| E shtune, 23.04.2022, 06:37 PM |
Skandali Veteranët:
KËRCËNIMI ME JETË I
PROKURORIT ELEZ BLAKAJ!
- V I J O N -
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Në
dabatin e zhvilluar për skandalin "Veteranët", gjenaral Agim Çeku dhe
Shkumbin Demaliaj, e konsiderojnë si "betejë të humbur" të prokurorit
Elez Blakaj! Ata anashkalojnë shantazhin dhe kërcënimin, të bërë nga
kryeministri Haradinaj dhe deputeti
Shkumbin Demaliaj, i cili qe arrestuar, pikërisht, për kërcënimin e bërë
ndaj zotëri Blakaj. Tamam, si "Komora" italiane! Të trimëruar nga
këta dhe personalisht prokurori Lumezi, me vartësit e tij, nga Këshilli
Prokurorial, banda e banditër numerikë, terrorizuan, me mesazhe e telefonata,
prokurorin Blakaj dhe familjen e tij të gjerë, me kërcënime me jetë! Të gjthë
këtë maskaradë zyrtare, e vezhgoi, nga afër, Ambasada Amerikane në Prishtinë, e
cila e tërhoqi me urgjencë, Prokurorin Blakaj, në SHBA. Kjo është edhe arsyeja
e dorëheqjes të kryeministrit Haradinaj. Të tjerat janë broçkulla!
Prokurori
dinjitoz Elez Blakaj, profesional dhe i guximshëm, seleksionoi dhe skarcoi më
shumë se 19.000 veteranë të rremë, madje, në një kohë rekorde. Realisht, deri
atëherë, ishin 33.600 veteranë të rremë. Tashmë, kjo shifër është rritur dhe
vazhdon të rritet! Fillimisht, prokurorin Blakaj, e mbështeti edhe vet
Prokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se "janë tej 19 mijë
veteranë të rremë"! Por, krejt papritur, Lumezi iu bashkua akuzës të
kryeministrit Haradinaj, kundër kolegut të tij Blakaj, madje, vrazhdët, pa etikë,
pamoralshëm, pacipshëm, dhe, skajshëm, brutal!
Të
një mendje me prokurorin Blakaj, ishin edhe presidenti Thaçi, kryeparlamentari
Veseli, komandantët e Zonës të Drenicës dhe e gjithë garda e komandantëve
profesional luftëbërës të FARK-ut. Megjithatë, asgjë nuk e shpëtoi, nga
ndëshkimi, prokurorin Elez Blakaj! Akuzuesit u kapën pas pak emrave të
veteranëve, të prapavijës, të hequr nga lista e veteranëve, bazuar në
pavlefshmërinë e formularëve të mbushur, të cilët, me korrigjimin e tyre,
sërishmi përfitonin.
Gjeneral
Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për luftëtarët e Shqipërisë, thotë se
"kam dorëzuar listën plotore, prej fiks 186 veteranëve nga Shqipëria, të
angazhuar në Luftën e Kosovës. Por, tani gëzojnë pensionin 3.000
"veteranë" dhe ky numër vazhdon të rritet mëtej! Për këtë askush nuk
më ka konsultuar mua, si kryetar legjitim i kësaj Organizate"!!! Gjeneral
Butka flet me emër e mbiemër, për komandantët që kanë dhënë, më saktë, shitur
"Deshmitë e Veteranit" dhe bizneset që kanë hapur ata, me sekserët e
tyre, në Shqipëri! Këto të dhëna, kryetari Spiro Butka, i ka bërë publike dhe
ka polemizuar në mediet e Shqipërisë,
dhe të Kosovës, me "falsifikatorët abuzues", siç i quan ata,
kolonjari, Gjeneral Butka.
Me
largimin e dhunshëm, të Prokurorit Elez Blakaj, pse prokurori Aleksandër
Lumezi, me lukuninë e tij, Këshillin Prokurorial, nuk vazhdoi verifikimin dhe
spastrimin e listave emërore, gjegjësisht, veteranët e rremë?! Pse heshti
qeveria, shteti dhe i gjithë Sistemi i Drejtësisë korruptive!? Pse pengohet,
arbitrarisht e poshtërsisht, Vettingu, testimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve,
kërkesë kjo edhe e BE-së?! Pse u anashkalua dhe u refuzua Ambasada Britaneze,
si monitoruese, këshillë-dhënëse, në çështjen e Vettingut?!
Dhe,
keni fytyrë të kërkoni vazhdimin e mandateve, brenda klanit, korruptiv e
kriminal, edhe pse keni stivuar shumë mijëra dosje kriminale, në pritje të
skadencës, parashkrimit të afateve, të lëndëve gjyqësore, me paramendim dhe
qëllime korruptive. Kundër këtyre pisllëqeve duhet të protestojë populli i
Kosovës, pa u lënë hapësirë manipulative, sharlatanëve të tipit Rrahman Jashari
e Faton Klinaku, me kërkesat e tyre irracionale, hiç reale, që i kalojnë
mundësitë buxhetore aktuale shtetërore. Ata dhe shumë të tjerë si ata, në
Kosovë, janë në një linjë me Serbinë dhe aleatën e saj, Rusinë, në shantazhimin
dhe kërcënimin, që i bëjnë popullit dhe shtetit të Kosovës! Dhe, megjithatë,
heshtë populli dhe shteti - njëherësh!! E tmerrshme!
- V i j o n -