| E shtune, 16.04.2022, 08:43 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
JEZU KRISHTI
U RINGJALL!
DITA E
PASHKVE !
Vllazen
e Motra Shqiptarë! Ju uroj Festen e Madhe të Pashkëve!
Neser
me 17 Prill 2022, besimtarët Katolik në mbarë Boten festojnë festen e
Ringjalljes së Jezu Krishtit, pra Festen e Pashkve. Njëherit edhe kujtimet e
Kësaj Feste në vitet e shkueme të diktaturës së tiranit pashoq Ever Hoxha, kanë
vendin e vet në memorien historike të Popullit vuejtun Shqiptar.
Pa
hy në detaje të historisë së pashkrueme të Besimtarve Katolik Shqiptarë, sot
fatkeqsisht, mund të themi se perditë e mashumë i afrohemi greminës së
rrezikshme të ripersëritjes së historisë së barbarizmit, jo vetem nga maska e
quejtun “rilindje komuniste”, po edhe nga politika qeveritare e një
kryeministri antishqiptar, me të gjitha cilsitë ma të flliqta të disa prej
atyne “katolikve” që në 1946 dhe 1967, i
sherbyen sigurimit kriminal të shtetit.
Por
rreziku ma i madh i këtyne bishave antiatdhetare fotokopjo të prindve të tyne,
asht shpikja antiveriore e “Ballkanit Hapur”, që tue dhunue rininë e pleqninë
me u largue nga Atdheu, po i lirohet vendi sllavo – anadollakve me zhdukë me
themel pikrisht krahinat e mrekullueshme të ruejtjes së traditës dhe të
virtyteve të çmueshme të Maleve tona, burime të pashterrshme dhe të pavdekshme
të idealeve shpirtnore të pasuesve të Gjergj Kastriotit. Ishte në Rinas në 1997
e Madhja Nanë Tereza, që Ju lut Zotit: “Hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar
!”, e na ka 25 vjetë, që nuk po e kuptojmë as sot ate!
Në
se politika qeveritare e kryeministrit Edi Rama, vazhdon me i sherbye Serbisë
ashtusi deri tashti, në perputhje të plotë me lëshimet greke e turke, Shqipnia
ka ditët e numrueme per shpërbamjen e Saj.
Dhe
fatkeqsia ma e madhe e Shqipnisë sot asht “mungesa e një fikut”.
Kur
Krishti ishte në Kopshtin e Gjetsemanit, xhullijtë para se me shkue aty per me
e marrë dhe me Kryqzue, per siguri morën me vete Juden, i cili kur ju afrue Krishtit,
e “puthi” per me i tregue xhullijve se “Ky asht Krishti!”.
Juda
kur pau se shka po banin xhullijt me Krishtin, shkoi drejtë tek një fik dhe aty
e mbylli vepren e tradhëtisë së vet ndaj Krishtit. Mos harroni kurr, se kur një
shtet nuk ka ligj me dënue tradhëtinë ndaj Atdheut, atëherë ajo veper
tradhëtare e sejcilit qeveritar, shlyhet vetem “nën degen e fikut”!
Po
bahen plot 110 vjetë që qeveritarët e Shqipnisë, njeni mbas tjeterit, po i mbushin xhepat vetem per interesat e veta,
dhe asnjë nuk po mendon per një veper të mirë në sherbim t’ Atdheut. E pra,
edhe At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Ded Gjo’ Luli, Imzot
Luigj Bumçi, Preng Cali, At Mati Prennushi, Imzot Frano Gjini, Imzot Ernesto
Çoba, Don Mark Hasi, Don Ndre Zadeja, Don Lazer Shantoja, Don Ded Maçaj, Imzot
Jul Bonatti, At Anton Harapi e deri tek At Pjeter Mëshkalla, të gjithë ishin
Shqiptar, po asnjeni nuk ka mendue me perfundue asnjëherë “nën degen e
fikut”...
Shumë
vite perpara Dita e Pashkëve ishte edhe Ditë per pajtim Gjaqesh!
Shkatrroni
“Murin e Shkumbinit”, o Vllazen e Motra Shqiptarë t’ Jugut!
Shqipnia
asht VETEM NJË ! Nxirrni nga Vorrezat e fanatizmit shkrimtarët:
Frano
ALKAJ, Pashk BABI, At Pashko BARDHI OFM.
(OFM, Urdhni Françeskan)
Don
Ndue BITYQI, Martin CAMAJ, Kostë A. ÇEKREZI, Nikoll DAKA, Guljelm DEDA,
At
Benedikt DEMA OFM., Mark DEMA, Imzot
Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)
Qemal
DRAÇINI, At Gjergj FISHTA OFM., Filip FISHTA, Kristo FLOQI, Ded GAJTANI,
Don
Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar), Karl GURAKUQI, At Daniel GJEÇAJ OFM.,
Pashko
GJEÇI, At Shtjefen GJEÇOV OFM., At Anton HARAPI
OFM., Zef M. HARAPI.
At
Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit), Et’hem HAXHIADEMI, Imz. Gjon N. KAZAZI,
Vangjel
KOÇA, Ernest KOLIQI, Muzine KOKOLARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA,
Lame
KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Konstantin KOTE, At Donat KURTI OFM.,
Anton
LOGORECI, Mati LOGORECI, Krist MALOKU, At Ambroz MARLASKAJ OFM.,
At
Luigj MARLEKAJ OFM., Don Nikoll
MAZRREKU, Branko MERXHANI, Hilë MOSI,
At
Pjeter MËSHKALLA SJ, Skender BUÇPAPAJ, Lef NOSI, At Bernardin PALAJ OFM.
Gjergj
PEKMEZI, Arshi PIPA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI),
Imzot
Vinçenc PRENNUSHI OFM., Don Engjëll
RADOJA, Bajame HOXHA ÇELIKU,
Namik
RESSULI, At Justin RROTA OFM., Helena
LULI, Zef SCHIRO Jr. (I riu),
Cuk
SIMONI, Gjon SINISHTA, Don Aleksandër SIRDANI, At Marin SIRDANI OFM.,
Stavro
SKENDI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), Don Lazër SHANTOJA ( Y.)
Gjush
SHELDIJA, Simon SHUTERIQI, Kolë THAÇI, Luigj THAÇI, Don Ndre ZADEJA,
At
Zef VALENTINI SJ., Ndoc VASIJA, At Anton
ZANONI S.J., Zeqir LUSHAJ,
Pjeter
ZARISHI, Tajar ZAVALANI, Zef ZORBA, Sami REPISHTI, Zef NDOKILLIA.
Shqipnia
ka nevojë per Vllaznim, miqësi dhe bujari! Filloni me letersinë!
Ju
uroj që kjo Festë e Madhe të pajtojnë Gjaqet e prishuna n’ Atdhe!
Të
sjellin Paqë, Miqësi dhe Vllaznim nder Trojet Kastriotit – Skenderbeut, Nanë
Terezes dhe At Gjergj Fishtës e Ibrahim Rrugovës!
Melbourne,
16 Prill 2022.