| E merkure, 17.12.2008, 11:25 AM |
Nga Express
Juventus vazhdon të mbetet skuadra më e dashur nga italianët. Instituti “Nielsen Italia”, i cili çdo vit nxjerr statistika për klubet më të dashura në Itali, e ka publikuar listën për vitin 2008, në të cilën bindshëm prinë “Zonja e Vjetër” nga Torino me 10 milionë e 40 mijë persona. Pas saj renditen dy skuadrat milaneze, Inter (5.928.000) e Milan (5.818.000). Vendi i katërt i takon të rikthyerit në Serie A, Napoli, kurse i pesti ekipit nga kryeqyteti italian, Roma. Për ironi, skuadra që e përmbyll tabelën e Serie A, Chievo e Erjon Bogdanit gjendet në pozitën e fundit, atë 20, edhe në preferencat e italianëve.
Klasifikimi i skuadrave më të dashura në Itali
1) Juventus 10 milionë e 40 mijë tifozë
2) Inter 5.928.000
3) Milan 5.818.000
4) Napoli 2.887.000
5) Roma 2.493.000
6) Fiorentina 2.080.000
7) Lazio 1.791.000
8) Palermo 1.470.000
9) Torino 1.153.000
10) Genoa 1.030.000
11) Bologna 871.000
12) Catania 649.000
13) Sampdoria 585.000
14) Cagliari 312.000
15) Udinese 298.000
16) Reggina 176.000
17) Atalanta 119.000
18) Lecce 105.000
19) Siena 38.500
20) Chievo 4.800