Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë

| E premte, 15.04.2022, 04:17 PM |


Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë

Nga Gjon Keka

Poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta i cili u bë figura mbizotëruese dhe referenca e shumë albanologëve europian ishte i nderuar edhe nga Austria perandorake e asja kohe me urdhërinë e Kryqit të Kalorësit.

Poashtu edhe arekologu dhe atdhetari i madh Shtjefën Gjeçovi i cili nxorri Kanunin e Lekës dhe u bë referenca e shumë autorëve europian, ishte i vlerësuar dhe nderuar me urdhërin perandorak Kryqi i Kalorësit, dekoracion lufte.

Figura tjetër atdhetare e kombit tonë që e nderuar me urdhër perndorak ishte Bajram Curri, i cili u nderua me urdhërin e Perandorit Franc Jozef, dekoracion lufte.

Të dekoruarit tjerë më urdhëra të ndryshëm janë edhe Luigj Gurakuqi dhe shumë figura tjera atdhetare shqiptare.

Dokumentet studiuesi dhe autori Gjon Keka i ka gjetë në arkivin shtetëror të Vjenës në kuadër të hulumtimeve të tij mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe historinë e kombit tonë.