| E merkure, 27.04.2022, 08:44 PM |
Kështjella që pret gurët, dorën dhe mendjën e njeriut për ta rindertuar
Nga
Nue Oroshi
Shqipëria
është një kopsht shkemborëi Evropës Juglindore shkruante dikur doajeni i
letrave shqipe Faik Konica. Këtu është fjala për Shqiperinë Etnike dhe jo për
Shqipërinë e cunguar.Kështjella me emrin Shqipëri ka kohë që i ka humbur rruga
në oborr dhe e pret dorën dhe mendjen e
njeriut shqiptar që ta ndërtoj këtë kështjellë e cila u shkatërrua e u
rindërtua nëpër periudha të ndryshme kohore. Edhe pse shpeshherë kjo kështjellë
u shkatërrua gurët gjithmonë i qëndruan afër dhe mvarësisht se në cilën
periudhë kohore ishim vetvetja dhe kur kishim në udhëheqje atdhetarë dhe
pushtetarë që e donin shqiptarinë ajo kështjellë ndërtohej e prapë digjej e
shkatërrohej.Murët e kësaj kështjelle janë shperndarë sot anë e kënd trojeve
shqiptare dhe mvarësisht se në cilën pjesë të kësaj kështjelle të shqiptarisë
gjindet janë krijuar edhe divergjenca të ndryshme.
Dikush
pret që kështjella të ndërtohet me gurët e saj dhe të vazhdon punën dhe
drejtimin e duhur ashtu siç e kanë vazhduar shqiptarët që orientimin kombëtar
dhe politik e kishin me moton se dielli shqiptar lind në përendim.Dikush e
shihte dhe e sheh edhe sot e kësaj dite diellin të lind në lindjen e errësuar
kurse dikush nuk e sheh fare diellin shqiptar por i merr gurët e kështjellës
një nga një dhe i shpërndanë nëpër vende të ndryshme, nëper vende që janë anmiq
shekullor të shqiptarëve.Nuk ka gjë më
të dhimshme kur i sheh vëllezërit e gjuhës,gjakut dhe flamurit që janë në
krahun e pushtuesve të huaj qoftë ata pushtues karpatian apo pushtues
aziatik.Dhe deri sa zanat e malit e luajnë lojën e shtojzavalleve në mërmerin e
gurtë ende nuk kemi arritur ti shënojmë emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre
atdhetarve shqiptarë që u sakrifikuan për shqiptari dhe që gjatë tërë jetës së
tyre sakrifikuan që ti mbledhin gurët e kështjellës për ta ndërtuar kështjellen
e rrënuar.
Është
edhe me e dhimshme kur kështjellën e shkatrrojnë edhe ata që kanë detyrim dhe pushtet
për ta ndërtuarë atë.Dhe kur loja e qiellit është bashkuar me rrezet e diellit
për ta bërë shpërndarjen e reve në lartësinë qiellore një drejtues vrojton me
kujdes se pse jemi kundër vetvetes.Deri kur ne shqiptarët do të ndërtojmë e do
të shkatërrojmë.Dhjetë ndërtojmë e
njëqind prishin.
Kjo
legjendë e vjetër ka të bëj edhe me shkembinjët,tokën,detin dhe nëntokën.E
dikush ende pret një lajm të mirë se dikush më në fund do të mendon esull që
shqiptaria të bashkohet dhe kështjella e mbetur në gjysmë, të rindertohët më
ndjenjën e shpirtit Arbëror djelmnia dhe vajzëria shqiptare do të niset drejt
ndërtimit të kështjellës shekullore.E di se gjatë kësaj rruge për ringritjen e
Kështjellës për bërjen e Shqipërisë Etnike do të takojmë edhe shumë cungje të cilët
nuk janë të vetdishëm për demin që po i shkaktojnë ndërtimit të kështjellës
shekullore.Këtyre zhurmagjive duhet t´iu thuhet njëherë e përgjithmon stop.
Shqiptarizma
është mbi të gjitha kurse ata që punojnë kundër shqiptarizmës dhe flasin shqip
duhet ti shenojmë me emër dhe mbiemër.Natyrisht përmes gjuhës se fakteve dhe jo
lojës së fjalëve.Shqipëria si kopsht shkëmbor, Shqipëria si vend detar dhe vend
i mineraleve dhe turizmit malor e detar duhët të rindërtohet.Ajo duhet të
rindërtohet e plotë dhe jo e pjesërishme.Çdo punë që nuk është kryer e plotë ka
qarë mbrapa dhe kjo qarje,denesje apo gjëmim ka shkaktuar plagë dhe ka lënë
mbrapa shumë plagë shpuese të cilat na kanë përcjellur shekuj me radhë.Koha që
po e jetojmë po e pret njeriun shqiptar që ta futë në veprim mendjën e
shëndoshë dhe veprimin bujar që të ndërtohet vendi i shqiponjave.Ndërtimi nuk
mund të bëhet me lakmitarët,që e treguan fytyrën e tyre të vërtetë, tradhtarët,
besëthyerit e përlyesit. Por ndërtimi duhet të bëhet me ata që në rend të parë e
shohin Shqipërinë-Shqipëri. Kështjella po pret ta ndërtojmë.Gurët janë
afër.Duhet vetëm ta vendosim mendjën në veprim dhe të largojmë aty këtu ndonjë
cung që ka mbetur në rrugë.E deri sa të mendojmë për largimimin e cungjeve në
rrugë dielli ka filluar të jep shkëndijat e ti me shpërndarjen e rrezeve kurse
skaj një oxhaku dëgjohej porosia e burrit atdhetar.Porosi brezave Shqipërinë
Etnike.Apo pa Kosovën, Shqipëria gjithmonë ka me qenë e sakatume.