| E diele, 24.04.2022, 04:58 PM |
Katër sqarime rreth deklaratës së DASH
Nga
Enver Bytyçi
“Sulmet
e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të
Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata
që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë
përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e DASH ndaj kërkesës së Berishes qe te
ndalojne nderhyrjet e zonjes Kim ne drejtesi!
Per
sqarim, aq sa besoj unë:
1.
Nëse Juri Kim ndërhyn në drejtësinë dhe politikat e brendshme në emër të
presidentit amerikan, atëherë problemi është shumë serioz! Nëse emrohet opozita
për të mbrojtur një qeveri që zbraz Shqipërinë nga shqiptarët, atëherë ky na
qenka plan amerikan! Shqiptarët duhet të vihen së paku në dijeni për çfarë
plani ekziston!
2.
Berisha nuk po sulmon. Po mbrohet nga sulmet e Juri Kim. Prandaj shprehja
„sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores amerikane“ është manipulim i të
vërtetës!
3.
Ata që merren me korrupsion gjenden çdo ditë në shqërinë e Juri Kim! Mos na
hapni barkun me ato përgjegjësitë selektive që kërkohen! Kreu i organizatës
kriminale në Shqipëri vepron nën mbrojtjen e Juri Kim! Këtë duhet ta dijë DASH!
4.
Është sajuar shprehja „minimi e minuesit e demokracisë“ edhe në akuzën e zotit
Blinken kundër Sali Berishës! Ndërkohë DASH çdo vit e kritikon Edi Ramën për
autoritarizëm!
Është
një konflikt i thellë midis „minuesit“ imagjinar e pa pushtet, Berisha dhe
rrënuesit real të demokracisë shqiptare, Rama!
Shqiptarët
nuk presin e nuk duan të rrëzojnë nga pushteti Berishën. Ai, që prej një dekade
është thjesht një kritik i paepur i shkallmuesve të denokracisë shqiptare,
tashmë e shndërruar në grup kriminal të strukturuar!
Prandaj
ajo shprehje nuk ngjit te shqiptarët!