| E hene, 11.04.2022, 07:59 PM |
Kur polici e arreston policin, bie imazhi i shtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
aksionit javë më parë të “Pika 1”, të arrestimit të 48 punonjësve policorë dhe
dy zyrtarëve doganor, vazhdoi vala e dytë e arrestimeve “Pika 2”, ku janë
arrestuar së paku edhe 30 punonjës të tjerë policorë nën dyshimin për vepra
penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”!
“Pika 2”, paralajmërim i
arrestimeve të reja politike
Sikurse
aksioni i parë “Pika 1”, edhe aksioni i dytë “PIKA 2” për ryshfet dhe
keqpërdorim të pozitës zyrtare, nën urdhërat e politikës, i udhëhequr nga
Inspektorati Policorë i Kosovës (IPK) në bashkëpunim më Prokurorinë Speciale po
vazhdojnë të “pastrojnë” institucionin më kredibil në Kosovë!
Sipas
njoftimit të IPK-së, thuhet se këtij aksioni i paraprinë një hetim një vjeçar i
strukturave të sigurisë, përkthyer në gjuhën politike, i bie se, nga ardhja në
pushtet e “Qeverisë së shpresës” ka filluar operacioni “fshesa” i koduar në
“Pika…” në oborrin më të pastër të institucionit shtetëror, duke i lënë në
harresë të plotë “oborret” më të ndotura nga korrupsioni dhe krimi i
organizuar, siq janë ato të: Qeverisë, Presidencës, Parlamentit, Gjykatatave
dhe Prokurorive!
Nuk
janë aspak kredibile arsyetimet e IPK-së, se ndërmarrja e veprimeve policore ka
për qëllim fuqizimin e “integritetit policor”! Në fakt, ky është vetëm
preteksti i arrestimeve, pasi dyshohet se është duke ndodhur e kundërta, ajo e
kapjes së sistemit të sigurisë nga politika me largimin e policëve dhe
zyrtarëve të lartë doganor për shkak të bindjeve politike dhe pikëpamjeve
ideologjike.
Pikë pas pike po
njolloset një faqe e bardhë e institucionit më kredibil shtetërorë
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur arrestohet një zyrtar shtetëror për 2.5 euro (dy
euro e gjysmë) të supozuara si “marrje ryshfeti”, qoftë ai punëtorë i
administratës, polic apo doganier! Kjo, përveqse qesharake është edhe
paradoksale në shtetin e varfër të politikanëve të pasurur skajshmërisht.
Aksionet
e koduara me emrin “Pika 1” dhe “Pika 2”, i cili rezultoi me mbi 80 polic dhe
zyrtarë shtetëror të arrestuar në pikat doganore, pa asnjë arrestim të nivelit
të lartë shtetërorë është shqetësim për të ardhmen e shtetit tonë!
Kur
polici arreston policin, përveqse bie imazhi i shtetit, humbet besimi kolegial
në mesin e policëve i cili rezulton me rritjen e kriminalitetit dhe nepotizmit
në nivelet e larta të institucioneve shtetërore.
Kur
e themë ketë e arsyetoj me faktin se në të gjitha shtetet demokratike ku
funksionon ligji dhe sistemi i drejtësisë, kur evidentohen shkelje ligjore të
zyrtarëve shtetërorë nuk ndodhin arrestime spektakulare siq ndodhin në vendin
tonë, por paraprakisht ndërmerren masa këshilluese dhe ndëshkuese ndaj
individit me qëllim të vetëdijësimit e tek pastaj merret vendimi për largim nga
puna dhe rasti kalohet në prokurori për vazhdimin eventual të procedurave
gjyqësore!
Një kafe e “paligjshme”
e policëve kosovarë më e kushtueshme sesa një darkë e shijshme e zyrtarëve të
lartë shtetërorë
Arrestimet
spektakulare të policëve dhe doganierëve është duke i qitur hije të zezë
imazhit pozitiv të Policisë dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi.
Nuk
mund të arsyetohen me asgjë arrestimet spektakulare të zyrtarëve policorë, pasi
ato kanë mundur të ndodhin pa pompozitet dhe pa spektakle televizive, për
faktin se në rastin konkret, akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve policorë nuk
përbëjnë krim të organizuar, por vetëm dyshime të supozuara për ryshfet dhe
keqpërdorime të vogla dhe të papërfillshme, në krahasim me aferat abuzuese që
ndodhin në baza ditore në institucionet e larta shtetërore.
Një
kafe e “paligjshme” e një zyrtari policorë nuk krahasohet me dreka e darka të
përditshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe as me koston e udhëtimeve
jashtë shtetit dhe vizitave familjare të udhëheqësve të lartë shtetërorë me
paratë e taksapaguesve të varfër kosovarë!
Por,
ja që një kafe e “paligjshme” e një polici kosovarë, përveqse e barasvlershme
me drekat dhe darkat e zyrtarëve të lartë shtetërorë, po konsiderohet edhe
vepër penale në shtetin e politikanëve më të pasur në rajon! Paradoksalisht,
njerëzit e varfër dhe shtresat e ulëta të shoqërisë arrestohen dhe dërgohen në
vuajtje të dënimit për një karroc dru dhe një kafe “ryshfet”, ndërsa abuzuesit
e nivelit të lartë dhe hajdutët e milionave nga thesari i shtetit lirohen në
“mungesë” të provave ose dënohen me kusht që të jenë më kujdesshëm në vjedhjet
e radhës!