| E premte, 15.04.2022, 05:47 PM |
SHTIGJEVE TË HISTORISË SË FISEVE TË VERIUT
- UDHËTIM NË VEPRËN E DOM GASPËR GURAKUQIT
“FISET E VERIUT DHE DIOQEZAT”, BOTOI “PAKTI” 2019 -
NGA
VLASH PRENDI
Para pak kohësh,
në tregun e librit historik shqiptar, erdhi si me magji një vepër e ve?antë, e personalitetit të shquar,
misionarit të fesë dhe historianit të njohur Gaspër Gurakuqi “Fiset e veriut
dhe dioqezat”, botuar nga SHB “Pakti, në vitin 2019, pasardhes i denjë i fisit
të njohur të gurakuqëve të Shkodrës, të cilin ma dhuroi miku im Besnik Paci,
pasardhës i të madhit atë Gjergj Fishta. Është një vepër shumë interesante, qe
ngërthen në vetvete mjaft data historike, të dhëna dhe shpjegime të
domosdoshme, që deri në ditët tona, nuk njiheshin.
Gaspër Gurakuqi
lindi në qytetin e Shkodrës më 22 dhjetor 1885, pasardhës i patriotit të shquar
Luigj Gurakuqi, i cili mësimet e para i mori në Kolegjën Saveriane dhe më vonë
në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitet 1909 – 1911, kreu studimet e larta në
universitetin e Insbrucut. Sapo perfundoi studimet, pikërisht më 1911 u
shungurua meshtar, pak kohë punoi në Shkodër, pastaj u vendos në Zadrimë, ku
veproi si meshtar për rreth 50 vjetë. Si? kujtojnë bashkëkohësit e tij, kishte një bibliotekë shumë të pasur, por shumë libra i patën
humbur, ndërsa një pjesë e tyre iu dhuruan bibliotekës së Lezhës. Dëshira për
të shkruar e kishte tunduar qe në rini, më vonë botoi disa artikuj historikë të
gjatë “Blinishti” dhe “Dioqeza e Sapës”. Kishte pasion historinë, sepse kishte
kulturë dhe njohje të thellë të problemeve të traditës historike, prandaj
shkruante vazhdimisht për këto problem. E finalizoi punën e tij studimore duke
shkruar veprën “Nëpër Zadrimë, Pukë e Mirditë”, një material mjaft i pasur me
të dhëna historike, dokumenta, mendime,
etnogtafi, antropologji etj.
Vepra më e re e
dom Gaspër Gurakuqit, është një finalizim i një pune të mundimshme kërkimore
dhe shkencore disa vje?are, prandaj vepra ka vlera të ve?anta, sidomis në aspektin historik,
sepse autori hedh dritë në shumë ?ështje që më
parë nuk njiheshin. Vepra ngërthen të dhëna historike të katër dio?ezave më kryesore në vendin tonë, si ajo e Shkodrës,
Sapës, Pukës dhe Mirditës, ku bën një analizë të saktë të dioqezavë, gjendjes
së tyre, emertimit të fshatrave, gojëdhënave dhe popullsisë së këtyre zonave.
Tek personaliteti i dom Gasprit, shkrihen në unitet të plotë niveli intelektual me metodën dialiktike të
të studiuarit, kopetanca profesionale me pasionin për të gjurmuar dhe studiuar
historinë e vendit të tij. Edhe në vitet më të vështira, kur gjëndja ekonomike
dhe politike e popullit tonë ishte tepër e rëndë, Ai punoi me durim dhe
këmbëngulje duke na lënë trashëgimi të ?muar mjaft studime dhe vepra me vlera të padiskutueshme
historike.
Materiali që kemi
sot në duar, është përgatitur dhe perkthyer me kritere profesionale nga dr.
Leka Ndoja, i cili ka bërë një pune të lavdërueshme në sistemimin dhe
shpjegimin e materialeve, të cilat kanë koherencë kohore dhe historike. Dom
Gaspër Gurakuqi vjen para lexuesit si
studiues i talentuar, që shkruan me frymëzim dhe ka arritur të dallojë
funksionin e rëndësishëm shoqërorë të dokumentave historike në jetën e një
populli, të prëceptojë mirë ndikimin e dokumentave historike në lashtësinë e
ekzistencës së kombit tonë. Në këtë vepër, ku mbizotërojnë arsyetime sintetike
historike, ku flitet për jetën në dioqeza, fshatra, prejardhjen etimologjike të
emrit të tyre, numrin e popullsisë, lexuesi mëson nocione të reja për emra, prejardhje
fisesh, jetë njerëzish, numër popullsie etj. Në këtë kuadër, autori merr në
shqyrtim prejardhjen e fiseve, origjinën e tyre duke
i bazuar të dhënat në dokumenta historike, gojëdhëna dhe legjenda, që jo rrallë
kanë vendosur piketa të rëndësishme në faktet historike. Duke folur për
historinë e fisit të tij, gurakuqtë e Shkodrës, autori na ban me dije se
prejardhja e tyre është nga fshati Gurakuq i ?ermenikës, duke dhënë edhe arsyen e vendosjes së tyre në
Shkodër. Fisi i madh i gurakuqëve, pati themeluar edhe fshatin me të njejtin
emer që ndodhet edhe sot në ?ermenikë, i cili
në vitin 1917 numëronte 280 shtëpi me 1820 banorë. Gurakuqët qene larguar nga ?ermenika pasi kishin ekzekutuar një
pasha turk, dhe ishin vendosur në Shirokë dhe më vonë në Shkodër. Ishin Derë e
njohur, nga e cila patën dalë patriotë, atdhetarë, krijues dhe shkrimtarë të
shquar si Luigj Gurakuqi, Mark Gurakuqi, Zef Gurakuqi, Romeo Gurakuqi, por edhe
meshtarë të njohur si dom Pjetër Gurakuqi, dom Jak Gurakuqi, dom Zef Gurakuqi,
dom Gaspër Gurakuqi etj.
Dom Gaspër
Gurakuqi, e shikon punën plot passion të hulumtuesituesit, nga pozita e
studiuesit të mirëfilltë, i cili interesohet për të shfletuar sa më shumë
dolumenta, për të dëgjuar sa më shumë opinione, legjenda, gojëdhëna mbi
formimin dhe prejardhjen e fiseve. Tek prejardhja dhe përhapja e fisit Paci,
autori na thotë se e ka prejardhjen nga Mazreku, me sa duket ardhur dikur nga
familja e njohur Pazzi, afër Firencës, që shekuj më parë qenë vendosur në
fshatin Mazrek të Daj?it, por qenë shpërngulur prej andej,
pasi në këtë zonë pati rënë sëmundja e murtajës. Me interes është këmbëngulja e
dom Gasprit për të zbuluar të vërtetën dhe kjo nuk vonon, sepse Alfons Paci i
shkruan nga Bombei – Indi, se një përfaqësues i familjes Paci, pati hyrë në
sherbin në ushtrinë e Venedikut për të luftuar kundër ushtrisë osmane dhe ka
gjasa të mos jetë kthyer më, duke qëndruar dhe krijuar familje e më vonë fis në
Shkodër. E rëndësishme është të theksohet se dom Gaspër Gurakuqi është ndër të
parët që përcakton sakët prejardhjen e Padër Gjergj Fishtës, homerit shqiptar,
ku thotë se:”…2mirë, po Pacaj ka edhe në shumëvende të veriut të
Shqipnisë.Pacajt në lagjen e katundit të Lekaj të Shalës, në katundin Gjegjan
të Kushnenit të Mirditës, Paci në krahinën e Byty?it, Pacaj në katundin Domgjon të Fandës…(Prej Pacajsh të
Domgjonit të Fandës asht i ramë fisi i Pater Gjergj Fishtës në Fishtë). Më tej,
autori ndalet tek faktet dhe argumentët e prejardhjes së fiseve Bushati,
Heqimi, Shllaku, Plani dhe Lacaj, për të cilët flet me kompetencë dhe njohuri
të plota për prejardhjen e fiseve dhe fshatrave, ndarjen në lagje, numrin e
shtëpive, numrin e frymëve.
Një pjesë të
konsiderueshme të materialit studimorë, dom Gaspër Gurakuqi ia ka kushtuar
Dioqezit të Sapës, ose Zadrimës ku ka shërbyer si meshtar për rreth 48 vjet.
Autori ndalohet tek rajoni ku ka shërbyer duke na bërë me dije se në rajonin e
Sapes binin në sy dy emërtime, Daj?i dhe Krytha,
fshatra shumë të afërt me njëri – tjetrin.Nëse Daj? përmendet edhe në ditët tona, Krytha është shuar nga
murtaja dhe nuk njihet dhe as ekziston më. Sipas dokumentëve, mendohet se
Krytha ka qënë lagje Ulqinit me rreth 16 familje nga mendohet të ketë dalë edhe
ipeshkvi i Shkodres Fran?esk Cruta, që
sherbu në vitet e largëta 1640 – 1646, për të cilin flet edhe Carlo Pooten,
marrë nga Daniele Farlati, për historinë e dioqezave. Nga ky ipeshkv që shërbeu
në Sapë, thuhet se mori edhe emrin fshati Krythe, që më vonë u shua. Për të
treguar urrejtjen që kishin zadrimorët ndaj pushtuesit osman, autori na sjellsi
shembull edhe historinë e sarajit të Daj?it, pronë vezirit të
Shkodrës Mustafa Pasha, të cilin zadrimorët e patën djegë rreth vitit 1911.
Vepra e dom Gaspër Gurakuqit, është origjinale, jo vetëm statistikore, por edhe
përshkruese. Me mjeshtëri, autori përshkruan menyrën e djegjes së sarajeve të
Daj?it, mjetet e përdorura, përsonat që
morën pjesë dhe pasojat. Duke parë heroizmin e pashoq të malësorëve të
Zadrimës, autori si mjeshtër i letrave pati shkruar edhe një këngë, në vargjet
e së cilës thuhet:…Pushkën n’dorë e Zotin ndimës, / Zbardhja faqen sot
Zadrimës! / Lshou Ndoc Kola trim i qitun, / Begut n’mujsh kun me ja njitun, /
Mark n’i la? Begut imanë, / Sot korit ke Gegë
Dodanë, / …Vrap Gegë Zefi, posi rrfe, / N’Fang të Nënshatit n’pa? rrah be! / Gjaku i shoqit t’u dersh n’tokë, / Të gjithve u thrret: - Ku
jeni shokë! Një përshkrim mjaft emocional i luftës të trimave zadrimorë me
forcat e Mustafa Pashës kur digjen sarajet e Daj?it. Prandaj kjo vepër ka rëndësi të ve?antë të studiohet, sepse autori
pasqyron jetën e popullit në rrjedhat e historisë, përpjekjet e tij për liri,
prejardhjen e tij dhe zhvillimin demografik. Shpreh aspiratat dhe idealet e
popullit, e shikon botën e atëhershme me syrin e popullit dhe mishëron figurat
historike si pjesë e pandarë e popullit. Një moment me rëndësi në libër është
edhe moment i hapjes së shkollës së parë dë Daj?. Meritë e padiskutueshme e autorit është se shkolla
është hapur nga dom Gaspër Gurakuqi më 16 qërshor të vitit 1930 dhe mësues i parë
ka qënë vetë meshtari, detyrë të cilën e ka filluar me dy fëmijë, Tomë Gazullin
dhe Pjetër Lumëshin, por deri në vitin 1932, numri i nxënësve shkoi në dhjetë.
Autori merr në
shqyrtim edhe përbërjen e fshatit Bal?, pjesë e juridiksionit të Zadrimës, ku fiset kryesore shënohen: Kryezez -
banorë të ardhur nga Malsia e Lezhës, Skuraj – banorë të ardhur nga Skuraj i
Kurbinit, Letaj – banorë të ardhur nga Gjakova, Gojani – banorë të ardhur nga
Gojani i Pukës, Troshani – banorë të ardhur nga Troshani i Lezhës. Duhet
theksuar se dom Gaspri sjell para nesh një material të besueshëm studimor, me
argument të forta historike. Duke trajtuar ?ështjen e historisë kombëtare, kryesisht nga pozita
dokumentare dhe reale, studiuesi bëhet edhe më i besueshëm nga lexuesi. Të
gjitha këto arsyetime historike ruajnë vlera të pakrahasueshme edhe për kohën e
sotme dhe janëmbështetje e fuqishme për studiuesit dhe njerzit e letrane për të
ndri?uar sadopak të rejat e historisë
sonë. Me një stilt ë pelqyeshëm dhe tërheqës, autori përshkruan edhe Dioqezin i
Pultit, të cilin e ka vizituar bashkë më Imz. Gjergj Koletsin në vitin 1925. Ai
konstaton rënien e konsiderueshme të numrit të popullsisë si rezultat i
lëvizjeve demografike, si? është rasti i
Dushit, i cili në vitin 1834 pati 60 shtëpi dhe 480 frymë, më 1917 – 407 frymë,
ndërsa më 1946 – 440 frymë, të gjithë të fesë katolike. Autori na ban me dije
se Këqira u formua nga katër vllazën, të cilët formuan katër lagje Palaj,
Lepri, Mardodaj, Nikaj. Ai na zbulon se emri Kë?irë, në relacionet imz. Shtjefën Gasprit del Calcira,
sipas tij, në këtë fshat ka gurë të shumrë gëlqerorë, por edhe fshatarët e
Kë?irës ishin mjeshtër të prodhimit të
saj. Në këtë kuadër, autori merr në shqyrtim edhe fshatrat Koman, Qelëz,
Berishë dhe Iballe, të cilat shpjegohen me të njëjtën metodologji historike,
duke na dhënë të dhëna, persona dhe emertime interesante.
Një kapitull të ve?antë autori i kushton gjenealogjisë së
Mirditës, duke u ndalur në fillim tek fshati Mnelë, emertimin e të cilit e kërkon
tek emertimet romake, madje kështu mendon për disa fshatra të kësaj krahine.
Kështu, Mnela mund të vijë nga emir romak Fontanella, na thotë dom
Gaspri, ndërsa Vigu përbëhej nga 60 shtëpi të fiseve nga Oroshi, Kashnjeti dhe
Ka?inari. Autori mendon se emir Vig mund
të vijë nga emertimi romak Vic’us, si dhe Fregna, nga Fegena – ae,
(qytezë afër Romës), ku romakët mund të kenë pasur koloni. Më tej autori na
flet për Fanën, ku thekson se kjo krahinë përbëhet nga pesë katunde: Bijsak,
Domgjon, Xhyxhë, Konaj, Shgjin. Për Bisakun e sotëm, na ban me dije se ka ra ma
i pari në Fandë, janë rrët 60 shtëpiprej Tha?i dhe i thonë Bijsak sepse ishte djalë prej bijës Tha?it. Ndërsa Domgjoni përbëhej nga 150
shtëpi që vijnë nga 5 barqe: Kokaj, Kolëpepaj – bajraktar, Kazaj, Gjokazaj,
Lacaj etj.
Janë me shumë
interes mendimet që parashtron dom Gaspër Gurakuqi, rreth historisë së këtyre
dioqezave, prejardhjen, topomiminë dhe popullsinë e tyre, ku është bashkuar
puna e mundimëshme e misionarit me pasionin e historianit të mirëfilltë. Duke u
marrë për një kohë të gjatë me këto ?ështje, ai ka
arritur të japë mendime dhe të shtrojë ?ështje historike të panjohura më parë. Të gjitha këto
mendime dhe ide, në themel janë një tjetër afirmim me vlerëi historisë së
popullit tonë, lashtësisë së tij, nje ndihmesë tepër e rëndësishme në studimet
tona historike.