vrisnin mendjen
Se
dikush u mungonte!
Isha
gjimnazist i ri
Diçka
bëmë me atë grua
Nuk
ishte dashuri...
Festat
e majit na bashkonin
Dikur
në Sukë të Cërmjanit
Këngë
e valle gumëzhinin...
Kujtonim
Gjergj Fishtën
Me
vargje të Hasan Hasanit
Krenohej
Dushkaja!
(Pejë, 17 prill 2022)