| E marte, 12.04.2022, 07:51 PM |
Kuvendi i Shqipërisë është një grup njerëzish të pavullnetshëm të zgjedhur nga të paaftët për të bërë të pamundurën
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Gjurmët e mia ishin të qarta para meje, para se t'i
kisha vënë ato. Kam mësuar t'u besoj këmbëve të mia. Zakonisht më çojnë atje ku
po shkoj, është vetëm një çështje për t'i lënë ato të punojnë në paqe. Unë isha
i lirë. Gjurmët ishin të vdekura. Bari u ngrit dhe brohoriti.
***
Një atdhe nuk është një atdhe
përpara se një njeri të ketë qenë atje. Një qenie njerëzore nuk është një qenie
njerëzore para se të ketë një atdhe.
Ka kaq shumë gjëra për të cilat duhet të
rikthehem dhe kaq pak për të pritur me padurim sa që pothuajse të humbas nga
sytë se ku po shkoj.
Jeta e shqiptarëve është një
pishinë bosh. Nëse ka një ton bazë në atë
që shkruaj tashmë në këto 20 vjet, është të kuptuarit se pothuajse gjithçka ka
marrë fund nëse nuk zgjoheni menjëherë për të nxjerrë zvarrë nga Kuvendi dhe
t`i burgosni rrugaçët kryesor (ju e dini mirë se kush janë ata maskarenj) -
për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Njëkohësisht, për
të shpëtuar dinjitetin tuaj që me vite ua fyen dhe merr nëpër këmbë regjimi
antikombëtar i mafiozit të stërzgjatur që s`ka pikë dinjiteti. Mercenarit që
nëpërmes “Ballkani i hapur” dhe jo vetëm, është vënë në shërbim
të serbo-sllavizmit të cilët në 100 vitet e fundit kanë kryer shumë masakra dhe
gjenocide të tmerrshme ndaj nesh vetëm pse jemi shqiptarë.
Shtetit amë, Shqipërisë, i
mungojnë bazat themelore të një shoqërie të gjallë dhe të qëndrueshme.
Popullata patjetër të bashkohet sa më shpejtë që
është e mundur që të shpëtojnë vendin nga një regjim i ligë i lidhur me krimin.
Deti i mbledh lumenjtë. Të gjithë njerëzit liridashës duhet të punojnë për të shporrur regjimin
e mercenarëve oligark komunist-enverist që janë në shërbim të armiqve tradicionalë
të Kombit dhe pushtuesve (copëtuesve) të trojeve tona stërgjyshore, duhet për
të ndihmuar që ta kthejnë vendin e tyre në rrugën e demokracisë, si të
ndërtojnë institucionet demokratike dhe si të zhvillojnë një shoqëri të
qëndrueshme të gjallë.
Fatkeqësisht,
akoma nuk e shoh të ndodhë. Nuk ekziston një opozitë. Ajo që shoh është se
mijëra e mijëra bashkëkombës të rinj po ikin nga vendi i tyre. Pra, shanset që
shoqëria shqiptare të ketë numrin e nevojshëm të njerëzve, të gatshëm të
luftojnë brenda vendit për të rifituar demokracinë, zvogëlohen çdo ditë.
Gjatë disa viteve, regjimi i sulltanit të
stërzgjatur ka forcuar gradualisht kontrollin e tij ndaj atyre pak mediave të
pavarura. Ai nuk i lejon ato të fokusohen në korrupsion, krim dhe çështje të
tjera të denja për kritika.
Një regjim që nuk toleron
kritikat drejtohet nga frika. E vërteta perceptohet si një kërcënim. Kur të
gjitha kritikat heshtin, propaganda zyrtare bëhet dominuese.
Liria e shprehjes dhe e shtypit në Shqipëri janë
cenuar në mënyrë sistematike prej disa vitesh. Dëgjoj se ligji i ri për mediat
e bën vepër penale publikimin e të ashtuquajturave “lajme të rreme”.
Është vetëm një term tjetër për lajmet që autoritetet e regjimit nuk i pëlqejnë
dhe që devijojnë nga propaganda zyrtare e sulltanit të droguar nga kanabisi që
ka kapur për fyti vendin.
Vitet e fundit, është bërë
errësirë. Vetëm “kryeministri” joligjor (që i ka vjedhur ose paguar votat)
vendos se çfarë duhet të mendojë dhe çfarë duhet të dijë populli shqiptar. Dhe,
në errësirë ??e vërteta vdes.
Çfarë bëjnë shumica e shqiptarëve në Shqipëri?
Pothuajse asgjë. Nga të gjitha shtetet e tjera komuniste ish-autoritare
evropiane, vetëm shqiptarët janë ulur në hu të gardhit duke lënë liderët e tyre
autoritarë të luajnë me ta teatër kukullash.
Qëndrimi pasiv i shqiptarëve ndaj liderëve të
tyre të korruptuar të përfshirë në tradhti kombëtare dhe krimin e organizuar,
si dhe mungesa e vullnetit për të kërkuar ndryshim pozitiv, do t'i kafshojë në
qafë përfundimisht.
Gjatë gjithë historisë, ka rezultuar shumë e
vështirë për të hequr qafe despotët. Despotët kanë nevojë për mbështetjen e
shumë njerëzve për të vazhduar rrënimin.
Shumica prej nesh janë frikacakë, egoistë të
dobët dhe kundërshtues ndaj “konflikteve” të domosdoshme, dhe nuk
shikojnë më larg se hunda. Është në dorën e vetë shqiptarëve nëse zgjedhin ta
kenë një regjim të tillë, dhe u takon atyre të formojnë të ardhmen e tyre. Dashuria
për atdheun është të përmbahesh nga shkatërrimi i tij. Aftësia për t'u
emocionuar pa frenime dhe dyshime është një cilësi që duhet kultivuar.
***
Lufta për pushtet në politikë
është shenjë e «shëndetshme».
Mediat (e regjimit) shkruajnë me
entuziazëm dhe dëshirë për lojëra politike, ndërsa dallimet reale politike
shpërfillen në heshtje. Pse? Dhe si mund të kryhet në mënyrë të
shëndetshme? Po, ndoshta është më e rëndësishme se kurrë të mendosh për pyetje
të tilla.
Luftë në Evropë ka, Rusia fashiste-naziste kryen
gjenocidin e radhës, por kemi pasur edhe atë që sipas standardeve normale mund
të quhet një luftë 30-vjeçare në politikën “demokratike”
shqiptare. Nëse do t'i besojmë gazetarisë politike shqiptare, thelbi i luftës
për pushtet në trojet tona është servilizmi, hajnia, kanabisi, nepotizmi,
intriga, trafikimi i qenieve njerëzore, grindjet, konfliktet personale me
shkopinj, me lopata, me thika, me pistoleta, me pushkë e raketa.
PS: Ka dy lloje njerëzish: ata
që bëjnë punën dhe ata që marrin meritat. Mundohuni të jeni në grupin e parë.
Aty konkurrenca është më e vogël.
Unë shoh pranverën duke kaluar
nëpër botë,
e lë të qeshurën e saj të
gjelbër,
dhe ka një marrëveshje me
diellin.