Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Xhamitë e kishat nuk duhet të jenë bankat e krimit, injorancës dhe huajësimit

| E marte, 12.04.2022, 07:58 PM |


XHAMITË E KISHAT NUK  DUHET TË JENË  BANKAT E KRIMIT, INJORANCËS DHE TË HUAJËSIMIT

Nga Xhemal Ahmeti

Ka disa debilë që fyejnë në inbox dhe kërcënojnë se po nuk i hoqa statuset për organizimin kulturor të diasporës...pastaj çka? Problemi se janë anonimusë. Fyejnë me profile të falsifikuara. Siç thash nuk pritja kaq shumë mbështetje në idenë time. Problemi i këtyre debilëve është se i mashtrojnë rrethet e tyre duke u thënë se unë jam kundër myslimanëve, islamit, pra besimit të njerëzve, qenkam konvertit, ateist a ku ta di çka. Jo nuk jam atesit, as konvertit, as mysliman, as katolik, as budist e më hiç kundër besimit të dikujt. Jam unë me besimin tim personal ndryshe nga ato të turmave - por kjo është privatësi. As jam i shkolluar e as nuk e kam atë kulturë e vepër të jem kundër të drejtës së dikujt në besim. Kurrë. Do ta kisha armik edhe familjen time të ngushtë në Maqedoni. Nuk besoj se gjeni dikë që e kam fyer pse beson. Apo se kam besuar religjionin e këtij apo atij. Përkundrazi u urrej ju që i instrumentalizoni ato, fetë e tyre për krimet, psikopatitë dhe agjenturat për të cilat punoni.

Këta i mashtrojnë tjerët me anti-myslimanizmin tim për ti fshehur synimet e tyre: duke keqpërdorur besimtarët të bëjnë pushtet, pare; të vazhdojnë me përdhunimin dhe instrumentalizimin e tyre gjersa t'i bëjnë gjithë antishqiptarë, pra për të feshur lloçin që e ka kapitali i tyre pervers. Këta shkojnë aq larg saqë edhe paguajnë njerëz për tu deklaruar turq pa qenë fare e plotë të drejtimit. Nuk mjaftojnë vetëm emrat dhe abuzimi i fëmijëve. Ata bëjnë kështu për t'i fshehur maskarrëllëqet e tyre se bëjnë biznes, lajna para, krime, manipulime. I kanë shndrruar tempujt e myslimanëve në instrumente mafioze: për ti pastruar paratë pa pyetur se kush ua jep dhe prej kujt i marrin. I detyrojnë fëmijët të veshen e zhveshen; i fshehin ato prej shkollave dhe i detyrojnë mektepeve. Duke qenë fëmijë sistemi diktati e di se çka do të ndodhë me ta. Prandaj u luftoj - deri në fund. Bëjnë çmos dhe atë duke u qujatur edhe qendra shqiptare. Ndaluni sa nuk është vonë. Mos i mashtroni besimtarët dhe mos përdhunoni fenë e tyre duke i bërë kundër vetes. Ua them një gjë, se këtu në Zvicër do të keni shumë probleme, dhe jo vetëm. Mos më bëni kërcënime e fyerje në inbox se nuk ndikojnë asgjë, humbni kohë. Jam në të drejtë. As frikë nuk u kam fare. U njoh. Dhe bëj kështu jo se i urrej myslimanët e mi porse i dua. Ju do të humbni, ashtu siç humbët në kohën e Jugosllavisë. Edhe atëherë ishit shumica absolute kundër meje. Por u pordhët bashkë sistemin. E këta politikanët e sotëm veprojnë si ata të djeshmit - u zhvasin sa të munden dhe sapo të ashpërsohet sistemi të parët o do tu kriminalizojnë për ta mbrojtur veten o do tu tallin siç bëni Edi Rama për çdo ditë të ramazanit.