| E merkure, 13.04.2022, 06:35 PM |
30 vjet nga heqja e yllit të kuq komunist
Nga
Kastriot Dervishi
Ligji
nr.7558, datë 7.4.1992 “Për flamurin, stemën, kryeqytetin e Republikës së
Shqipërisë dhe himnin kombëtar”, përbëhej nga 7 nene. Në të u vendos heqja e
yllit të kuq komunist nga flamuri dhe kapela ushtarake. Me këtë ligj u
përcaktuan edhe kryeqyteti dhe himni kombëtar. Nga ky ligj, duke qenë se shteti
ende nuk kishte përgatitur simbolet e reja, kapelat e ushtarakëve në periudhën
prill-shtator 1992 paraqiteshin si në foto. Heqja e yllit nga kapelat e
ushtarakëve të forcave të armatosura, u bë më 13.4.1992. Shqipëria hoqi kësisoj
një simbol të urryer komunist.
(Në
foto një ushtarak me kapele pa simbol në periudhën prill-shtator 1992).