| E enjte, 14.04.2022, 09:27 PM |
Për çfarë na duhet
Shqipëria?!
Nga
Leonora Laçi
Çfarë
na duhen gurët, deti e mali kur ska jetë njerëzish t'i mbush ato?!
Zot
kujt ia fale këto bukuri?! Atij që sy artisti s'ka, atij që nuk e mbron atë çka
është e bukur, çka është me vlerë. Atij që për hir të pasurimit individual
shkatërron dhe trashegiminë kulturore.
Çfarë
na duhet personifikimi "perla e Ballkanit" kur s'ka vogelushë që
hedhin hapat e parë në to ?!
Pse
na duhet historia kur jemi kaq harraq ?!
Pse
na duhet lashtësia kur e betonizojmë me vetëdije ?!
Pse
na duhet Shqipëria kur duam të ikim një orë e më parë?!
Çfarë
na duhet shkollimi kur rrugëve të botës banorë të dorës së dytë do të jemi ?!
Çfarë
na duhet demokracia, kur shitemi e blihemi nga politika ?!
Çfarë
na duhet liria, kur sapo na jepet abuzojmë.
Çfarë
na duhet krenaria fallco, kur shqiparët i njeh bota mësë shumti për mafian ?!
Çfarë
na duhet vitaliteti i rinisë kur punë me pak lek nuk bëjnë ?!
Çfarë
na duhet atdheu kur këto nuk i duam ?!
Çfarë
na duhet e ardhmja në një vend pa të ardhme ?!
Kësaj
i thonë vetëvrasje.
Çfarë
na duhen filozofët kur injorantet të mbyllin gojën ?!
Çfarë
na duhet intelektuali kur mendim nuk i merr kush?!
...
E
pse me duhet vendi im kur dhe aty fillon të ndjehesh i huaj ?!
Kur
dyert të perplasen vazhdimisht por t'i s'ndalesh së besuari. Kur në sy të
rrahin shpatullat e pas krahve të shajnë.
Kur
premtime bëjnë e kurrë si mbajnë dhe vazhdojnë e këmbëngulin që ti s'këmbëngule
sa duhet. Ajo për mua nuk ishte këmbëngulje por servilosje.
Kur
kualifikimi yt është mbi pozicionin që ti aplikon.
Kur
qyteti yt bëhet i pasigurt ndonëse mbahet si djep i kulturës e tashme ngjanë si
djep i vrasjeve pa autor.
Kur
ai që dje të urrente e tani ta ka nevojen për interesa te veta.
Kur
fjala të ngec në fyt pse do të ruash vendin e punës.
Kur
jeta të behet monotone edhe pse i ke të gjitha.
Kur
gjithçka rreth teje s'ka më kuptim, kënaqësi më s'merr.
Kur
politikës i humb shija dhe opozita nuk ekziston.
Kur
vlerësimi i njeriut është nën zero...
E
çka më duhet Shqipëria ?!