| E enjte, 05.05.2022, 06:19 PM |
Elona është një gjimnaziste e shkëlqyeshme. Ajo u lind në një fshat afër Rahovecit. Tash është nxënëse e shkëlqyeshme në gjimnaz ku, bashkë me disa shokë të gjeneratës, kanë themeluar klubin letrar në kuadër të këtij gjimnazi. Është nderuar shumë herë për recitim brilant.
Hysen Berisha
ELONA SPAHIU
NËNËZEZA
Nënëzeza
moj, nënëzeza
Ne
çdo hap po ka varreza.
Jo
veq n´shpirt e n´shtëpitë tua
Por
edhe n´fashtatra e n´qyteza
Dritë
moj, dritë moj
Dil
njeherë ma qel këtë gojë
Se,
t´hjek mall unë kam nevojë
Ku
i dihet, ndoshta këndoj?!
Të
këndoj për dëshmorët
Se
qysh iken ata të gjorët
Qysh
e lan nanën me lot
Tash
po njihen n´tjeter botë
E,
ti prapë je e fortë,
Pe,
çka spe në këtë botë,
T´mori
djemtë e zeza mortë,
T´mori
djemtë, t´mori sytë
Jo
veq njanin, por te dyte.
Nënë
Badema, nënë Badema,
Nëpër
lule, pe veq gjemba,
E,
n'to u there, n'to u vrave
Nëpër
to ti djemt i qave
E,
prapë ty moj Bademë
Mos
të duket dita natë
Sepse
jeta është e gjatë
Me
atë tmerrin që e patë.
Si
çdo shpi e si çdo ane
Loti
shpërthen anembanë
Për
t´gjithë ata që u vranë
E
që derën shtëpis' ia thanë
Në
e pafshi ju nënloken
Tue
vajtue për të bijtë
I
thoni se ata u bënë shembuj
Për
të vjetrit e të rinjtë.