| E merkure, 27.04.2022, 08:53 PM |
Krimet speciale të luftës, të kryera nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës
Nga
Skender Jashari
Zakonisht
ndodhë që krimet e luftës të kryhen drejtëpërdrejt nga njësitë ushtarake a
paraushtarake të varura nga njëra palë ndërluftuese. Mirëpo gjatë Operacionit
Forcat Aleate, forcat ushtarake serbe, në mënyra të ndryshme bënë përpjekje që
krimet e tyre të luftës t’ia hedhin NATO-s, e që kjo traditë e luftës është e
vjetër. Duke mos harruar as provokimet terroriste në Luftërat Ballkanike a më
parë, pastaj çetat komite serbe( të veshura me veshje kombëtare shqiptare etj),
pastaj vrasjet e fëmijëve të tyre si rasti i nxënsëve të Kragujevcit( për t’ia
hedhur nazistëve gjerman, apo vrasja e hebrenjëve etj), e njejta ngjau edhe në
Luftën e Kosovës. Forcat Serbe kryen krime edhe ndaj banorëve serb, si në
rastin e Panda-s, pastaj rastin e bombardimit të RTS-së, pastaj rastet e
bombardimeve të urave( mbi të cilat vendosnin civil gjoja vullnetar), e duke
kulmuar me përdorimin e mburojave të gjalla, që ishin kryesisht refugjat civil
shqiptar, si në rastet e Korishës, Gjakovës etj. Madje rasti i Gjakovës është
edhe më inkriminues, për dallim nga rastet tjera. Pasiqë forcat serbe, vendosin
locator, përzihen qëllimisht në konvoj të refugjatëve, maskojnë si makineri
civile dhe përdorin për transportim ushtarak makineri civile, për të vazhduar
me masakrimin e civilëve pas “goditjeve të gabuara të NATO-s”.
Incidentet
ku pati civilë të vrarë, gjatë bombardimit të NATO-s, shihen qartazi që në
rastet kur viktima ishin civilët shqiptar, numri ishte çdoherë më i lartë, kurse në asnjë rast kur civilët
ishin serb, nuk kishte viktima të shumta, si rasti i Gjakovës rreth 73 viktima
civile shqiptare, rasti i Korishës deri 87 viktima civile shqiptare, rasti i
Lluzhanit rreth 39 viktima civile shumica shqiptare etj.
Më
14 prill 1999, sulmi i gabuar i NATO-s, ndaj një konvoi të refugjatëve
Shqipëtar në afërsi të Gjakovës, ku mbi 70 raportoheshin se kishin vdekur dhe
100 të tjerë të lënduar. Ka paqartësi në këtë rast, sepse avionët e NATO-s,
lëshuan bomba në 4 lokacione të ndryshme brenda periudhës 2 orëshe. Në disa
raste edhe vetë viktimat në rastin e intervistimit nuk e kanë kuptuar që kanë
qenë përdorë nga forcat serbe si mburojë e gjallë, rasti i tillë ishte konvoji
i refugjatëve të brendshëm të Kosovës, që u bombarduan nga NATO, në Mejë të
Gjakovës, e që forcat serbe disa fshatra kufitare me Shqipërinë, i kishin
shpopulluar qëllimisht dhe në escortë në krye dhe në fund të kolonës i kishin
shoqëru me makineri ushtarake në drejtim të Gjakovës dhe tutje. Kolonën që
ishte në Mejë dëshmitarët rrëfejnë që e kishte goditë një bombë e vetme traktorin
e parë dhe rimorkion e tij( e që më pas dëshmitarët shqiptar e dëshmojnë se
brenda saj ishte vendosur lokatori nga forcat serbe), e që pas goditjes kishin
arritur një grup i vogël i policisë dhe oficeri i tyre i kishte thënë që
NATO-ja i sulmoi dhe që i kishte kërkuar të fsheheshin në shtëpinë afër. Në
oborrin e shtëpisë kishte 7 traktorë dhe asnjë makinë ushtarake, kurse dy
dëshmitarë tregonin që në shtëpi ishin të stacionuar policia serbe. Pastaj pas
10 deri 30 minuta kishte ndodhur sulmi i dytë edhe më i ashpër, në shtëpinë dhe
afër saj, e që pastaj refugjatët kishin ikur për në mal që ishte pas shtëpisë
në fjalë dhe pas 1 ose 2 ore ishin kthy në rrugë, ku kishin ardhur edhe forca
më të shumta policore, që i mblidhnin kufomat dhe të plagosurit.
Ka
raporte që japin indikacione që në kolonë të ketë pasur të përizier edhe makina
ushtarake, deri edhe të tilla që theksojnë që kolona qëllimisht shfrytëzohej si
mburojë njerëzore. Madje në disa raste edhe vetë të intervistuarit, nuk e kanë
kuptuar që janë përdorur nga forcat jugosllave si mburojë e gjallë. Edhe i
mbijetuari i bombardimit të Mejës, Safet Shalaj nga Juniku, kishte rrëfyer që
ditën kritike kishin qenë 7 ose 8 traktor dhe disa makina, kur NATO, i
bombardoi ato, dhe se me konvojin civil kanë qenë edhe 2 ose 3 pizgauer në
fillim kurse pas tyre ushtria serbe i djegte shtëpitë dhe pas bombardimit
refugjatët u morën dhe i vendosën brenda shtëpisë me policët serb dhe se i
mbijetuari nuk fajësonte NATO-n. Kolë Hasanaj, po ashtu thekson që “… kur avionët
e NATO-s u panë në qiell, makinat ushtarake serbe u përzien me kolonën e
refugjatëve. Pas bombardimit forcat serbe shkuan në mal.”
Sipas
Ligjit Ndërkombtar Humanitar theksohet në nenin 50, paragrafi 3 të Protokolit I
të Konventave të Gjenevës 1949, edhe në rastet kur brenda popullatës civile
gjenden individ që nuk përfshihen në definimin si civil, nuk e privon
popullatën civile nga karakteri i saj.
Për
fat të keq, Institucionet e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë pasur mundësi,
nuk kanë bërë asnjë veprim as minimal për zbardhjen dhe paraqitjen edhe të
këtij rasti para opinionit botëror dhe institucioneve relevante ndërkombtare.
Vetëm
pas 5 dite zyrtarët e NATO-s, dolën me një qëndrim në lidhje me këtë rast, por
versioni final për incidentin ngritë pikëpyetje
serioze. Fillimisht nga aleanca e NATO-s, u deklaru që forcat serbe e kishin
shkaktu rastin, një deklarim të tillë e kishte bërë edhe zëdhënësi i Pentagonit
Kenneth Bacon, që kishte deklaruar që avionët jugosllav ishin përdorur për të
sulmuar konvoji i të zhvendosurve Shqipëtar. Këtë e kishte theksuar edhe një
dëshmitar dhe i mbijetuar i rastit, që kishte pasur disa makina ushtarake serbe
të përziera në konvojin e refugjatëve, gjegjësisht një tjetër kishte deklaruar që makinat ushtarake serbe
përziheshin nëpër konvojin e refugjatëve. Zëdhënsi i Pentagonit, Bacon, kishte
theksuar që gjenerali Klark kishte pranuar raporte që vërtetonin që konvoji i
refugjatëve ishte goditur nga forcat serbe, pasiqë avionët e NATO-s kishin
goditur makinat ushtarake.
Sipas
burimeve serbe, që i mveshej ky krim NATO-s, thuhej që ishin vrarë 82 dhe ishin
plagosur 50 sipas Komitetit për përpilimin e të dhënave për krimet kundër
njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, kurse sipas Librit të Badhë të
Jugosllavisë, jepej shifra prej 73 të vrarëve dhe 36 të plagosurve.
Mirëpo
më 15 prill 1999, në një konferencë për medie në Bruksel, gjenerali Marani nga
NATO, kishte pranuar që avionët e NATO-s, gabimisht kanë goditur një konvoj të
refugjatëve Shqipëtar dhe shprehte keqardhje, e i cili deklaronte që 1 ose dy
avionë ishin përfshirë në këtë incident.
Më
16 prill 1999, Jamie Shea, zëdhënësi i NATO-s, deklaron që kishte ndodhur vetëm
një incident, që kishte rezultu me viktima civile në veri të Gjakovës, por
kishte kërkuar nga gazetarët që të kërkonin
shpjegime nga Beogradi për incidentet tjera në afërsi të Gjakovës, më 14
prill, e që vendin e ngjarjes e kishin vizituar edhe gazetarë të huaj.
Edhe
në Librin e Bardhë, Ministria e Jashtme e Serbisë, e përshkruan kështu
situatën, thekson që në predhën e parë, janë vrarë 12 refugjatë shqiptar,
kryesisht gra e fëmijë, pastaj refugjatët braktisën karvanin dhe kërkuan
strehim në shtëpinë e Sadi Hasanaj, ku NATO, sërish i bombardoi duke vrarë edhe
7 persona, e që të tjerët kishin ikur për në mal, kurse i kishte identifikuar
policia serbe 4 viktima( Martin Hasanaj, Lekë Hasanaj, Sali Gjokaj, Shkëndije
Gjokaj), kurse 6 të plagosur ishin dërguar në repartin e kirurgjisë në spitalin
e Gjakovës. Në goditjen me raketë nga NATO, në rrugën mes fshatit Mejë dhe
Gjakovës, thuhet se ishin vrarë 20 persona përfshirë edhe 5 fëmijë. Kurse tek
Ura e Terzijve në fshatin Bishtazhin,
ishin sipas citimit të dëshmitarit rreth 20-30 persona në traktorin e
parë me rimorkio që ishte shkatërruar tërësisht dhe nga traktori i dytë 6
persona, e që në vendin e ngjarjes ishin gjetur 15 trupa. Mirëpo në këtë rast
përmendet që ishin plagosur edhe disa polic serb që siç thuhet “kishin qenë në
detyrë të rregullt” të Stacionit policor të Gjakovës: Pavle Zhuviq i plagosur
lehtë, Milan Shqepanoviq( tronditje), Bozhidar Vukiqeviq( i ishin plasur
timpanat e veshit) dhe Bozhidar Dimiq i plagosur rëndë në pjesën e poshtme të
këmbës së majtë. Vazhdon pastaj për
rastin e Gradishit, ku thuhet se NATO, kishte shkrepur 4 raketa dhe kishte shkatërruar
2 traktor, një makinë Mercedes dhe një kamion. Në Spitalin e Gjakovës, kishin kërkuar mjekim 6 burra, 17 gra dhe 8 fëmijë e që një prej
tyre kishte vdekur pas dhënijes së ndihmës mjekësore. Shënohej që 56 persona
ishin vrarë të të dy gjinive dhe 36 ishin lënduar.
Në
total numri i të vrarëve sipas Librit të Bardhë, ishte si vijon: në Madanaj 19
të vrarë dhe 6 të plagosur, në Mejë 20 të vrarë, tek Ura e Terzijve 15 të
vrarë, në fshatin Gradish 1 i vrarë, kurse në gjitha këto kishin mbetur 37 të plagosur,
43 persona ishin sjellur në spital 2 prej të cilëve kishin vdekur, dhe në
fshatin Brekoc ishin 4 persona të vrarë, e që në total 61 persona të vrarë dhe 41 të plagosur. Sipas
Raportit final për Prokurorin, nga Komiteti i themeluar për rishikimin e
kampanjës së bombardimit kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, theksohej
që në total ishin vrarë 70-75 dhe ishin plagosur rreth 100, kurse citon Librin
e Bardhë, që ishin vrarë 73 dhe plagosur 36.
Gazetarët
ndërkombëtar kishin gjetur prova materiale si dhe dëshmitar okular që jepnin
fotografi të ndryshme nga ato të dhëna nga NATO. Aty paraqitej që nuk ishte
vetëm një sulm në një fluturim, por ishin në 4 vendndodhje. Madje dëshmitarët
okular tregonin që avionët lëshoheshin
në pikiatë, lëshonin bombën dhe ktheheshin sërish, e disa reporter besonin që
kishin prova materiale që jepnin indikacione që ishin përdorur bomba kasetore(
nënmunicione).
Tanjug
raportonte që edhe 3 polic serb të cilët
siguronin zonën për konvojin e refugjatëve ishin vrarë nga bombardimi i
NATO-s.
Në
Selinë qendrore të NATO-s, më 17 prill gjenerali Marani, refuzoi të përgjegjet
duke arsyetuar se është çështje e hetimit që duhet të pritet, në lidhje me
numrin e avionëve të NATO-s, që kanë kryer këtë sulm dhe sa bomba janë hedhur. Më
19 prill 1999, gjeneral brigade Daniel O. Leaf, prezenton rezultatet finale të
NATO-s, në lidhje me incidentin dhe thekson që kishin ndodhur dy sulme në dy
caqe të ndara, e para ishte në verilindje të Gjakovës, ku avionët e NATO-s
kishin goditur me dy bomba makinat civile dhe rasti i dytë kishte ndodhur në
rrugën për në Prizren, në juglindje të Gjakovës, ku kishin goditur një kolonë,
e cila dukej si kolonë ushtarake, por me gjasë mund të kenë qenë civil në dy
lokacionet. Por gjenerali Leaf, deklaronte që ishin përfshi disa avion, por që
asnjëri nuk ka zbritur në lartësi më të ultë me rastin e lëshimit të bombave
dhe se të gjitha bombat që janë përdorur kanë qenë GBU-12 me dirigjim laserik,
e që të kundërtën e japin edhe dëshmitarët okular dhe të mbijetuarit që avionët
kanë bërë pikijatë kur kanë lëshu bombat dhe pretendimin e reporterëve që kanë
hedhur bomba me nënmunicione. Madje gjeneral brigade Leaf, theksonte që avioni
F-16, kishte goditur makinën ushtarake serbe e pastaj forcat serbe kishin
sulmuar me granata thërmuese dhe bomba dore konvojin e civilëve dhe se NATO,
nuk kishte përdorur nënmunicione.
Derisa
sulmi i dytë në juglindje të Gjakovës, ndodhi sipas shpjegimit të gjeneral
brigadës Leaf, kur piloti hulumtonte një kolonë me më shumë se 100 makina nëse
ishte ushtarake ose jo dhe ai ishte i bindur që ishte kolonë ushtarake në bazë
të pamjes dhe ngjyrës së njejtë të 20
makinave të para që shiheshin nga ajri dhe se mbanin distancë, ritëm dhe
lëvizje karakteristike të lëvizjeve ushtarake. Por shkaku që mund të ishte
kolonë e refugjatëve civil të shpërngulur brenda vendit, ishte diskutuar më
shumë me ABCCC( Airborne Command Control and Communications), kishin ndërmarr
masa paraprake shtesë për ta verifikuar validitetin e cakut, por që nuk e
zbuluan e që lëshuan një seri bombash një orë e gjysmë pas sulmit të parë, e që
pas hedhjes së disa bombave rreth 40 minuta më vonë sulmi ishte suspenduar,
duke dyshuar që konvoji ishte më i gjatë sesa kolonat e forcave serbe zakonisht
që lëviznin, edhe pse i kishin verifiku sërish edhe me dylbi nga pilotët,
sërish ishin bindur që ishin makina ushtarake dhe me mundësi të makinave civile
brenda kolonës së tillë.
Por
gjeneral brigade Leaf, duke u referu edhe në dëshmitarët beson që forcat serbe
e kanë përdorur konvojin si mburojë njerzore dhe makinat ushtarake dhe policore
i kishin vendosur në krye të kolonës dhe se Serbia i kishte lejuar reporterët e
medieve të huaja të shkonin në vendin e ngjarjes vetëm një ditë të plotë më
vonë, e që ishte e mjaftueshme kjo kohë për t’i hequr të gjitha makinat
ushtarake dhe pjestarëte e tyre nga
vendi i ngjarjes.
Sipas
raportimeve të medieve serbe, thuhej për mbi 80 viktima, kurse reporterët
theksonin për rreth 20 viktima shumica e të cilëve nuk dukeshin viktima të
bombardimit të NATO-s. Theksohej që kishte prova që serbët e kishin sulmuar
kolonën poashtu duke u bazu në raporte nga terreni dhe dëshmitarë të
intervistuar nga OSBE, ku shihej që një kolonë e gjatë e refugjatëve në
juglindje të Gjakovës. Madje refugjatët kishin deklaruar që sulmi kishte
ndodhur nga fluturimi i ajroplanit MiG, në lartësi të ultë dhe që kishin hedhur
municione kasetore dhe granata nga helikopteri. Derisa zyrtarët e NATO-s,
theksonin që avionët e tyre nuk kanë fluturuar ultë, nuk kanë përdorë në këtë
rast bomba me nënmunicione dhe nuk kanë përdorë as helikopter. Me fillimin e
sulmit të dytë nga bombat e NATO-s, dëshmitarët tregojnë që janë sulmuar edhe nga mortajat e forcave
serbe.
Në
lidhje me procedurat për aprovimin e një sulmi të NATO-s, pas rastit të goditjes së gabuar të avionëve të NATO-s, në
afërsi të Gjakovës, u kërku nga pilotët që të identifikonin edhe vizuelisht
caqet nëse në afërsi ka civilë. E që për të shmangur gabimet në të ardhmen,
pilotët kishin kërkuar nga kontrollorët ajror të tyre, që me rastin e shkrepjes
së projektilëve a lëshimit të bombave të bëjnë pikijatë për ta identifiku
cakun, duke u ulur nga 15.000 këmbë në 8.000 këmbë dhe përsëri pastaj të
ringriten në tavanin prej 15.000 këmbësh.
Në
një intervistë kryeministri Britanik Tony Blair, reflektonte mbi bombardimin e
Radio televizionit shtetëror të Serbisë vetëm pak ditë pas rastit të
bombardimit të gabuar në afërsi të Gjakovës, më 23 prill bombardohet qëllimisht
Radio televizioni shtetëror i Serbisë. Ndër të tjerat theksonte kryeministri
Britanik, që ishte edhe arsyeja që ky televizion manipulonte me
pamjet video të bombardimit të
gabuar nga avionët e NATO-s të konvojit të refugjatëve Shqipëtar në afërsi të
Gjakovës e të cilat rishpërndaheshin në mediet perëndimore në këtë mënyrë minonte
mbështetjen e luftës brenda aleancës së NATO-s.
Raportit
final për Prokurorin, nga Komiteti i themeluar për rishikimin e kampanjës së
bombardimit kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, siç gjenerali Klark
theksonte që në vazhdimësi forcat serbe përziheshin me konvojin civil, derisa
zyrtarët e NATO-s theksonin që konvoji dukej plotësisht ushtarak si për nga
lëvizja, madhësia, forma, ngjyra, hapësira mes tyre, shpejtësia e lëvizjes. Por
mbi bazë të arsyetimit, rekomandon që nuk ka bazë për hetim as në këtë rast.
NATO
ka bërë hetim siç u tha dhe ka dhënë versionin e ngjarjes, autoritetet
pushtuese serbe gjithashtu kanë shfrytëzu edhe në maksimum rastin, kurse vetëm
Institucionet e Republikës së Kosovës, as pas më shumë se dy dekadash, nuk kanë
bërë as gjënë më të vogël, pos fjalimeve dhe lotëve të krokodilit, në tubimet
përkujtimore të kësaj masakre.
Më: 27.04.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.