| E shtune, 30.04.2022, 06:36 PM |
Pse Hashim Thaçi i mungon Edi Ramës?
Nga
Enver Bytyçi
Kryeministri
i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se "Hashim Thaçi do të ishte një
president perfekt dhe i pranueshëm për Shqipërinë"! Madje ai shkoi edhe më
tej kur tha se Thaçi mund të ishte presidenti i përbashkët i Kosovë-Shqipërisë!
Në deklaratën e tij, Rama hamendësoi qëndrimin e tij përtej se kritik për
Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, pse kjo gjykatë e mban të arrestuar
Hashimin! Po të mos ishte i arrestuar, edhe pse i akuzuar, Rama tha se do ta
zgjidhte Thaçin për president të Shqipërisë!
Që
në fillim duhet pranuar se me diskurse të tilla kryeministri shqiptar zhvillon
lojën e vet politike provokative. Tërheq vëmendjen nga skandalet e shumta e të
rënda që e kanë zënë. Dhe këtë lojë manipulative ai do ta zhvillojë me sukses
derisa shërbimet sekrete europiane të shohin se në Shqipëri do ë ketë një
opozitë të fuqishme e të papajtueshme me skandalet e Edi Ramës. Në këtë momënt
skandalet e tij do të publikohen dhe zoti Rama do të gjendet krejt i pambrojtur
përballë akuzave të rënda korruptive e të bashkëpunimit të tij me mafien
shqiptare e ndërkombëtare! Prokurorit të dënuar me urdhër, Adriatik Llallës,
nuk I është dhënë kot statusi i azilantit politik në Itali!
Por
te deklarata e Edit për Hashimin ka diçka reale. Ish-presidenti i Kosovës, sot
në Hagë, i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë. Duke humbur Thaçin, Rama
humbi ndikimin e vet në Kosovë. Lidhjet me Hashimin ia mundësonin Edit
strategjinë e përçarjes së faktorit politik në Prishtinë. Ne e njohim
hakërrimin e tij ndaj Ramush Haradinajt, kur e etiketoi si "gomar" në
përfundim të mbledhjes së dy qeverive në Pejë (nëntor 2018). Ai, pra
kryeministri ynë, duke patur në krah ish-presidentin e Kosovës u përpoq të
realizojë një sërë projektesh të Beogradit, për të cilat Rama kishte biseduar paraprakisht
me Aleksandër Vuçiq. Krijimi i Jugoasllavisë së re dhe ndarja e Kosovës ishin
kryesoret! Por këtu hyn edhe asosacioni I Komunave Serbe.
Nëse
Hashim Thaçi do të ishte president i Kosovës ose prezent në politikën e saj,
atëherë me shumë mundësi se presioni ndaj qeverisë do të kishte ndikim
maksimal, me qëllim përkrahjen nga ana e Kosovës të iniciativës serbe të Open
Balkan. Edhe pse kjo nismë është krejtësisht jo europiane, siç e tha
përfaqësuesja e BE-së për Shqipërinë. Ndërkaq ky Hashim Thaçi, i cili i mungon
shumë Edi Ramës ishte në listën e zezë, sipas raportit të fundit të Freedom
Hause, për shkak të korrupsionit! Mungesa ndihet më së shumti për shkak të
ndërprerjës së bashkëpunimit midis dy liderëve politikë në korrupsion dhe
pastrimin e parave të pista!
Pikërisht
kjo është pika e dobët edhe e Edi Ramës. Hashimi ia ka mundësuar kryeministrit
të Shqipërisë shtimin e aseteve korruptive dhe anasjelltas. Hashimi dhe Edi
kanë këmbyer midis tyre miliona për manipulim zgjedhjesh në të dy anët e
kufirit dhe i kaë ndihëmuar njëri-tjetrit për të marrë pushtet e për ta
përdorur atë në interes të të dyve. Edi ia ka plotësuar ish-presidentit të
Kosovës të gjitha dëshirat dhe kërkesat që ai ka pasur për akses financiar në
Shqipëri. Madje ata në projektin e ndarjes së Kosovës kishin rënë dakord që
njëri të bëhej president e tjetri kryeministër i Shqipërisë së Bashkuar me
gjysmën e saj!
Dhe
në fund të fundit, të dy ishin si duart e të njëjtit person. Njëra dorë lante
tjetrën, sa herë ajo bëhej pis. Por një ditë prej ditësh Hashimin e mundi
zollumi i vet dhe përfundoi si Zhukovi. Në avion iu lexua akt-akuza e
prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë. U detyrua të
zbresë nga avioni pa shkuar në destinacion. Por nuk dha dorëheqje nga detyra e
presidentit me preteksin se "ishte i pafajshëm"! Në fakt i duhej të
mbyllte punët e pista që kishte bërë, deri te blerja e armëve pa zhurmë për
stafin t ij kriminal! Eshtë e sigurt se zollumi i tij do ta mundë dhe fundosë
edhe Edi Ramën!
Edi
Rama në dëshprim e sipër i shkoi për vizitë në seli dhe në shtëpi pas shpalljes
së akt-akuzës. Nuk ishte thjesht vizitë solidariteti. Ishtë gjithashtu vizitë
këshillimi, bashkëpunimi kundër Gjykatës Speciale të Hagës, por edhe rekordimi
sesi do të koordinoheshin punët e mëpasme pa Hashimin! Ky Abdelajdi i sotëm
është masha e Hashmit, është si ai litari jashtë varrit që bëri lëmsh dynjanë.
Edhe në krye të Grupit Parlamentar të PDK-së e ka eëmruar Thaçi nga Haga!
Thaçi
i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, por ky i fundit duket
edhe se bën gjithashtu pak shou me emrin e ish-presidentit në Hagë, sepse rolin
e tij ka zënë eminenca gri, Baton Haxhiu. Prej se iku Hashimi në Hagë Batoni u
transferua në Tiranë, ku merr shpërblimet e majme për punët e pista që Hashimi
i la në mes të rrugës. Në një farë mënyre Rama e ka kompensuar mungesën e mikut
të tij. Megjithatë Thaçi i mungon shumë, jo vetëm Edi Ramës, por edhe
Aleksandër Vuçiq. Sikur ta dinte ky i fundit se do i mbetej pa realizuar
projekti i ndarjes së Kosovës, kurrë nuk do të insistonte për ngritjen e
Gjykatës Speciale dhe as që do ta dërgonte dosjen me shpifje ndaj Hashim Thaçit
në këtë gjykatë. Të jemi të qartë: Thaçi nuk do të dënohet për krime kundër
serbëve, sepse nuk ka bërë asnjë krim të tillë. Ai ishte dhe mbetet mik i
Beogradit, deri në marrëzinë e tjetërsimit të territorit të vendit të tij në
favor të Serbisë! Nëse dënohet, kjo do të ndodhë për shkak të vrasjeve të
kundërshtarëve politikë brenda Kosovës, pra të shqiptarëve!