| E marte, 12.04.2022, 07:34 PM |
TESTAMENTI I MIRËSISË
(baladë
rapsodike për gruan shqiptare në shekuj)
Nga
Albert HABAZAJ
Që
kur dielli ësht’ parë,
Shqiptarka
s’ka bërë pazar.
Nderi,
familja, qëndresa,
Kup’
e art’ frymë me shpresa,
Me
famë Teuta ilire,
Dha
e mori dritë me yje.
Shkëlqeu
shpata, kama, huta,
Vajzat
shqipe janë Teuta.
Bija,
nëna, gjyshe - dada,
Lirikë
mbushur balada.
Zonjë
e Vlorës dhe Kaninës,
Dhemb
krenari e Rugjinës.
Gulçon
Shushica, Shkumbini:
“O
male të lartë, qysh flini?!”
Çermenika,
Mokra, Shpati,
Djepe
ku u përkund fati.
Rrudhur
e plakur Sopoti,
Mori
bekim Kastrioti.
Donika,
princesh’ e bukur,
Besnike,
shqiponj’ e flutur.
Lindën
viset arbërore
Dhe
Angjelinën shenjtore.
Gjergj
Golemi Araniti
Perandorinë
e tronditi.
Mbretëreshë
e malevè,
Nor’
e Kelmendit mbi rè.
Trëndelinë
për lirinë
Admiralja
Bubulinë.
Dora
d’Istria në Evropë
Qe,
kur thonë, me pesë shokë!
Yll
i bukur i kulturës,
Elena
- ballë furtunës.
Shota
dhe Tring’ e Malësisë
Dy
lule të trimërisë.
Moj
Maro Konda me forë,
Plumb
- në buzë me dy taborë.
Shpirti
rebel s’jep haraçe,
Shkrep
rrufe Miro Tërbaçe.
“Përpara,
o burra, djema!”
Prin
në luftë Sado Koshena.
Dhe
fisnikja Maro Mokra
I
tha vëllait ç’ësh’ motra.
Anjezë
Gonxhe Bojaxhiu,
Shenjtore
me frymë njeriu.
Nënë
e Botës, Shën Tereza
Tha:
“Për botën yje ndeza”…
Musine
e ëndrrave,
Moj
Lulja e dhembjeve.
Zonja
Çurret, Margaritat
Ndriçojnë
dhe kur fiken dritat…
Nermin
Vlora engjëllore
Për
Kombin Ambasadore.
10
Shqiponjat e Tërbaçit
Me
këngë e valle kaçi.
Këto
gratë e Shqipërisë,
Testamenti
Mirësisë.