| E premte, 29.04.2022, 09:44 PM |
Shqiptar/e, NDALOJE krijimin e “popullit Musliman shqiptar”, kësaj krijese të shëmtuar Anti-Shqiptare!
Nga
Gjergj Kabashi - Drejtor, Drini.us
Puna e krijimit të “popullit Musliman
shqiptar” është duke shkuar pandalshëm
përpara, pavarësisht zërave kritik ndaj islamizimit të vendit. Për çkado që
është duke i ndodhur popullit shqiptar, fajtor është vet ky popull. Pavarësisht
se janë shtuar zërat që po e kundërshtojnë islamizimin antishqiptar, që e ka
synim parësor kalbjen e mëtetjshme të ndërgjegjës kombëtare shqiptare, vërshima
antishqiptare e sulmeve ndaj kulturës, historisë, traditave dhe zakoneve
kombëtare shqiptare është e pandalshme.
Islami i kohës sonë nuk po ndalet në sulmet ndaj popullit
shqiptar, duke dashur ta vazhdoj aty ku e la shpata e ushtarit turk-osmanli!
A e dini pse…?
Sepse këtë antishqiptarizëm po e
ndihmojnë pseudopushtetarët dhe udhëheqësit e partive “tona” politike , që
sipas të gjitha gjasëve janë të shantazhuar apo të blerë nga qarqet më
antishqiptare .
Natyrisht se nuk është vetëm Behxhet
Pacolli që po e ndihmon, por edhe të tjerët para tij, duke filluar nga Hashim
Thaçi, që tashmë gjëndet në Hagë për veprat që ai duhet ta dij tashmë se për
çka po hetohet.
Në kohën kur institucionet shkencore
e arsimore të Kosovës, gjënden në hapësira të ngushta, shpesh edhe pa parkingje e as pa zyrat e duhura,
Qendrës Islamike të Behxhet Pacollit dhe Naim Tërnavës iu dashkan dy hektarë
tokë për tu shtrirë gjerë e gjatë…!
Nëse udhëheqësit e një populli janë
të korruptuar, duhet të dihet se ata janë krijesa
të atij populli që jeton në mënyrë joetike, thotë murgu tibetian tashmë i
ndjerë Dalai Lama në librin e tij, “Mendime për një mijëvjeçar të ri”.
Populli shqiptar i ka la duartë… ,
andaj këtë popull mund ta shpëtojë vetëm mospajtimi i familjes shqiptare, veç e
veç. Une jam larguar nga shënjestrat e shigjetave të pacollëve, tërnavëve,
thaçëve që nga viti 2008.
Nuk duhet domosdo të jesh fetar për
tu larguar. Duhet vetëm të ikësh. Prandaj-ik …! Me rëndësi është të dëshmosh se
nuk do të jesh pjesë e një fatkeqësie të paralajmëruar.
A e keni vërejtur se si sulmet më të egra në vitet e fundit janë
bërë ndaj shqiptarëve që e praktikojnë krishterizmin si dhe ndaj atyre që i
përkrahnin të vërtetat nacionale e historike? A e keni kuptuar se me çdo kusht
donin ta krijonin ndjeshmërinë e “pakicës së 3 %-shit” (madje në fushatën
antishqiptare u përfshi Isa Mustafa, ndonjë ish-kryeministër dhe sidomos
kryeislamisti politik i Kosovos!*).
A e dini se ku ishte qëllimi?
Donin të thonin e ta bënin të ditur se “ju si 3 % -i”, nuk duhet të përziheni “në
punët e neve që jemi shumica” (sipas tyre, shumica Muslimane!), prandaj
Shqiptar mos prit më tutje- por ngritu në këmbë dhe psh..rrjau secilën shumicë
dhe mos e lejo askend të ndihet pakicë brenda familjes dhe kombit.
Protesto pa u ndalur. Dhe pa u
trembur…! NDALOJE krijimin e “popullit Musliman shqiptar”, kësaj krijese të
shëmtuar Anti-Shqiptare! Ngrite zërin dhe vepro se s’ke kujt ti frikësohesh…!
Sepse ti je Shqiptar dhe je në vendin tënd , andaj nuk ka askush të drejtë me
të asimilue e shkatërrue.
Anti-Shqiptarëve duhet tu tregohet që është Shqiptari/ja ai/ajo, që nuk të lenë me shkue përpara dhe se këtu nuk është me rëndësi fare përkatësia fetare , a jofetarizmi i tjetrit.