| E hene, 25.04.2022, 06:03 PM |
Enver Bytyçi:
Peticioni
qe po nenshkruhet me kaq shpejtesi, me te cilin i kerkohet administrates se
Presidentit Biden largimi i ambasadores Kim, eshte unik ne historine e
marredhenieve te shtetit shqiptar me SHBA-te!
Sa
lexova ne permbajtjen e ketij peticioni me rezulton se ai nuk drejtohet ne
asnje aspekt kunder SHBA-ve! Ne kete rast sqaroj se dogma sipas se ciles
ambasadorja perfaqeson Presidentin amerikan eshte thjesht nje mekanizem
mashtrimi. Presidenti emeron ambasadoret. Por po ta pyesesh se kush eshte
ambasador(e) ne Shqiperi apo ne shume vende tjera, ai nuk ua di emrin.
Ne
cdo vend te botes ambasadoret kane tager presidencial. Por ata japin llogari
vetem te kryediplomati i vendit te tyre. Rralle here, shume rralle, ndodh qe
ata te japin llogari te kryeministri ose presidenti i vendit. Ambasadorja Kim
eshte vartese e sekretarit te Shtetit dhe jo e presidentit! Prandaj dhe lidhjet
e saj me departamentin e shtetit jane te perditshme! Nderkohe pervoja na
deshmon se shpesh here departamenti i Shtetit eshte praktikisht nje pushtet me
vete, gati i pavarur nga Presidenti.
Nga
ana tjeter verej se ky peticion nuk ka te beje thjesht me ose mos shpalljen e
liderit historik te se djathtes, Sali Berisha non-grata! Problemi me i madh qe
shqeteson shqiptaret lidhet me ate pse zonja Kim perkrah e mbeshtet nje qeveri
kriminale te shnderruar tashme ne nje organizate mafioze ne Shqiperi? Perse ajo
nuk i denoncoi asnjehere aferat korruptive te kryeministrit, zv.kryeministrit
dhe ministrave ne detyre te Edi Rames? Perse nuk denon aferat e kryebashkiakut
te Tiranes? Perse ajo mbron dhe mbeshtet me fanatizem njerez qe nuk kane
mbeshtetjen e demokrateve ne kampin e se djathtes?
Por
duhet thene gjithashtu se me problematike mbetet nderhyrja e saj te prokuroret
dhe gjykatesit shqiptare edhe per ceshtje ne hetim ose ne procedure gjyqesore!
Kjo ka bere qe drejtesia te vuaje nga presionet e ambasadores, njesoj sic
vuante dhe vuan nga presionet e politikes! Ky eshte skandal!
Se
fundi mund te them se ky peticion synon thellimin e bashkepunimit te sinqerte
te Shqiperise dhe te shqiptareve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes,
bashkepunim te cilin zonja Kim e ka kufizuar dhe katandis si nje marredhenie
midis Edi Rames dhe Departamentit te Shtetit! Pertej Departamentit te Shtetit
Edi Rama nuk ka mundur te shkoje ne dhjete vjet qeverisje!