| E premte, 08.04.2022, 08:25 PM |
ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PRRALLA TË KLONUARA KEQ
Nga
Saimir Lolja
Dielli është drita
e jetës mbi Tokë dhe prandaj arbërit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe
shekulli kur perandorinë e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi
përfundimisht cipa fetare e krishterë. Caku i Errësimit, domethënë i mos
nderimit të diellit, qe Marrëveshja e Milanos më 313 e shpallur prej perandorit
romak ilirit Flavius Valerius Constantinus. Pjesa perëndimore e saj u
fik në vitin 476 kurse ajo lindore vazhdoi e mugët deri më 1453. Me zhdukjen
dhe djegien e tërë shkollave, universiteteve e bibliotekave Europës i ra një
errësirë që do t’i mbahej të paktën 1000 vite. Si me magji, nuk pati më qytete
e pastërti por vetëm kasolle me kashtë e baltë. Të vetmit që lexonin e
shkruanin me porosi ishin murgjërit. Qëllimi ishte të harrohej qytetërimi dhe
zhvillimi i mëhershëm i njerëzimit dhe të mbushej boshllëku për të shkuarën me
një përfytyrim të gënjeshtërt për të.
Në shekullin V
murgu Fabius Planciades Fulgentius botoi në latinisht për murgjërit e
tjerë librin Mythologiæ, që fjalë për fjalë domethënë Shkenca e të
Pavërtetës. Meqenëse ay libër nuk do të anonte peshoren po të ishte vetëm, në
të njëjtën kohë u krijuan edhe vjershat Iliada, Odiseja dhe Eneada. Për dy të
parat caktuan si autor emrin Homer dhe shekullin VIII p.e.s. Tjetrën ia caktuan
vjershëtarit romak Publius Vergilius Maro (70 – 19 p.e.s.) ndërkohë që
prej tij ishte vjersha blegtore ILLYRUS dhe ajo bujqësore ARBANUS. Jetëshkrimi
i tij mbetet i mjegullt. Vjershat e tij janë ndryshe nga Eneada edhe si lloj
edhe si përmbajtje. Titullin e vjershës blegtore e kaluan në Eclogae
kurse atë bujqësore në Georgica. Që të shtohej vërtetësia e dëshiruar me
kalimin e shekujve, vjershat Eclogae, Georgica dhe Eneada u
lidhën si dorëshkrime me vizatime në fashikujt Vergilius Vaticanus në
shekullin IV dhe Vergilius Romanus në shekullin V. Të dy tituj e
urdhëruar Eclogae e Georgica as nuk janë latinisht as nuk gjenden
në këto fashikuj në Bibliotekën e Vatikanit (https://digi.vatlib.it).
Një gjë bën përshtypje në ato vizatime me ngjyra se niveli i tyre barazohet me
çka prodhojnë nxënësit e shkollës fillore tani.
Njihen mbi 2000 krijime
apo kopjime prej murgjëve në copëza fletësh ose fashikuj dhe përkthime për
autorin Homer. “Perënditë” në ata fashikuj u krijuan qëllimisht që t’i jepnin
lashtësisë përfytyrim fetar (me jo nderim të diellit), në ngjashmëri me atë që
përhapin dhiatat simotra jahudite, kishtare e moslemane. Të gjithë fashikujt e
dorëshkrimet që lidhen me trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada që kur u ngjizën
kanë qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e kishës si qëllim dhe mjete të saj.
Përkthimet krijuese në anglisht të trekëndëshit Iliada-Odiseja-Eneada morën
udhë në shekullin XVI. Në vitin 1685, vjershëtari anglez Matthew Prior
shkrojti një “Përqeshje për përkthyesit bashkëkohorë” kur edhe vjershëtari
anglez John Dryden, i cili do të botonte përkthimin e tij të Eneadës më
1697, merrej si shembull për t’u përqeshur. Vetëm për Eneadën, 30 përkthime të
ndryshme nga përkthyes mbretnorë ishin në qarkullim në Angli në fund të
shekullit XVII. Vjershëtari anglez William Cowper shkruante në
parathënien e përkthimit të tij të Iliadës më 1791: “Nuk kam lënë gjë. Nuk kam
shpikur gjë”.
Ndërsa murgjërit
kryenin detyra çbotimi e botimi, priftërinjtë ngurtësonin turmat popullore me
fenë e krishterë. Inkuizicioni i shekujve XII - XIX dënonte çdo njeri që
dyshohej se i kishte lindur një shkëndijë e të menduarit ndryshe. Në vitin
1567, autori venecian Natalis Comes botoi në latinisht për freskim
rradhorin me dhjetë vëllime të titulluar Mythologiae. Që atëherë,
Rilindja Europiane e madhështisë së lashtë e pati atë rradhor si një dorë
mendore për të pikturuar fytyrën e lashtësisë. Ndikimi i tij vazhdon dhe sot
botohen shkrime, libra e vulosen doktorata “shkencore” në fushën e Mitologjisë
(alb.), domethënë në Shkencën e të Pavërtetës.
Thuhet se murgu Proclus
Lychus i shekullit V përmendi gjashtë vjersha prrallore pa autorë, të cilat
tani i quajnë Cikli i Vjershave Epike. Ato qëndrojnë dorë për dore me vjershat
Iliada dhe Odisea për të cilat thanë e thuhet se kanë qenë shkrojtur prej
autorit të hamendësuar Homer. Hutimi shtohet kur thuhet e thonë se vjershëtari
Homer ka qenë edhe i verbër. Ndërsa e qeshura rrjedh me udhëtimin në kohë të
historianit krijues gjerman A. H. L. Heeren i cili në librin e tij “Greqia e
lashtë” më 1866 rrëfente se Homeri kishte edhe një vegël muzikore, harpën. Dhe
se ai e përdorte atë për frymëzim, para dhe gjatë recitimeve. Pa shaka, libri i
tij përdoret që atëherë si dokumentar i vërtetë për “Greqinë e lashtë”. Si
rradhitje ato vjersha prrallore i rendisin kështu:
1) Cypria
me ngjarjet deri tek adhnimi i Akilit në Trojë. Thuhet se i mbijetuan 50
rreshta.
2) Iliada me vetëm
57 ditë shtrirje në kohë. Nuk ka Kalë Troje apo vrasje të Akilit aty.
3) Aethiopis
me çfar ndodhi pas vdekjes së trojanit Hektor. Thuhet se i ngelën 5 rreshta.
4) Iliada e Vogël
me Odisenë që sulmon Helenin, djalin e mbretit trojan Priam. Thonë se i tepruan
30 rreshta.
5) Iliou persis
me djegien dhe plaçkitjen e Trojës. Thuhet se mbeti me 10 rreshta.
6) Nopstoi
me kthimin e luftëtarëve pas Luftës së Trojës. Thuhet se ngeli me 5.5 rreshta.
7) Odiseja me varavitjet
detare të Odisesë derisa ndaloi gjatë në ishullin e tij.
8) Telegonia,
e thënë se i mbetën 2 rreshta. Pastaj klonimit, prralla rrëfen Odisenë që shkon
më vonë në Thesproti (Çamëri) e rimartohet atje. Pastaj kthehet në Itakë ku i
vjen djali jashtëmartesor Telegoni që pat patur me perëndeshën Circe. Në luftim
Telegoni vret Odisenë. Telegoni martohet me gruan e të atit Penelopën dhe
Telemaku me Circen, gruan tjetër të të atit (incests, ang.).
Ata vjershëtarë që
hodhën farën dhe e klonuan atë seri epike kanë përdorur pa dashje fjalë apo
shprehje fjalorë të Shqipes. Letrarët e sotëm që krijojnë rradhorë me romane
ose vjersha e kuptojnë mirë atë seri epike. Treshja artistike Iliada, Odiseja,
Eneada formojnë një trekëndësh për nga përmbajtja, ndërtimi, vjershimi e
qëllimi. Atyre nuk u dihet saktë fillimi i dukjes dhe cilët i shkruan, edhe pse
emërtohen autorë për to. Klonimet e tyre dallojnë me pështjellimet,
zhvendosjet, riqarkullimet, pa përputhshmëritë, pikëpyetjet dhe palosjet kohore
e vendore. Qëkur u ngjizën, ato vjersha artistike janë qethun, ngjitur,
ndryshuar, klonuar, arnuar e shtuar pa pushim.
Vulgatum u quajt përkthimi
në latinisht i dhiatës së krishterë i përgatitur nga murgu ilir Shën Jeronimi
në vitin 382 dhe që u bë dhiata zyrtare
e kishës perëndimore. Meqenëse vjershërimet Iliada, Odiseja dhe Eneada kanë
qenë në furriqet e kishës perëndimore qëkur u ngjizën, ato tani quhen si veprat
letrare më të vjetra perëndimore. Rri shtrembër në Lindje e fol drejt në
Perëndim, kjo domethënë se e drejta dhe pronësia e autorëve ruhet. Kur furriqet
e tyre nisën të ngroheshin prej perandorisë britanike, klonimet e tyre arritën
në shekullin XIX një optimum dhe morën vulën “Vulgate”. Çdo përkthim,
botim, copëz flete papirusi me gërma lindore të bërë nga murgjërit e shkuar apo
copëz dërrase e gërvishtur nga piktorët bashkëkohor krahasohej me Iliadën
vulgate. Nëse qoftë edhe një fjalë e rëndomtë përputhej atëherë ai apo ata
rreshta quheshin të Iliadës dhe dokumentit i caktohej një shekull origjine. Po
ashtu, një skulpturë e gjetur edhe me copa apo e bërë i caktohej apo caktohet
një emër nga këto prralla ose Mitologjia (alb.).
Që të mbulohet
klonimi qindra vjeçar, veçanërisht tek Iliada, thonë e thuhet se është e
shkrojtur si amalgamë e të folurave vendore të ndryshme. Domethënë i verbi
Homer si ecejak ndër vise të largëta e të laguna mblidhte me magji copëzat e
Iliadës që i kishte pat shpërndarë era e tërbuar; shaka serioze kjo. (Për
kujtesë, amalgam quhej dikur përzierja e mërkurit me oksidin e zinkut për të
mbushur dhëmbët e prishur.) Çdo libër ose botim sado i vjetër nuk është botim
shkencor, domethënë i rimatshëm, sepse nuk i zbulohet qëllimi i botimit dhe as
nuk i vërtetohet vërtetësia e përmbajtjes, e autorit dhe zanafilla. Kurse
romanet dhe vjershat më e shumta janë thjesht vepra krijimtarie vetjake në
letërsi. Bie fjala, libri “20’000 lega nën det” i Zhyl Vernit më 1871 nuk
domethënë se atëherë kishte nëndetëse dhe çfar ndeshën detarët nën det janë të
vërteta.
Edhe prrallat e
sotme janë po prralla. Ato nuk përcaktojnë ndonjë komb apo popullatë, nuk kanë
vërtetësi jete e natyre, dhe nuk mund të përdoren për të vërtetuar jetën e
sotme. Ato nuk kanë histori, kohë e vendndodhje, dhe nuk mund të jenë busull
për njeriun. Nëse thuhet e thonë se “Iliada formoi kombin grek”
(pse-si-qysh-kur-ku?), atëherë i bie që seriali i librave Harry Potter,
fatmirësisht vërtetohet se autorja është J. K. Rowling, është shkencor
dhe formoi kombin anglez në vitet 1997-2007.
Në jugun e
Gadishullit Ilirik ndodhet Gadishulli Dorik. Ky mbart këtë emër natyror sepse
po të shihet nga shumë lart, ose tani mbi hartë, ka formën e dorës. Prandaj në
latinisht ndeshet edhe me emrin Manus (lat.). Pjesa e poshtme e tij
quhet rajoni i Manit i cili përkon me rajonin e spartanëve, pasardhësit e
dorëve në shekujt XI – II p.e.s. U bënë disa shekuj që historianët vulgatë e
shpjegojnë historinë vetëm më lëvizje popullatash pushtuese nga Lindja në
Perëndim dhe nga Veriu në Jug. Ata të shekullit XIX, me dashje dhe pamundësi,
shpikën idenë e “pushtimit dorik” për të sqaruar “Greqinë e lashtë”. E
megjithatë, edhe sot e kësaj dite, nuk kanë arritur të zbulojnë origjinën e
dorëve. As nuk kanë për ta zbuluar sepse dorët ishin vendas dhe jo ardhacakë.
Gadishulli Dorik u
quajt Morea në shekujt X – XIX dhe më pas Peleponez. Akaia është rajoni që
ndodhet në pjesën më veriore te Gadishullit Dorik. Emri shkruhet Akhaia në
gjuhën dhimotiqi të shtetit të sotëm Greqi dhe Achaea në anglisht.
Përkundrejt shtrirjes së madhe të drurit të ahut (beech, ang.) në
Europë, pikërisht vetëm në rajonin Akhaia ka tani pak pemë të ahut. Prandaj
vendasit e atij rajoni janë thërritur ahej, emërtim i cili për t’u theksuar si
tingull në Shqip kalon në Akej. Emri Akil dhe Ahil nënkuptojnë njëri-tjetrin.
Me gjuhët e tjera origjina e këtij emri as ka për t’u marrun vesh.
Thonë e thuhet se
qe një i quajtur Eratosthenes (276 – 194 p.e.s.) në Bibliotekën e
Aleksandrisë i cili e caktoi fundin e Luftës së Trojës në vitin 1183 p.e.s.
Deri tani nuk i kanë gjetur ndonjë mbiemër emrit Eratosthenes, të cilin
e quajnë edhe “grek” ndonëse Greqia u krijua për herë të parë më 1830 dhe nuk
është në Afrikë; apo jo? Që të mbulohet vjedhja dhe tjetërsimi i shkencës
pellazge-arbërore edhe në Etruria dhe Romën e shquar emrit Eratosthenes
i mveshin matematikë të gjithanshme, algoritëm për numrat primarë, gjeografi,
vjershëri, astronomi dhe muzikë. Sipas prrallës vulgate, bie fjala, ai
llogariti me saktësi të mahnitshme vijën rrethore, meridianët, paralelet dhe
pjerrsinë e boshtit të Tokës.
Në shekullin XII
p.e.s. spikaste qyteza e Mikenës pellazge në Gadishullin Dorik kurse lindjen e
“helenëve” historia vulgate që rishkruhet edhe sot e fillon vetëm në shekullin
VIII p.e.s. Një Errësirë 400 vjeçare dallohet në shekujt XII – VIII p.e.s., të
cilën historianët vulgatë edhe sot nuk guxojnë as ta kapërcejnë. Në Iliadë,
“helenët” nuk përmenden, sepse as më dëshirë nuk ka patur. Ndërkohë që aty
lexohet se Helena e rrëmbyer ishte emri i gruas së Menelaut nga Sparta dhe
Helen ishte emri i njërit prej djemve të mbretit Priam dhe i një parashikuesi
në kështjellën e Yllit, Illit, Illionit, në Trojë.
Tek Iliada,
Odiseja dhe Eneada nuk ka qëndrueshmëri në formimin e emrave, nuk ka ditë e
data. Iliada është një vjershim tmerri e skenash të llahtarshme ku vërshojnë
vetëm dhunë e vrasje të cilat përshkruhen imtësisht. Aty nuk ka citate, fjalë
të urta e mirësi për jetën. Aty ka vetëm luftë, barbari, kafshëri, dhimbje,
qarje, urrejtje, hakmarrje, pabesi, skllavëri, armiqsi, përbuzje, pirateri,
hareme dhe gjaktrazime (incests, ang.). Në këto vjersha të zymta nuk ka
ndonjë gjë të bukur, as nga ana letrare.
Iliada fillon me
Akilin që u adhnua e u tërhoq nga lufta sepse Agamemnoni i mori një nga vajzat
e haremit të tij. Sulmuesit quhen Akej ose Danaj ose Argej kurse mbrojtësit
thirren Trojanë-Trojsë ose Dardanë ose Teukër. (Një fshat i quajtur Trojsi
ndodhet pranë qytezës së Belshit afër Elbasanit.) Të gjithë palët e palat
flasin të njëjtën gjuhë. Iliada mbyllet me ritet e nderimit të Hektorit, djalë
i Priamit, të vdekur dhe djegien e trupit të tij në kështjellën e Yllit. Kaq
dhe fund. NUK KA VRASJE TË AKILIT në themrën (zemrën) e tij me shigjetë nga
Parisi ose Paridi ose Leka, djalë tjetër i Priamit. NUK KA KALË TROJE dhe
djegie të saj.
Kali i Trojës u
shtua pak tek vjersha Odiseja. Kënga IV rrëfen për Helenën që i vinte rrotull
Kalit të Drunjtë dhe pëshpëriste. Në Këngën VIII flitet me 33 rreshta për Kalin
e Drunjtë, trojsit që zgjodhën ç’të bënin me të dhe akejtë që sulmuan. Shtesa
është e gjatë tek vjersha Eneada ku Kënga II është vetëm për Kalin e Trojës,
shkatërrimin e kalasë trojane të Illit dhe arratinë e Eneas me të atin dhe të
birin.
Vdekja e Akilit u
shtua nga vjershëtari anglez Alexandre Pope kur ai botoi përkthimin e
tij të Iliadës në vitin 1720. Në shekullin XVIII, ai qe vjershëtar mbretnor me
famë. Tani, sipas Fjalorit të Oksfordit për Citatet (The Oxford Dictionary
of Quotations), ai është shkrimtari më i cituar pas vjershëtarëve
anglezë William Shakespeare
(1564-1616) dhe Alfred Tennyson (1809-1892). Në Këngën XXII ose faqe
657, në skenën ku Hektori i plagosur për vdekje dhe Akili bisedonin, Alexandre
Pope krijon një shënim në fund të faqes ku përshkruan gjatë vrasjen e
Akilit në thembrën e tij me shigjetë nga Parisi dhe ç’bëhet më tej me trupin e
tij. Dhe pastaj me një faqe mbyllëse në fund të Iliadës së tij ai vulos
shtesat: Troja ra pas vdekjes së Hektorit. Akili u vra para rënies së Trojës
prej Parisit. Priami u vra nga Pirro, djali i Akilit. Helena pas vdekjes së
Parisit u martua me të vëllain e tij Deifobus. Përbri, Helena paraqitet po
kështu tek Odiseja (VIII) dhe Eneada (II).
Që atëherë
vërtetësia e pavërtetë u spërkat kudo dhe mbeti. Shembulli më i dallueshëm
është filmi me ngjyra “Made in Hollywood” i vitit 2004 i titulluar “Troy”.
Pra, edhe sikur Iliada dhe Odiseja të kenë qenë ngjizur e dukur në shekullin
VIII p.e.s. dhe Eneada të ketë mbirë vërtetas në shekullin I p.e.s., matematika
nuk gabon. Ajo tregon se filmi i plotë për Kalin e Trojës është shtuar 700 vite
më pas dhe ai për vdekjen e Akilit bashkë me seriale të tjerë u prodhuan 2450
vite më vonë.
Kohëzgjatja e
Luftës së Trojës është një tjetër varg qesharak thashethemesh. Është e pamundur
që sulmuesit e mbrojtësit të rronin e të luftonin me vite ashtu si përshkruhet
në më pak se dy muaj tek vjersha Iliada. Thëniet jo vërtetuese kohore janë:
“Plot nandë vjet të Zeusit kaluen...” (II, rr. 169); “...të dhetin vjet Ilioni u katandis...”
(XII, rr. 16); “...e për dhjetë vjet rrotull kalasë...” (XXIV, rr. 648); Helena
duke qarë për Hektorin “Plot 20 vjet që kur braktisa atmen...” (XXIV, rr. 911).
Kurse një tjetër kohë (XXI, rr. 45-64) duket më pranueshëm: Duke luftuar, Akili
ndeshet me Lykaonin, një djalë i Priamit. Akili e kishte kapur atë më shumë se
12 ditë më parë duke prerë dru fshehtas natën në pronat e të atit. Pastaj e
kishte shitur si skllav në ishullin Lemni, nga ku ishte shitur si skllav edhe
dy herë të tjera. Por para 11 ditëve mundi të arratisej e të vinte në Illion
dhe ditën e dymbëdhjetë u përball me Akilin përsëri. Pra Akili e akejtë ishin
të pa nisur para 12 ditëve për në Luftën e Trojës.
Për ta bërë “grek”
një vend apo emër është shpikur një prrallë, qesharake, e cila botohet me
seriozitet edhe në enciklopeditë famëmëdha. Pra, vërtetimi i pavërtetë se një
vend apo emën ka qenë apo mbetet “grek” është se për të ka prralla “greke”.
Kështu ndodh edhe me Lugun e ngushtë të Dardaneleve që lidh Detin Egje me atë
Marmara të cilin e quajnë Hellespont (Pika Helle) në Iliadë. Sipas
njërës nga prrallat që ndodhet në Enciklopedinë Britanike, Dardanus ishte bir i
Zeusit sipas gojëdhanës greke (?!) dhe themeloi Dardaninë (Çanakkale,
sot) në Hellespont. Dhe se ai qe babi i Dardanëve të Trojës dhe përmes
Eneas edhe i Romakëve. (?!?!?!)
Edhe si vend
Kështjella e Yllit ose Troja nuk vërtetohet me Iliadën të jetë në hyrje të
Lugut të Dardaneleve. Sepse Iliada e jep atë mbi kodër të lartë me mure me gurë
të mëdhenj, me malin pranë të lartë të Idës nga ku Zeusi vërente betejat, me
një fushë të gjanë përpara, e rrethuar nga male pyjorë, hone e humbnera, dhe të
paktën dy lumenj të rrëmbyeshëm malorë. Bregdeti ishte një gji ranor midis dy
kurrizve malorë kurse deti i pa matë. Këto nuk janë veti që lidhen me vendin
dhe rrethinat e rrënojave të quajtura të Trojës (Hissarlik, sot) që
gjoja i zbuloi gjuetari i thesareve Heinrich Schliemann në vitin 1873.
Duke përdorur dinamit dhe zbuluar asgjë lidhur me prrallën e Luftës së Trojës,
ai preku nëntë shtresa jetese që cekin 3600 vite. Simbas Iliadës, vendi
përputhet me fushën, lumejt, malet, pyjet, minierat dhe kalanë e Lezhës me
malin pranë të Velës.
Tek Iliada, djali
i Akilit quhet Neoptolem ose Pirro dhe ishte tutje larg në shtëpi (XIX). Kurse
tek Odiseja Ullisi hyn në Mbretërinë e Vdekjes, takon Akilin dhe i tregon se
djali i tij luftoi deri në fund në Illion (XI). Tek Iliada, Odiseja, Eneada dhe
librat e Mitologjisë (Shkencës së të Pavërtetës) imtësitë e historive
gjenealogjike të çdo emri njerëzor dhe perëndie ia kalojnë edhe gjendjeve
civile të sotme. Libri “Lufta dhe Paqja” më 1869 i Leon Tolstoit me afërsisht
1500 faqe duket çikërrimë kundrejt pemëve gjenealogjike mitologjike “greke”.
Këto prralla bëhen më qesharake kur në to lexohen ëndrrat apo bisedat e
njerëzve dhe hyjnive.
Odiseja e
Odisesë-Ullisit ose Udhësia e Udhësit është e pakuptimtë fillim e mbarim.
Ithaka aty nuk është ishulli i thatë i Ithakës tek Deti Jonë. Ullisi quhet
mbret i Ithakës por besnik të tij në Ithakë ka vetëm një bari derrash. Lufta e
Trojës është një thënie “9 vite” (III, XXII) ose “9 vite e ca muaj” (XIV). Në
Këngën XIV rrëfehet se Ullisi qëndroi një muaj i kthyer në shtëpi me plaçkë
lufte, më pas 7.5 vite në Egjypt dhe 0.5 vite në Fenicia. Pastaj deti e hedh në
breg të Thesprotisë. Nga aty ai shkon në Ithakë ku bashkë me bariun dhe të
birin Telemakun vrasin bandillët që donin t’i martonin gruan Pendelopën. Janë
dy thënie “20 vite larg” (XVII, XIX) dhe kur i ati Laerti i thotë ke 5 vite që
je larguar Ullisi i përgjigjet kam 20 vite (XXIV). Gjaktrazimi (incest,
ang.) duket përsëri: princi Alcinus martohet me vajzën e të vëllait (VII) dhe
mbreti Aeolus marton 6 vajzat me 6 djemtë e tij (X).
Prralla e Eneadës
pati qëllim madhor gënjeshtrën se Roma magjepse nuk kishte origjinë vendase.
Trashëgiminë e Arbrit që urtësia e atit mbahet mbi supe kurse fëmija drejtohet
për dore e tjetërsuan me prrallën e Eneas. Udhëtimi i Eneas ngjan me një
udhëtim turistik të sotëm me Cruise Ship nëpër Detin Mesdhe. Ai niset
andej nga Troja e hamendësuar me shumë anije, arrin në Kretë, pastaj merr përpjetë
tek Deti Jonë, shkon në Butrint ku zbulon Helenin djalin e Priamit që sundonte
pjesë të mbretërisë së Pirros. Pastaj lundron përreth Siçilisë, i mbyten shumë
anije e zbresin në Kartagjenë ku vozit një dashuni tragjike me mbretëreshën
aty. Pastaj ata nisen përqark Siçilisë e ndalojnë përfundimisht në Latium. Aty
ay hyn në luftimet ndërmjet vendasve, del fitues e i pari i vendit. Kudo ku
shkonte, të gjithë i kujtonin se sipas fletushkës turistike ndalesa e fundit do
ishte Latiumi. Gjysma e parë e Eneadës është film i ngjashëm me atë të Odisesë,
kurse gjysma e dytë ngjason me Iliadën.
Tek
Iliada-Odiseja-Eneada, perënditë e krijuara paraqiten si tifozë mizorë,
gjakpirës ndaj njerëzve dhe kafshëve. Bie fjala, Zeusi ishte tifoz me trojanët
kurse Poseidoni me akejtë. Hyjnitë i shohin nga lozhat e tyre betejat ndërmjet
njerëzve që i nxisin po vetë. Ata duan t’u behët fli me njerëz ose kafshë sepse
përndryshe toksorët e pësojnë. Hyjnitë martohen mes vedi dhe me njerëz. Zeusi
atë që e kishte motër e kishte edhe grua (incest, ang.). Hyjnitë duan të
quhen të fortë apo të bukur prej njerëzve, sepse përndryshe fyen keq dhe
njerëzit lëngojnë. Ato luftojnë mes vedi, marrin pjesë në betejat e njerëzve
dhe si alienë lëvizin me mjetet e tyre në ajër, mbi tokë e nën ujë. Perënditë
aliene “greke” apo “romake” janë kopjim i Qiellorëve në tekstet Sumere, i të
Fuqishmëve (Elohim, hebr.) në dhiatën jahudite apo i Vëzhguesve (Watchers,
ang.) në dhiatën e krishterë dhe moslemane.
Shpikja e
Mitologjisë të zotave, që përfshinte trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada, afër
shekullit V ushqente të pavërtetën për lashtësinë e të Romës arbërore në
veçanti. Atë detyrë e mori Perandoria Romake Lindore e Krishterë, për të cilën
u gatuan gërma e gjuhë ndryshe nga ato perëndimore. Lugu ndërlidhës Lindje-Perëndim
ishte Patriarkana Latine e Kostandinopojës, ku spikati kardinali Bessarion
(1403-1472). Dhe sajuan një bosht qesharak kulturor “heleno-romak” kurse
perënditë “greke” i bënë “romake” duke ua ndryshuar emrat pa i pyetur
perënditë. Romakët nuk morën dhe nuk kishin nevojë të merrnin qoftë edhe një
gjilpërë të vetme nga "helenët apo grekët". Helenë nuk ka patur
ndonjëherë dhe Greqinë me 1/6 e sipërfaqes së sotme e polli Lidhja
Britani-Francë-Rusi vetëm në vitin 1830. Qytetërimi romak mbiu e lulëzoi në
shekullin VI p.e.s. si vazhdim i qytetërimit të përsosur në E-tru-ria dhe
Latium (Albanum-Arbanum). Pas vitit 146 p.e.s., romakët nuk krijuan ndonjë
rajon të quajtur “Greqi”, kurse Prefektura Ilirike shtrihej nga Austria e sotme
në Kretë.
Pas 1000 vite
Errësirë europiane, drita e lëshuar afër shekullit XV kaloi përmes prizmit
fetar. Ashtu, përthyerja e dritës që jepte ai prizëm paracaktoi se si do
ndërtohej të menduarit dhe si do vizatohej fytyra e dëshiruar e lashtësisë. Dhe
kur Europës po i binte ai spektër drite, me porosi, Gadishullin Ilirik e mbuloi
Errësira mongole-arabe-osmane për 500 vjet. Në shekullin XIX, krijimi nga hiçi
i një “Greqie” e “Servie” qe jetik për majat evropiane fetare sepse përndryshe
ëndërrimet dhe fantazitë e tyre po treteshin shpejt në eter me rënien e dritës.